Nehat Thaqi

Brukseli nuk flet për arrestimin e Thaqit

Bashkimi Evropian nuk është marrë me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi, nga ana e autoriteteve serbe.

Periskopi.com Lajme

Nga mekanizmi i cili tash e pesë vjet po e ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi kanë preferuar të mos e komentojnë këtë rast.

“Bashkimi Evropian nuk komenton çështjet në proces”, ka thënë për Tribuna Channel, Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së.

Ky deklarim i BE-së vjen pas shumë kërkesave nga ana e institucioneve që në rastin Thaqi të ndërhyj Brukseli. Menjëherë pas arrestimit ministria për dialog Edita Tahiri ka deklaruar se pritjet e Qeverisë së Kosovës janë që me këtë çështje të merret edhe Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, edhe Komisioni për Punë të Jashtme ka kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për lirimin kreut të Policisë në Mitrovicë.