reali

Reali shpartallon Betisin

Real Madridi ka fituar me rezultat 1-6 ndaj Real Betisit.

Periskopi.com Sporti

Mysafirët e dominuan këtë takim dhe kjo ishte një fitore e lehtë për Los Blancos.

Goli i parë në takim erdhi nga Raphael Varane në minutën e katër, ndërsa në minutën e 31-të shënoi edhe Karim Benzema.

Por, kjo nuk ishte e gjitha nga pjesa e parë, pasi Marcelo (39’) dhe Isco (45) shënuan për rezultatin 0-4 në pjesën e parë.

Goli i nderit për vendasit erdhi nga Alvaro Cejudo në minuën e 55-të, por pas 12 minutash shënoi edhe një herë Isco.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi Cristiano Roanldo, i cili pas një depërtimi të mirë shënoi për rezultatin përfundimtar 1-6.

Pas kësaj fitore Los Balancos renditen në vendin e dytë me 18 pikë, aq sa Atletico në pozitën e parë dhe dy më shumë se Barca në vendin e katër. Ndeshja e ardhshme është ndaj Atletico Bilbaos.