BIK

Edhe BIK-u e dënon sulmin mbi Konsullatën e Turqisë në Prizren

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënoi ashpër sulmin e realizuar në prag të festës së flamurit mbi Konsullatën e Republikës së Turqisë në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Në reagimin e BIK-ut thuhet se atakimi i misioneve diplomatike është veprim i papranueshëm, ndërsa atakimi i misionit diplomatik të një vendi mik siç është Turqia, është veprim që për qëllim ka cenimin e marrëdhënieve dhe raporteve vëllazërore që kanë dy vendet e dy popujt.

“Aktet dhe veprimet e tilla qyqare do të mbesin të izoluara dhe të dënuara, e si të tilla  nuk do të arrijnë që të prekin marrëdhënia dhe raportet tona të shkëlqyera e vëllazërore. Te Turqia ne shohim një aleate, mbështetëse e përkrahëse të kauzës sonë shtetërore. Dënojmë po ashtu edhe heqjen e flamurit turk, tanimë është e ditur dhe e dëshmuar se komuniteti turk është pjesë integrale e shtetësisë së Kosovës, ndërsa Turqia shtet mik i yni. Nuk është në traditën tonë që të përdhosim simbolet e miqve tanë”, thuhet në reagim.