Surroi flet për afërsinë e Tërnavës me PDK-në

Ligjëratat rreth luftës në Siri dhe paraqitjes së Sirisë si tokë e shamit sipas publicistit Veton Surroi bëjnë që lufta atje të shihet obligim.

Periskopi.com Lajme

Rrjedhimisht sipas Surroit politizohet islami.

E faj për këto, thotë ai, ka edhe Bashkësia Islame e Kosovës për mënyrën e ligjërimit.

“Kjo është një lëvizje që qartazi ka dal në formë paralele me këtë pushtet politik dhe nuk është rastësi pasi kryetari i BIK-ut, Tërnava është i afërt me PDK-në”, ka thënë ai.

Përball tij, opinionistja Laura Kryeziu pyet nëse rasti i imamit Shefqet Krasniqi është mundësi për zgjidhjen e tërë situatës në të cilën e ka sjell vendin ekstremizmi i dhunshëm.

Publicisti Surroi shprehet optimist duke theksuar mundësinë e mirë për diskutim publik por jo edhe ngritje të akuzës ndaj dikujt, në këtë rast imamit Krasniqi.

“Është mirë të debatohet se si kemi mbërri që në vend të islamit tolerant të lejojmë e të hyjë një islam fyes, posaçërisht fyes ndaj gruas dhe religjioneve tjera”, ka thënë ai.

Reklamë
Reklamë

Bajgora: BIK-u do të jetë pengesë e fortë kundër çdo lloji të ekstremizmi fetar

Komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se vetëm bashkimi i forcave mund ta luftojë fenomenet negative ekstremizmin dhe terrorizmin. Ky fenomen është i pranishëm në çdo vend të globit.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, në konferencën dy ditore të organizuar me temën “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”, që po mbahet në Pejë.

Në këtë konferencë po ashtu kanë marrë pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, etj.

Ambasadori amerikan tha se bashkimi institucional është alternative për parandalimin e ekstremizmit.

“Funksionalizimi i institucioneve lokale dhe lidhjet e forta sociale janë alternativa më e mirë që ta perëndojnë ekstremizmin e dhunshëm”, Delawie.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, theksoi se që nga dita e marrjes së mandatit të tij si ministër, i ka dhënë rëndësi të madhe luftimit të radikalizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit.

Ndërsa kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë, Sabri Bajgora, theksoi se BIK-u zotohet se do të jetë pengesë e fortë kundër çdo lloji të ekstremizmit fetar që shfaqet në Kosovë.

“Ne si Bashkësi Islame e Kosovës e kemi obligim që në xhami të shpjegojmë fare qartë në mënyrë të drejtë Kur’anin dhe t’ia bëjmë me dije të gjithë atyre njerëzve që e keqpërdorën Kur’anin dhe thëniet e pejgamberit tonë në një luftë të çmendur kundër njerëzimit. Nga aspekti i përgjegjësisë fetare e drejtë ekskluzive e komentimit dhe e sqarimit të ajeteve kuranore janë vetëm një grup ekspertësh dhe jo individë, të cilët po bëjnë çmenduri në emër të islamit”, tha Bajgora.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se si niveli lokal edhe qendror duhet të rrisin angazhimin kundër dukurive ekstremiste.

“Sot më shumë se kurrë ndjej detyrim që me prioritetet tona të fuqizojmë partneritetin në mes qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat, që ti rrisim angazhimet dhe qëndrueshmëri e komuniteteve kundër shumë dukurive negative në veçanti kundër ekstremizmit të dhunshëm”, tha Muhaxheri.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm është një çështje globale dhe Kosova është pjesë e globit dhe nuk është problem vetëm i Kosovës.

Reklamë
Reklamë
Ridvan haqifi

BIK-u i Gjilanit: Vdekja e Ridvan Haqifit na ka shqetësuar

Naim Aliu përfaqësues i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shprehur shqetësimin e këtij institucioni për vdekjen e Ridvan Haqifit i cili ishte pjesëmarrës në luftën e Sirisë nën strukturat e Shtetit Islamik.

Periskopi.com Lajme

Gjatë një interviste në Klan Kosova, Haqifi ka deklaruar se vdekja e tij dhe e kujtdo që shkon në luftë, është diçka që pritet.

“Kemi dëgjuar për vdekjen e Ridvan Haqifit mirëpo vdekja e tij nuk është konfirmuar. Ai thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë. Meqenëse rasti në fjalë ka të bëjë me një pjesëmarrës në luftë, vdekja e tij është e pritshme. Ne shprehim shqetësimin tonë që kemi humbur një fjalë të ri. Nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e Arabisë”.

Ai ka deklaruar se Bashkësia Islame në Gjilan, ka kohë që po mundohet të promovojë vlerën e vërtetë të islamit duke promovuar paqe në vend të dhunës, por thotë se ky është një problem i tërë botës dhe edhe vendi ynë mbetet i përfshirë.

“Ky është problem global dhe Kosova është pjesë e këtij problemi. Disa të rinj tanë janë pjesëmarrës të këtyre luftërave që nuk janë as të shenjta e as të drejta. Bashkësia Islame e ka ngritur zërin me kohë. Këshilli i BIK-ut në Gjilan po jep kontributin e vazhdueshëm për njerëzit të cilët janë në rrezik, në mënyrë që të evitohen këto raste. Me ligjëratat tona javore, japim mesazhe të cilat e thonë qartë se feja islame është e paqes dhe jo e dhunës”.

Aliu mendon se varfëria dhe propaganda e gabuar e fesë islame, janë dy shkaqet kryesore që kanë ndikuar tek të rinjtë që i janë drejtuar luftës së Sirisë.

“Prej shkaqeve që të rinjtë tanë i kanë shtyrë që të shkojnë atje, do kisha evidentuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve të tyre dhe te disa të rinj kemi vërejtur euforinë dhe mos-dijen për fe”.

Reklamë
Reklamë

Reagon BIK-u: Do kontrollohet literatura e imamëve qo do ligjërojnë në burgje

Ministria e Drejtësisë nuk ndërhyn në punët tona, imamët dhe literatura janë caktuar për ligjërata në burgje.

Periskopi.com Lajme

Bashkësia Islame e Kosovës, reagon ndaj lajmit se Bashkësia Islame e Kosovës do ta nënshkruajë një Memorandum me Ministrinë e Drejtësisë, për caktimin e imamëve dhe për përzgjedhjen e ligjëratave të tyre nëpër Kosovë, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit.

“E vërteta është krejtësisht ndryshe, sepse këtu bëhet fjalë për caktimin e imamëve nga BIK-u, për të ligjëruar nëpër burgje dhe nëpër Shtëpitë korrektuese në 10 qendra të Kosovës, dhe atë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë së Burgjeve. Me këtë rast do të bëhet edhe verifikimi i literaturës fetare, e cila momentalisht gjendet nëpër burgje. Pra, nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërhyrje në punët e brendshme të BIK-ut nga ana e askujt, sepse kjo punë është çështje jona e brendshme, e cila është e rregulluar me Kushtetutën e BIK-ut dhe Rregulloret e punës në fuqi”, thuhet në reagim e nënshkruar nga kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora.

Reklamë
Reklamë

Ministria e Drejtësisë pretendon të kontrollojë literaturën e imamëve në Kosovë

Fundjava mund të gjejë Bashkësinë Islame të Kosovës me një memorandum të nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Me anë të këtij dokumenti, pretendohet të parandalohet përhapja e  ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Ky memorandum pritet ta definoj qartë që përzgjedhja e imamëve do të bëhet në përputhshmëri me Kushtetutën e BIK-ut.

Poashtu, më këtë memorandum do të përcaktohen edhe ligjëratat e hoxhallarëve në përputhshmëri me Kushtetutën e BIK-ut, e cila do të evitojë ligjëratat dhe literaturat nga rrymat ekstreme.

Ahmet Sadriu thotë se ia kanë dërguar krye9imait Sabri Bajgora, e ky i fundit ka thënë se pritet se këtë javë do të finalizohet.

Ai ka thënë se përmbajtjen dhe detaje tjera do bisedohet pas finalizimit./ Tribuna Channel

 

Reklamë
Reklamë

BIK-u s’heq dorë nga rindërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren ka disa vjet që dërgojnë shkresa në adresë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të institucioneve të tjera relevante me kërkesën për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete rreth kësaj çështjeje, përjashtuar një takim të zhvilluar me anëtarët e Komisionit të MKRS-së për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave – projekteve restauruese-konservuese të trashëgimisë kulturore.

Të enjten, KBI-ja në Prizren ka mbajtur mbledhje me të gjithë imamët e kësaj komune, me ç’rast është diskutuar për rindërtimin e xhamisë së Kalasë.

“Të gjithë imamët, në mënyrë unanime, deklaruan këmbëngulësinë për ringritjen e xhamisë së Kalasë, duke thënë se në këtë çështje nuk ka alternativë tjetër”, shkruan në njoftimin e KBI-së, ku po ashtu theksohet se imamët janë zotuar se kjo punë “do të kryhet me izën të Zotit, pasi që xhamia ka qenë në Kala dhe është vullnet i xhematit të Prizrenit, të cilët 99 për qind i përkasin besimit islam”.

Sipas shënimeve në databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, të lansuar nga Ministria e Kulturës, Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit.

“Gjatë periudhës osmane, Kalaja zgjerohet duke ndërtuar dhe përforcuar muret fortifikuese, si dhe pasurohet me objekte të reja si hamami, xhamia dhe objekte të tjera për nevojat ushtarake”, shkruan aty.

Reklamë
Reklamë