bilalli

Sherifi: PDK-së nuk i ka mbetur tjetër veç të thirret në luftën për çlirim

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se PDK-ja nuk ka treguar ndjeshmëri për rastin e Demakut pasi pretenduan për ta zënë këtë pozitë.

Periskopi.com Lajme

 

Sherifi tha në emisionin Zona B në Klan Kosova se po të kishte Vetëvendosje votat e NISMA-s në Drenas do të merrte pjesë në zgjedhje.

“Tani jemi para një situate, ku edhe kishim dilemë a të marrim pjesë në zgjedhje ose jo. Por pamë se te Partia Demokratike nisën të pretendojnë të marrin stafetën e lënë nga Nexhat Demaku për kryetar, atëherë në thamë se do të garojmë”.

“Ata nuk treguan ndjeshmëri për rastin e Demakut, duke pretenduar për të zënë këtë pozitë”.

“Vetëvendosje po të kishte votat e NISMA në Drenas sigurt do të merrte pjesë në zgjedhje”.

Sipas Sherifit PDK-ja ka zbarkuar me të gjitha mekanzimat që kanë në dispozicion që të prekin sentimentin e njerëzve.

“PDK atje ka zbarkuar me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion. Në mungesë të rezultateve kjo “alamet” parti ka ardhur në situatë që elektoratin t’i thotë “aman mos na e ktheni shpinën”.

“Me çdo kusht përpiqen që të prekin sentimentin e njerëzve dhe mjetin e vetëm e përdorin luftën dhe çlirimin e vendit”, ka thënë Sherifi.

Kryeprokurori, Hashim Thaçi dhe Hashim Rexhepi

Kërkohet hetim për Hashim Thaçin, pas akuzave të ish – Guvernatorit!

Periskopi.com Lajme
Hashim Thaçi

‘Hashim Thaçi dikur e quante kriminel dhe tradhtar ministrin Enver Hoxhaj’

Dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Hashim Thaçit, tash zyrtar i lartë i Nismës, Bilall Sherifi tregon karakterin e vërtetë të Hashim Thaçit.

Periskopi.com Lajme

Thotë se Hashim Thaçi njerëzit që i ka shpallur dikur tradhtar dhe kriminel tash i a bashkëpunëtorët më të ngushtë. Në një intervistë në Tribuna, Sherifi ka thënë se Thaçi e ka quajtur tradhtar dhe kriminel ministrin Enver Hoxhaj, dhe se u ka kërkuar të mos shoqërohen me të.

“Hashim Thaçi na ka njoftuar me të, ne nuk e kemi njohur. Ai na ka thënë se Enver Hoxhaj është një njëri i cili në Vjenë e ka sabotuar UÇK-në, ka punuar kundër UÇK-së e edhe kundër PDK-së. Madje ka thënë, Thaçi, po e citoj: Enver Hoxhaj ka thënë se nëse fiton UÇK-ja, pastaj PDK-ja, unë do të kërkoj azil në Beograd”.

“Thaçi ka thënë mos rrini me Enver Hoxhajn se ai është kriminel. E citoj bukfalisht si ka thënë”, transmeton Periskopi

Sherifi thotë se Hashim Thaçi shumicën e atyre që i ka pasur pranë tash i ka nëpër burgje./ Periskopi

Bilall Sherifi

Bilall Sherifi thotë se Gjurqin nuk e ndalon dot pushteti aktual

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka theksuar se me pushtetin aktual, shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mund të hyjë e dalë kur të dëshirojë nga Kosova.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë në televizionin Rrokum se Gjuriq shpejt do të nisë arrestimin e njerëzve në Kosovë.

Sherifi ka folur edhe për demarkacionin, duke thënë se ky version nuk do të kalojë. Ai ka shtuar se kësaj çështje ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët e vendit.

Për mundësinë e luftës në Ballkan, Sherifi ka thëne se shqiptarët tashmë janë konsoliduar si komb dhe se zakonisht luftërat nisin kur një shtet është më i fortë se tjetri.

“Tash duhet me ditë që shqiptarët janë më të fuqishëm se në të kaluarën”, ka thënë ai.