shqiperia-gol-1-1

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Israel

Një muaj përpara sfidës kualifikuese me Izraelin, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave.

Periskopi.com Sporti

Ashtu si zakonisht, pjesa më e madhe e biletave mund të sigurohet nga tifozët nëpërmjet blerjes “online”, në faqen zyrtare të FSHF-së.

Federata lajmëroi se në shitje do të jenë të gjitha tribunat e stadiumit, ndërsa çmimet mbeten të pandryshuara nga dy sfidat e mëparshme që Kombëtarja ka luajtur në shtëpi.

Duke nisur nga 1,000 lekë (7.35 euro), që është çmimi më i ulët për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me biletat me vlerë 1,500 lekë (11 euro). Në tribunën D1 dhe D4 një vend kushton 2,000 lekë (14.70 euro), ndërsa në tribunat D2 dhe D3 çmimet janë 3,000 lekë (22 euro).

Me disponueshmërinë që është e lart, në treg janë hedhur edhe bileta në tribunat qendrore A dhe B, të cilat kushtojnë 8,000 lekë të reja dhe në tribunën VIP, që kushtojnë 18,000 lekë.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 12 Nëntor, në orën 20:45. Të dy ekipet kanë grumbulluar 6 pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018, vetëm një më pak se Spanja dhe Italia.

kombetarja-8-620x330

Nuk ka më bileta për sfidën Shqipëri-Spanjë

Kombëtarja Shqiptare dhe Spanja do të takohen më 9 tetor në Loro Boriçi në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, më nuk kanë mbetur bileta për ta ndjekur këtë ndeshje në stadiumin e Shkodrës.

Këtë e ka konfirmuar për Panorama Sport njëri prej drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

“Për ndeshjen me Spanjën nuk ka më asnjë biletë në shitje”, tha ai.  /Periskopi.com

kosova1

Nga sot mund të blini biletat për sfidën Kosovë-Kroaci

Rreth 16 mijë bileta do të jenë në shitje nga dita e mërkurë (sot) deri më 6 tetor, kur Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2018 kundër Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Shumica e biletave do të mund të blihen në të gjitha pikat e ‘MoneyGram’ në të gjithë Kosovën, ndërsa një pjesë e vogël e tyre do të jenë në dispozicion për t’u blerë para stadiumit Loro Boriçi në ditën kur zhvillohet ndeshja.

Nga mëngjesi i së mërkurës shikuesit që dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen e Kosovës kundër Kroacisë do të kenë mundësi që t’i blejnë biletat. Biletat do të jenë në shitje në të gjitha pikat e ‘MoneyGram’ në të gjithë Kosovën. Vetëm një sasi e vogël e biletave do të lëshohen në shitje në ditën e ndeshjes në Shqipëri. Besoj se gjithçka do të shkojë në rregull dhe pritjet nuk do të jenë të gjata për një biletë, pasi ka shumë pika ku mund t’i blejnë”, ka njoftuar të martën nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. /Periskopi.com