peja

Peja mposhtet nga skuadra maqedonase në Ligën Ballkanike

Peja ka pësuar humbje në Ligën Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Pejanët u mposhtën në paletstrën “Kvadarci Jasmin” prej skuadrës maqedonase të Feni Industries me rezultat 90:88.

Vetëm në çerekun e fundit basketbollistët kosovar ishin më të mirë se vendasit, transmeton Telegrafi.

Dhjetë minutshi i parë i takoi maqedonasve, të cilët e përfunduar me shtatë pikë epërsi 28:21.

Edhe pjesa e parë përfundoi në dobi të Fenit, të cilët ngritën epërsinë për dy pikë, 48:39.

Në pjesën e dytë pejanët luajtën më mirë se në 20 minutshin e parë, por kjo nuk mjaftoi për të evituar humbjen e pesë në shtatë ndeshje.

Çerekun e tretë verdhezinjtë e humbën me katër pikë diferencë, përkatësisht rezultati në semafor tregonte shifrat 68:55.

Në dhjetë minutshin e fundit, Feni arriti të ruajë epërsinë e krijuar në tre çerekët e parë dhe triumfoi me rezultat 90:88

Lamarcus Reed ishte basketbollisti më i mirë te pejanët me 21 pikë ndërsa Alban Veseli realizoi 18 sosh kurse te Feni më i miri ishte George Sharabizde me 24 pikë dhe Matija Ceshkovic realizoi 20 sosh.

Pas kësaj, Peja në saje të pesë humbjeve dhe dy fitoreve zë vendin e pestë me dhjetë pikë n Grupin B ndërsa Feni zë pozitën e dytë me pesë fitore e tre humbje.

 

 

 

 

peja

KB Peja mposht Sutjeskën e Malit të Zi

KB Peja ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Sutjeska në Nikshiq të Malit të Zi me rezultat 67-86.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja në kuadër të Ligës Ballkanike e pa si favorit Sutjeskan, por Peja shfaqi performancë fantastike qysh në start të takimit.

Me gjashtë pikë epërsi u mbyll periudha e parë, kurse epërsia u thellua në 10 pikë pas pjesës së parë.

Peja vazhdoi me lojën e mirë edhe në dy periudhat e fundit duke mos lejuar vendasit të shkrijnë epërsinë.

Më i miri ishte Alban Veseli me 19 pikë e pesë asistime, shoqëruar nga Billie me 14 pikë e nëntë kërcime.

Kjo është fitorja e katërt e Pejës në Ligën Ballkanike dhe është me një hap afër kualifikimit të fuqishëm në fazën tjetër.

 

20161220204829297646

Sigal Prishtina pëson humbje e radhës në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina është mposhtur nga Teodo e Tivarit, duke u renditur në pozitën e fundit në tabelën e Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Skuadra kampione u mposht me rezultat bindës 88-68.

Me këtë humbje skuadra kosovare ka vetëm shtatë pikë në grupin B.

Basketbollisti më i dalluar për Sigal Prishtinën ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë të realizuara, i ndihmuar nga Rhett me 17 piktë të realizuara. /Periskopi/

kb-peja

KB Peja mposhtet nga Karpos Sokoli në Ligën Ballkanike

Peja ka pësuar humbje të ngushtë me rezultat 82-75 nga Karpos Sokoli në Maqedoni.

Periskopi.com Sporti

Ndeshje tejet intensive dhe me shumë kthesa u zhvillua mes dy skuadrave të cilat kishin për qëllim vetëm fitoren.

Por, dueli i cili u vendos vetëm në minutat e fundit, i takoi Karposit që tregoi kompozitet më të mirë në fushë.

Epërsia në fund të pjesës së parë ishte shtatë pikë për Karposin, por atë e ngushtoi nga gjysma e fushës me një super treshe Cameron Rundles, përcjell Telegrafi.com

Në katër minutat e fundit Karposi krijoi epërsi prej nëntë pikësh, që ishte e paarritshme për Pejën, kurse dobësia sërish u tregua nën kosh, aty ku po çalon skuadra kosovare.

Më i miri në takim ishte Dragan Labovic me 19 pikë. Zoran Vrkic dhe Dominik Mavra shtuan nga 15 pikë.

Noah Dahlman kishte ndeshje të mirë me 26 pikë, Veseli shtoi 20 pikë dhe Rundles kishte nëntë pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Për Karposin ishte kjo fitorja e tretë dhe ka gjasa kualifikuese, kurse Peja ka tre fitore dhe dy humbje, kurse zhvillon edhe disa ndeshje të shtyra në Ligën Ballkanike.

bashkimi

KB Bashkimi mposht Beroen në Ligën Ballkanike

Bashkimi ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike duke e mposhtur Beroen me rezultat 83-66.

Periskopi.com Sporti

Në takimin e zhvilluar në palestrën “Rexhai Surroi”, vendasit nuk ishin aq bindës në çerekun e parë, në të cilin shënuan një pikë më pak se kundërshtari (15:16).

Mirëpo, përmbysja ndodhi në pjesëlojën e dytë. Prizrenasit shënuan 30 pikë, derisa bullgarët vetëm 18-të, përcjell Telegrafi.com

Edhe në çerekun e tretë, nikoqirët lëshuan duke i lejuar ekipit mysafir të arrinte 18 pikë, derisa vet ata i shënuan 13-të.

Por, një lojë fantastike në fraksionin e fundit (25:14), ia siguroi fitoren e katërt skuadrës nga Prizreni në garën ballkanike.

Bashkimi garon në Grupin A në Ligën Ballkanike dhe tash ka numër të barabartë të fitoreve dhe humbjeve.

Ndryshe, ky triumf vjen pas fitores së lartë në Superligën e Kosovës në derbin lokal kundër Golden Eagle Yllit.

prishtina-kk-e1481658147669-780x439

Kumanova e fortë për Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina ka pësuar humbje kundër Kumanovës si mysafire me rezultat 86:65

Periskopi.com Sporti

Prishtina vetëm në pjesën e parë ishte e barabartë, pasi në pjesë e dytë u dorëzua plotësisht.

Çereku i parë u mbyll me rezultat me rezultat 22:15, ndërsa në çerekun  dytë Prishtina ishe më e mirë ku fitoi 14:20, përcjell Telegrafi.com

Ky ishte çereku i vetëm i fituar nga Prishtina.

Në çerekun e tretë maqedonasit e bën dallimin, ku fituan 30:15.

Rezultati pas katër çerekësh ishte 86:65.

Më të mirët në parket për Prishtinën ishin Rhett me 21 pikë, Hinds me 15 e Hajrizi me 14 pikë.

Te Kumanova shkëlqeu Kostoski me 29 pikë.

Prishtina tani ka dy fitore dhe tri humbje duke mbajtur pozitën e fundit në grup.

trepca

KB Trepça shkatërron skuadrën maqedonase Feni në Ligën Ballkanike

Trepça ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Mitrovicasit kanë triumfuar kundër skuadrës maqedonase Feni me rezultat 70:45, përcjell Telegrafi.

Torcidat gjatë gjithë ndeshjes treguan lojë të shkëlqyer në fazën sulmuese dhe mbrojtje të çeliktë të mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Trepça në dhjetëminutëshin e parë krijoi epërsi prej nëntë pikëve duke përfunduar këtë çerek me 19:10.

Edhe në vazhdim vendasit treguan lojë më të bukur duke ngritur epërsinë në 16 pikë, përkatësisht 36:20.

Edhe në dhjetëminutëshin e tretë mitrovicasit triumfuan. Kësaj radhe Trepça triumfoi 14:7.

Në çerekun e fundit mitrovicasit e menaxhuan rezultatin dhe kështu triumfuan me rezultat 70:45.

Pas kësaj, Trepça ka dhjetë pikë dhe zë vendin e katërt ndërsa Feni mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore.

trepca-1-780x439

KB Trepça turprohet nga Karpos Sokoli

Karpos Sokoli e ka mposhtur me rezultat të thellë 85-69 ekipin e Trepçës në duelin e zhvilluar në palestrën Boris Trajkovski në Maqedoni.

Periskopi.com Sporti

Dueli i cili ishte i vlefshëm për Ligën e Ballkanike, ishte një prej atyre dueleve vendimtare, por që Trepça nuk e fitoi.

Periudha më e dobët ishte ajo e treta, ku vendasit e çuan epërsinë në 17 pikë, pas një periudhë të mirë të dytë të Trepçës.

Periudha e fundit ishte vetëm formalitet, pasi humbja vetëm se ishte e vulosur.

Më i miri në këtë takim ishte Wise me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse ai u pasua nga Ljujic me 14 pikë e tetë kërcime dhe Samir Zekiqi me 12 pikë.

peja

KB Peja përcjell Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, fiton në Ligën Ballkanike

KB Peja ka arritur të shënojë fitore e tretë në Ligën Ballkanike, pas fitores ndaj Sutjekkës së Malit të Zi me rezultat 76:74.

Periskopi.com Sporti

Takimi përfundoi vetëm pas kohës shtesë sepse në kohën e rregullt ndeshja u mbyll me rezultat 64:66.

Takimi filloi keq për Shqiponjat duke mbyllur pjesën e parë me 11 pikë epërsi, epërsi kjo që u shkri qysh në çerekun e tretë.

Në periudhën e fundit, pejanët rritën avantazhin dhe e mbajtën atë deri pak sekonda para fundit, kur mysafirët shfrytëzuan një gabim të Mirza Ahmetbashiqit për të barazuar gjithçka. Fitoren në vazhdime Pejës ia siguroi Alban Veseli me trepikësh në sekondat e fundit.

Në Grupin B Peja tani ka 7 pikë me tri fitore e një humbje, ndërsa Sutjeska 10 pikë me katër fitore e dy humbje. /Periskopi/

BC Sigal Prishtina - KK Kumanovo 2009 (6)

Edhe Sigal Prishtina fiton në Ligën Ballkanike

Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e katërt në Ligën Ballkanike përballë Teodos së Tivarit.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina e nisi ndeshjen më mirë. Pjesa e parë u mbyll 29-25. Kjo ishte epërsia e Prishtinës që qëndroi edhe gjatë dy çerekëve të ardhshëm, përcjell Telegrafi.com

Çereku i dytë u mbyll me rezultat 25-25, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat  53-50.

Kur u prit që Prishtina të tregohet më e mirë, në pjesën e dytë ndodhi e kundërta.

Teodo pas 30 mintuash kaloi në epërsi 73-72.

Malazezët kanë treguar lojë të mirë edhe në çerekun e katërt, ku e dërguan epërsinë e tyre në 10 pikë.

Por Prishtina me Edmond Azemin dhe Jabarie Hinds e dërguan ndeshjen në vazhdime 88:88.

Në vazhdime Prishtina ishte më e mirë, ndërsa Hinds tregoi aftësitë e tij me disa pikë radhazi.

Te Prishtina shkëlqyen Hinds me 23 pikë dhe Rhett me 19 pikë.

Te malazezët u dalluan Vucurovic me 26 pikë dhe Marojevic me 20 pikë.

Prishtina tani ka dy fitore dhe dy humbje në Ligën Ballkanike.

bashkimi

KB Bashkimi fiton përsëri në Ligën Ballkanike

Bashkimi ka luajtur si mysafir i KK Kumanovo në Sallën e Sporteve në Kumanovë, ku e ka shijuar fitoren në kuadër të Ligës Ballkanike (95-96).

Periskopi.com Sporti

Nikoqirët luajtën më mirë në çerekun e parë duke krijuar epërsi të lartë (31:13). Mysafirët u kthyen në çerekun e dytë (14:23) për ta ngushtuar avantazhin e kundërshtarit, përcjell Telegrafi.com

Sidoqoftë, ekipet basketbollistike shkuan në pushim me diferencë prej nëntë pikësh (45-36).

Basketbollistët e Bashkimit ishin përsëri më të mirë në fraksionin e tretë (17:28) për ta kërkuar fitoren në pjesëlojën e fundit.

Përballja në çerekun e katërt ishte e fortë nga të dyja palët që kërkonin triumfin (16:14) dhe u mbyll baras duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Dhe lojtarët e ekipit nga Prizreni u treguan të vendosur për ta fituar ndeshjen me një pikë diferencë (95-96).

Kjo është fitorja e tretë e Bashkimit në kuadër të Grupit A të Ligës Ballkanike, nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

bashkimi

Pas katër humbjesh KB Bashkimi shijon fitoren në Ligën Ballkanike

Skuadra e Bashkimit ka arritur fitoren e parë në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Kuzovin 69-66.

Periskopi.com Sporti

Bashkimi e ka nisur mirë takimin ndaj Kuzovit duke e mbyllur në epërsi prej 22-16, përcjell Telegrafi.com

Skuadra prizrenase e vazhdoi lojën e mirë edhe në çerekun e dytë  edhe pse e humbi 19-20.

E gjithë pjesa e parë u mbyll në epërsi prej pesë pikës, 41-36.

Por forma e skuadrave kosovare po shkon në rënie në pjesën e dytë dhe kjo ndodhi edhe me Bashkimin.

Prizrenasit në këtë çerek shënuan vetëm 11 pikë, duke pranuar 19 dhe duke humbur epërsinë.

Çereku i fundit ishte dramatik.

Herë njëra skuadër e herë tjetra kalonin në epërsi, ndërsa në fund prizrenasit fituan 19-16.

Rezultati përfundimtar doli të jetë në të mirë 69-66.

Te vendasit shkëlqyen Eric Palm 25 pikë, ndërsa Kejuan Johnson shtoi 21. Pas katër humbjesh Bashkimi shijon fitoren.

Lojtari më efikas i mysafirëve ishte Kenyon McNeal Jr. me 22 pikë.

tre

Trepça fiton në Ligën Ballkanike

KB Trepça ka shënuar fitore të vështirë në Ligën Ballkenike, duke mposhtur Sutjeskan 75:73

Periskopi.com Sporti

Skuadra kosovare, KB Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën Ballkanike, kësaj radhe ndaj Sutjeska me rezultat 75:73.

Vendësit kanë qenë më të mirë nga fillimi, por fitoren e rrezikuan vetëm në çerekun e fundit, të cilin e humbën 17:21.

teodo-baskimi-7

KB Bashkimi ende nuk dinë për fitore në BIBL

KB Bashkimi vazhdon me humbje në Ligën Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Prizreni ka pësuar humbjen e katër radhazi nga Teodo e Tivarit me rezultat 86-74.

Rezultati i pjësës së parë ishte 43-37.

Bashkimi nuk arriti të kthejë rezultatin në favor të tyre as në pjesën e dytë, ku çerekun e tretë e mbyllen 22-18.

Takimi përfundoi me rezultat 86-74.

MVP i ndeshjes ishte lojtari më i mirë i Teodos, Milan Stanojevic me 23 pikë, i ndihmuar nga Petar Kusovac me 20.

Te skuadra kosovare më i miri ishte Erik Palm me 17 pikë. /Periskopi.com/

 

BC Sigal Prishtina - KK Kumanovo 2009 (6)

Nesër fillon Liga Ballkanike për Sigal Prishtinën, Bashkimin dhe Pejën

Ekipi debutues nga Kosova në Ligën Ballkanike këtë stinor, Trepça, hapi me disfatë stinorin e ri, duke u mposhtur nga Tirana mbrëmë në “Asllan Rusi”.

Periskopi.com Sporti

Skuadrat tjera kosovare Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ia nisin stinorit nesër mbrëma (e mërkure).

 

Prej tyre, vetëm Peja është vendase, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi janë mysafire. Peja pret ekipin e fortë maqedonas, Feni Industries në “Karagaç” (19:30) që do të jetë edhe dueli i parë i verdhezinjëve para shikuesve të vetë këtë stinor (në Superligë Peja ia nisi si mysafir ndaj Yllit).

 

Sigal Prishtina udhëton në Bullgari, ku do të ndeshet ndaj Beroes (17:00), ndërsa Bashkimi në Maqedoni, ku takohet me Kozuvin (19:00).

 

Sonte luhet vetëm një ndeshje në BIBL, ndërmjet Kumanovës dhe Teodos