Edita Tahiri

ITU ia ndan Kosovës kodin telefonik shtetëror +383 më 15 dhjetor 2016

Në bisedimet që zgjaten tre ditë në Bruksel e që përfunduan sonte, u konfirmuan obligimet finale zbatuese për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovws thotw se ky proces u përmbyll me sukses me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me të cilin u konfirmua se në bazë të Marrëveshjes për telekomin ashtu siç është paraparë me planin për zbatim për telekomin, ITU do t’ ia ndaj Kosovës kodin telefonik 383 me datë 15 dhjetor 2016.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit dhe në përbërje të të cilit ishin edhe Kreshnik Gashi, kryetar i bordit i ARKEP-it dhe koordinator profesional për telekom, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Tahiri dhe koordinator politik për telekom, Ilir Imeri, shef i departamentit për komunikime elektronike në ARKEP, Mehdi Latifaj, drejtor teknik i Telekomit të Kosovës, Elona Cecelia, këshilltare politike dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Kosovës në Bruksel.

Ministrja Edita Tahiri me këtë rast deklaroi se bisedimet e këtyre tre ditëve u përmbyllen me sukses, tashmë çdo gjë është e saktësuar se Kosova bëhet me kodin e saj telefonik shtetëror 383 të cilën ITU do t’ia alokoj këtë kod telefonik drejtpërdrejt Kosovës me datën 15 dhjetor 2016. Ajo tha se për herë të parë në histori Kosova do ta ketë kodi telefonik shtetëror.

Më tej, Ministrja Edita Tahiri theksoi se Organizata Ndërkombëtare për Telekomunikacion e OKB-së (ITU) me datë 15 dhjetor 2016 do të ia ndaj Republikës së Kosovës kodin e saj telefonik shtetëror që do të jetë +383. Me marrjen e kodit të vet telefonik shtetëror, Republika e Kosovës e fiton sovranitetin shtetëror në fushën e telekomunikacionit dhe subjektiviteti i saj si shtet në fushën e telekomunikacionit do të njihet nga bashkësia ndërkombëtare përmes kodit të saj telefonik.

Republika e Kosovës është pronare e kodit telefonik 383 dhe Kosova do të ketë të gjitha të drejtat shtetërore që të administroj me kodin e vet telefonik sikur gjithë shtetet tjera. Në këtë kuadër Kosova do të bashkëpunoj me ITU-në për zbatimin teknik të kodit telefonik. Kosova më në fund do ta kodin e vet telefonik ndërsa të gjitha kodet ekzistuese 381, 377, 386 do të shuhen. Ministrja Tahiri potencoi se do të shuhen të gjithë operatorët ilegal të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999. Ajo po ashtu edhe njëherë e rikonfirmoi se të gjitha thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas do të jenë thirrje ndërkombëtare.

Ajo tha marrëveshja për kodin telefonik do të ketë efekte pozitive të shumëfishta, si në planin shtetëror, të sovranitetit, ekonomik dhe telekomunikues.

Ajo theksoi se gjatë këtyre bisedimeve nga pala e Kosovës u konfirmua se autorizimi  i përkohshëm dhe i kufizuar në telefoni mobile do të realizohet sipas planit në ditën që Kosova e merr kodin e vet telefonik nga ITU, pala serbe konfirmoi se letra që Serbia do të ia dërgoj ITU-së ku shpreh pajtimin për kodin telefonik për Kosovën do të realizohet në afatin e paraparë. Delegacionet e dyja shteteve konfirmuan para BE-së se këto dokumente janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për telekomin dhe planin aksional.

Ministrja Tahiri tha se e falënderojmë Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin efektiv të kësaj Marrëveshje për telekomin dhe se ky proces po rezulton me sukses duke dëshmuar suksesin e radhës së Dialogut të Brukselit.

Ministrja Tahiri me ketë rast shprehu mirënjohje për gjithë delegacionin shtetëror të Kosovës për punën e madhe dhe të përkushtuar për gjithë këto vite për arritjen e këtij suksesi për Kosovën. Ajo në mënyrë të veçantë vlerësoi lart edhe angazhimin e kryetarit të bordit të ARKEP-it njëherit koordinator profesional i grupit shtetëror për telekomin i cili dëshmoi përkushtim shtetëror dhe profesional për këtë proces./ Periskopi

edita

Tahiri premton sërish: Kosova së shpejti me sistem unitar të drejtësisë edhe në veri

Ministrja për Dialog njëherit kryenegociatore në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka bërë me dije se së shpejti Kosova do të konsolidojë sistemin unitar të drejtësisë edhe në veri të vendit.

Periskopi.com Lajme

” Jemi shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit”

” Zbatimi i marrëveshjes për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së shpejti funksionimin në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat të Republikës së Kosovës”.

“Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore”

Sipas saj, Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje i jep fund ish strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës. Këto struktura paralele de facto kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa de jure shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish struktura paralele”

” Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”, theksoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Pajtohen që zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit të bëhet sa më shpejt

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot në Bruksel ka zhvilluar takim me Angelina Eichhorst, Drejtoreshë për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) dhe bashkëpunëtorët e saj që janë ndërmjetës të dialogut të Brukselit mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim u diskutua për rrjedhën dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti dhe ishte dakordim i përbashkët se të gjitha marrëveshjet që janë në pritje të zbatimit duhet të zbatohen në mënyrë efektive nga të gjitha palët. Poashtu, u theksua që gjatë dy ditëve të takimeve trepalëshe që fillojnë nesër në Bruksel palët duhet të angazhohen me një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik.

Ministrja Tahiri me këtë rast deklaroi se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre. Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t’i vijnë vendit tonë nga kjo marrëveshje./ Periskopi

veriu

Kosova ngec me Asociacionin e komunave serbe

Kosova zyrtare po i zbut pritjet që marrëveshja për themelimin e një Asociacioni autonom të Komunave Serbe në Kosovë mund të ndodhë këtë vit.

Periskopi.com Lajme

Megjithë raportimet se Qeveria e Kosovës do të shtyjë përpara krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, zyrtarë të qeverisë kanë konfirmuar për BIRN-in që kjo nuk do të bëhet as sivjet.

Bajram Gecaj, Zëvendës Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës deklaroi se qeveria ka shumë punë para se të mund të realizohet marrëveshja.

Në mes të protestave të vazhdueshme kundër marrëveshjes nga partitë opozitare dhe me bojkotin e Kuvendit nga deputetët serbë, qeveria nuk po ngutet që formalisht të propozojë modelin që do të mund t’i jepte komunitetit serb autonomi në qeverisje lokale.

Megjithëse qeveria formoi një grup punues për ta hartuar statusin e asociacionit serb në korrik, Gecaj tha se nuk janë ndërmarrë hapa në atë drejtim.

Siç kishte raportuar më parë BIRN, marrëveshja e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Serbisë dhe Kosovës e arritur në mes të vitit 2015 parashikoi se statusi i Asociacionit do të hartohej brenda katër muajsh, një afat kohor që skadoi dhjetorin e kaluar.

Por Gecaj tha për BIRN se puna në atë draft mund të marrë më shumë muaj kohë, pasi institucionet e Kosovës janë të nxënë duke punuar në marrëveshjen e telekomunikacionit me Serbinë.

“Puna në draft nuk ka filluar ende. E kishim çështjen e telekomit dhe tash pasi u arrit kjo ne do të presim sinjale, por do të duhen disa muaj”, tha Gecaj.

Marrëveshja e arritur javën e kaluar për telekomin, në mes të Kosovës dhe Serbisë është parë si një hap para për zgjidhjen e statusit të komunave me popullsi shumicë serbe.

Më 6 nëntor, Kosova dhe Serbia u pajtuan që ta lejojnë Unionin ndërkombëtar të Telekomit (ITU), që të alokojë një kod të veçantë telefonik, +383 më 15 dhjetor.

Serbia kishte rezistuar në kohë të gjatë për shkak të qëndrimeve të saj që ti mohojë Kosovës atributet e një shteti të pavarur.

Kosova ka deklaruar pavarësinë në vitin 2008 por Serbia akoma e pretendon pjesë të territorit të saj.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johanes Han tha se marrëveshja e telekomunikacionit mund të hapë rrugë për progres në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Një problem tjetër që mund të shkaktojë vonesa, sipas Gecajt, është se parlamentarët serbë momentalisht po i bojkotojnë institucionet serbe për një çështje tjetër, miratimit të ligjit kontrovers për minierën e Trepçës, të cilën Serbia gjithashtu e pretendon si pronë të saj.

“Koha politike nuk është e duhur, pasi kontaktet me Listën Serbe nuk janë aq të mira për shkak të mosmarrëveshjes për Ligjin e Trepçës”, shtoi ai.

Javën e kaluar, mediat kanë raportuar se Lista Serbe, një aleancë e partive serbe, ishte gati të kthehej në Parlament për të mundësuar votat e nevojshme për tu miratuar Asociacionit të Komunave Serbe.

Më 14 nëntor, u tha se votimi për marrëveshjen e komunave mund të jetë një arsye për kthim në Parlament.

Qeveria megjithatë insistoi se çështja e formimit të asociacionit nuk mund të fillojë pa u kthyer Lista Serbe në Kuvend.

Rregullat e marrëveshjes të nënshkruar në Bruksel, në gusht të vitit 2015 përcaktojnë se serbët e Kosovës duhet të kenë mbikëqyrje të plotë në zhvillimin ekonomik, edukim, shëndet, planifikim urban dhe rural, me kontribute buxhetore që vijnë direkt nga Serbia.

Në shkëmbim të kësaj, komunat do të pajtoheshin për integrim të plotë në Kosovë.

Asociacioni do të kishte pushtet të gjerë, duke përfshirë një President, Zëvendës President, Kuvend, Këshill, stemë dhe flamur.

Përderisa qeveria zotohet formalisht që e mbështet idenë, Vetëvendosje ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen që nga nënshkrimi i saj, shpesh edhe duke hedhur gaz në Parlament.

Partia ka thënë se do të sillet njëjtë nëse ka tentime të reja për procedim të marrëveshjes nga qeveria.

“Përkushtimi ynë politik është bllokimi i procesit para arritjes në Kuvend. Partitë e tjera opozitare janë gjithashtu kundër asociacionit”, tha për BIRN, Glauk Konjufca, Shef i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Një analist politik nga Prishtina, Agon Maliqi, tha se pas  miratimit të marrëveshjes së telekomit me Serbinë , çështja e komunave me siguri do të jetë në tavolinë në Bruksel së shpejti.

Ai tha se partitë shqiptare në qeveri kishin ngadalësuar procesin e vendosjes së asociacionit, duke pritur për një moment më të mirë politik, pasi kjo marrëveshje shkaktoi tension në mes të qeverisë dhe partive opozitare.

“Fakti që institucionet e Kosovës kanë dështuar ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi është një problem tjetër që mund të shkaktojë vonesa”, theksoi Maliqi.

“Vendosja e Asociacionit është politikisht e vështirë, pasi kjo qeveri nuk mundi të vendosë për demarkacionin [me Malin e Zi], tha ai.

Një zgjidhje e mundshme sipas Maliqit mund të jetë përfshirja e opozitës , Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA-n në procesin e hartimit të statusit.

Kosova Ngec me Asociacionin e Komunave Serbe

20161119133023624646

Jovanoviq sulmon presidentin e tij për Kosovën

Pas deklaratave të presidentit serb Tomisllav Nikoliq se nëse Kosova futet në UNESCO duhet të ndërpriten bisedimet me Prishtinën, ka reaguar menjëherë politikani i ri Çedomir Jovanoviq.

Periskopi.com Lajme

Jovanoviq ka thënë se Nikoliq duhet të ketë kujdes me këto deklarata dhe peshën e fjalëve që thotë, që sipas tij mund të rrezikojnë bisedimet, transmeton Koha.net.

“Në vend se të vazhdohet me negociata dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, Nikoliq po ofron konflikt të mundshëm si zgjidhje të problemeve”, është shprehur Jovanoviq për Tanjug.

Jovanoviq, ndër politikanët e vetëm serbë që mendojnë se Kosova duhet të njihet si shtet, ka thënë se këto deklaratë dëmtojnë më shumë Serbinë, që rrezikon të mbetet e vetmuar.

Edita Tahiri

Tahiri: Refuzova për të biseduar për çështjen e Trepçës në Bruksel

Sot me datë 20 tetor 2016 është mbajtur një takim trepalësh, për ta vlerësuar gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit, me theks të veçantë për bllokadën që Serbia ia krijoi marrëveshjes për kodin telefonik.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast ministrja Tahiri tha se dialogu i Brukselit ka dhënë rezultate të prekshme në këto vite të rrjedhës së vet, mirëpo kjo periudhë shquhet me tensione sidomos për faktin që Serbia bllokoi zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik, si dhe arrestimin arbitrarë të zyrtarit të lartë të Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, që po vazhdon të mbahet në arrest, raporton Periskopi

Me ketë rast, ministrja Tahiri kërkoi që BE-ja të vazhdoj angazhimet për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësimin e KOSTT-it, sepse janë marrëveshje që po diskutohen tani e pesë vjet dhe nuk është arritur rezultati i përcaktuar me marrëveshjet.

Ministrja Tahiri po ashtu e përsëriti kërkesën e lirimit Nehat Thaqi, duke thënë që Serbia nuk mund dhe nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës dhe se kjo sjellje e Serbisë po e dëmton edhe vet procesin e dialogut të Brukselit.

Pala serbe tentoi ta ngrisë në këtë takim edhe çështjen e Ligjit për Trepçën të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ministrja Tahiri refuzoi kategorikisht tendencën e palës serbe për të biseduar për këtë temë, sepse Trepça është aset dhe pronë e Kosovës dhe si e tillë nuk e bisedojmë me askënd, deklaroi ministrja Tahiri.

 

Tahiri po ashtu theksoi se kjo nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet asnjëherë në dialog.

Ajo siguroi se Kosova nuk do të pranoj hapjen dhe diskutimin e temave të brendshme shtetërore për të cilat vendosë vetëm Kosova.

Ajo po ashtu theksoi se një palë nuk mund të imponojë hapjen e temave në dialog sepse për një gjë të tillë kërkohet pajtimi i të dy palëve pasi që po ashtu ky është edhe parimi themelorë i dialogut të Brukselit i cili bazohet në respektimin e juridiksioneve të dyja shteteve.

Krejt në fund të takimit, ministrja Tahiri i rikujtoi palës Serbe së janë të kota tendencat e tyre për diplomaci në Bruksel rreth çështjes së Trepçës, pasi që njëzet e tre nga vendet anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe së tashmë Kosova ka hyrë në marrëveshje kontraktuale me BE-në duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit./ Periskopi

 

 

 

Edita Tahiri ne Bruksel

Pavarësisht bisedimeve në Bruksel, ende do përdoren targat KS

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është mbajtur takimi trilateral për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 14 shtator 2016 e cila parasheh reciprocitet në tabelat e veturave në mes të dy shteteve.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kryenegociatore, prezantoi progresin në përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet në kuadër të lëvizjes së lirë, e cila do të heqë nga përdorimi tabelat ‘prova’ të cilat njëanshëm janë aplikuar nga ana e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Delegacioni konfirmoi se të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, si Ministria për Dialog, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, etj janë duke punuar intensivisht për t’i realizuar obligimet zbatuese në raport me këtë marrëveshje.

Edhe pala serbe konfirmoi gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjes si dhe paraqiti progresin në procesin përgatitor për implementim, raporton Perskopi

Pas diskutimeve rreth pajisjes së veturave me letër ngjitëse që do të vlejnë për të dyja palët, BE-ja kërkoi që të dyja shtetet të marrin përsipër që pajisja e veturave me letër ngjitëse të bëhet pa pagesë e cila nënkupton se qeveritë e të dyja shteteve duhet t’i marrin përsipër shpenzimet për prodhimin e tyre.

Po ashtu u caktuan edhe specifikat e letër ngjitësve dhe modalitetet e zbatimit të këtij dakordimi.

Në këtë takim po ashtu u fol edhe për zbatimin e heqjes së targave ilegale që ende në disa raste përdoren nga qytetarët në komunat veriore të Kosovës. Të gjithë u pajtuan që kjo të shoqërohet nga një fushatë informuese e cila do të fillojë këtë vit, si dhe për të stimuluar këtë proces do të vazhdohet validiteti i targave KS.

Në këtë takim, delegacioni i Kosovës raportoi për progresin që është bërë për hapjen e zyrave të regjistrimit civil dhe gjendjes civile në katër komunat veriore, ku u theksua se procesi i rekrutimit, integrimit, trajnimit si dhe i krijimit të hapësirave të punës ka shënuar progres dhe se hapja e këtyre zyrave do të ndodhë gjatë muajit nëntor. Këto zyra të Qeverisë së Kosovës do të pajisin qytetarët me dokumentet e shtetësisë së Kosovës dhe të gjendjes civile.

Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqej nga ministrja Edita Tahiri dhe kishte në përbërje: Dren Zeka koordinator i çështjes, Elona Cecelia koordinatore për çështjen e zyrave, Qemajl Marmullakaj drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në ZKM, Shaban Guda nga Policia e Kosovës dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Kosovës në Bruksel./ Periskopi

 

Edita Tahiri

Edita Tahiri flet nga Brukseli, thotë se Trepça asnjëherë nuk do të bisedohet atje

Në Bruksel sot u zhvillua takimi bilateral për zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri në këtë takim u angazhua që marrëveshja për drejtësi të fillojë zbatimin sa më shpejtë si dhe njoftoi Bashkimin Evropian se Kosova ka bërë gjitha përgatitjet që të shtrihet sistemi unitar i drejtësisë  edhe në veri të vendit, ku sipas marrëveshjes do të ketë një gjykatë themelore kompetente për shtatë komunat siç përcakton Ligji për Gjykatat, si dhe një Zyre Prokurorie dhe po ashtu konfirmoj se edhe aspekte tjera të marrëveshjes janë përgatitur për zbatim.

Po ashtu, çështjet lidhur me emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ tashmë janë në fazën finale si dhe çështjet në lidhje me Gjykatën e Apelit, deri në përfundimin e këtij procesi Kosova mbetet e përkushtuar t’i rrumbullakësojë në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Evropian, raporton Periskopi

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian vlerësuan progresin e arritur nga ana e Kosovës në zbatim të marrëveshjes për drejtësi duke theksuar se do të angazhohen maksimalisht që ky proces të realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit.

Tahiri me këtë rast vlerësoi se marrëveshja për drejtësi ka rëndësi të madhe për Kosovën sepse ajo mundëson shtirjen e sovraniteti shtetëror në fushën e drejtësisë edhe në veri të vendit, që  ka munguar një kohë të gjatë dhe se do të ndihmojë qytetarët atje për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësi dhe po ashtu vlerësoi punën e grupit punues për drejtësi  i cili tashmë një kohë është duke punuar me përkushtim për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshje.

Gjatë ditës së nesërme do të ketë takime në çështjen e reciprocitetit për tabelat e automjeteve mes dyja shteteve me qëllim të finalizimit të planit zbatues në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 shtator të këtij viti.

Po ashtu, do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen për drejtësi për të definuar më tej detajet e procesit të zbatimit.

Pasnesër, më datën 20 tetor në agjendë do të jetë çështja e vlerësimit të zbatimit të marrëveshjes për njohje reciproke te diplomave.

Tahiri siguron se pavarësisht dezinformatave që mund të kenë dal nga pala serbe, në Bruksel nuk do të bisedohet për çështjen e Trepçës sepse Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd.

Delegacioni i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe Tonka Berishaj, Ud. Kryetare e Gjykatës së Apelit, këshilltaren dhe koordinatoren e çështjes Arjeta Rexhaj, Albert Avdiu, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe koordinator i grupit të punës për drejtësi  dhe përfaqësuesi nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, Haxhi Bajraktari./ Periskopi

Faton Topalli

Topalli kërkon që çështja e pensioneve të përfshihet në bisedimet me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë një varg bisedimesh me shtetin e Serbisë po nuk ka diskutuar çështjen e pensioneve.

Periskopi.com Lajme

“Kjo do të duhej të shtrohej në bisedime, por nuk është bërë”, ka thënë ai.

Topalli ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje ka një alternativë për çështjen e pensioneve.

“Ne sa herë është shtruar çështja e pensioneve e kemi shtruar edhe alternativën tonë, por problemi është se nuk ka gatishmëri politike, dhe ajo që thuhet është se jemi shtet i varfër, prandaj duhet të krijohen mundësitë. Nuk është se ne po zbulojmë ujin e nxehtë”, tha ai në Klan Kosova

“Shumë prej tyre janë edhe ngarkesë për familjet e tyre, sepse nuk mund t’i sigurojnë as barërat. Qeveria duhet të krijojë parakushtet për zhvillim ekonomik. Qeveria në vend që ta bëjë Trepçën ndërmarrje publike, ku edhe mjetet e trustit mund të investoheshin në ato asete, ajo bën të kundërtën duke u përpjekur për ta privatizuar”.

Anton Berisha

Ish-kreu i ART-së thotë se Edita Tahiri po e përfaqëson interesin e Serbisë

Ish-shefi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha, ka hedhur kritika të mëdha në adresë të Qeverisë Mustafa, sa i përket bisedimeve për kodin telefonik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Kjo qeveri, me këtë zonjën Edita Tahiri, de fakto i ka shndërruar bisedimet Kosovë-Serbi në bisedime Serbi-Serbi, sepse pala kosovare është përfaqësuese e interesit të Serbisë e kjo marrëveshje (kodit telefonik) nuk i jep asnjë dobi Kosovës”, ka thënë Berisha në Tribuna Channel.

Sipas tij, pala kosovare në Bruksel ka bërë një marrëveshje në dëm të shtetit të Kosovës dhe në dëm të infrastrukturës telekomunikuese të Kosovës, pasi që ajo i ka legalizuar uzurpimet që kanë ndodhur në pjesën veriore – si bashkëngjitje e telekomit serb.

Berisha e ka quajtur mashtruese të vazhdueshme ministren e dialogut Edita Tahirin.

“Po me vjen keq më përdor fjalorin e merituar për këtë, por nuk mund t’i ikim fjalës mashtruese. Ajo është shndërruar në një mashtruese të opinionit publik dhe ka marr për detyrë mashtrimin e vazhdueshëm”, ka deklaruar Berisha.

Madje ai thotë se kjo ministre po i përfaqëson interesat e Serbisë në dialog.

“Ministre e përfaqësimit të interesave të Serbisë. Kjo qeveri në masë të madhe të gjitha marrëveshjet e periudhës së fundit i ka nënshkruar në favor të Serbisë”, ka thënë ish kreu i ART-së.

Thomas Countryman

SHBA për vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë

Në Beograd po qëndron për vizitë ndihmëssekretari amerikan për Siguri ndërkombëtare Thomas Countryman.

Periskopi.com Lajme

Ai është takuar me shefin diplomacisë serbe Ivica Daçiq dhe me të ka biseduar për vazhdimin e bisedimeve Beograd – Prishtinë,

Në bisedime, njofton FoNet, janë këmbyer mendime për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës duke shfaqur pajtueshmërinë për zhvillimin e tij të mëtejmë me qëllim të realizimit të marrëveshjeve të arritura./ Koha