Bislim Zogaj

Zogaj vajtonte arrestimin e Azem Sylës, por e dështoi seancën për vdekjen e Deharit

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj e ka dështuar tentimin e Vetëvendosjes për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Pasi që ka dhënë nënshkrimin ai e ka tërhequr atë, me arsyetimin se nuk është i gatshëm.

“Preferoj paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, ka thënë ai, raporton Periskopi

Por, krejt ndryshe kishte vepruar për Azem Syla.

Edhe pse drejtësia nuk kishte dhënë fjalën e fundit, vetëm po e kërkonin, ai në seancën e Kuvendit pati folur edhe lidhur me bastisjet e Policisë në disa lokacione të ndryshme e edhe në shtëpinë e Azem Sylës në Kishnarekë të Drenasit.

Ja çfarë thoshte për të:

“E them i trishtueshëm se pamjet që u panë të shtëpia e Azem Sylës, deputet i Kuvendit të Kosovës krijon përshtypje se janë duke arrestuar ndonjë kriminel ndërkombëtar, e Azem Syla asnjëherë nuk ishte i tillë, dhe asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë, përkundrazi ai luftoi për drejtësi”, tha Zogaj.

Por ajo çka ishte edhe më e trishtueshme sipas Zogajt janë lajmet, komentet, paragjykimet e deri te dënimi i këtyre personave ende pa u ngritur aktakuza.

“ Azem Syla është më meritoret jo vetëm në Parlamentin e Kosovës, por edhe në tërë trojet shqiptare me kontributin e tij për lirinë e Kosovës. Kur lexoja shkrimet në portalet e pardjeshme jo në të gjitha dhe në disa televizione të krijohej përshtypja se bëhej fjalë për akuza ndaj Sllobodan Millosheviqit apo Dragolub Zdravkoviqit, por në realitet nuk bëhej fjalë për këta që na torturuan dhe na vranë por flitet për këta që tërë jetën ia sakrifikoi lirisë së Kosovës”, tha Zogaj./ Periskopi.com