bayern-munich-vs-werder-bremen

Besiktas dëshiron shërbimet e yllit të Bayern Munchen

Gjigandi turk, Besiktas është duke shfaqur interesim për mesfushorin holandez të Bayern Munchen, Arjen Robben.

Periskopi.com Sporti

Besiktas në vitet e fundit ka nënshkruar me futbollist të kalbrit botëror dhe së fundmi ka vendosur të shikojë mundësinë për të transferuar anësorin e bavarezëve  Robben në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra kampione e Turqisë ka ndarë gjashtë milionë euro për të siguruar shërbimet e Robbenit.

robben
Arjen Robben, Bayern Munchen

Transferimi mund të realizohet pasi që 32-vjeçari nuk po gjen shumë hapësirë në ekipin bazë të bavarezëve prej që drejtimin e kampionit të Bundesligas e ka marr italiani, Arjen Robben. /Periskopi/

quaresma

Dramë në ndeshjen Besiktas-Benfica (Video)

Beskitas nuk ka lejuar të befasohet në shtëpi nga Benfica.

Periskopi.com Sporti

Skuadra turke ka arritur të rikthehet nga rezultati 0-3 në pjesën e parë për të bërë mrekulli në pjesën e dytë ku barazoi 3-3.

Ekipi turk arriti që pavarësisht se ishte në disavantazh prej 3 me 0 në pjesën e parë nga Benfica, të kthehej në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në 3 me 3.

Guedes, Semedo dhe Fejsa realizuan golat për portugezët në pjesën e parë, ndërsa Tosun (58’), Quaresma (83’) dhe Aboubakar në minutën e 89-të ishin golashënuesit e Beshiktashit.

Këto dy ekipe janë në dy pozitat e para të Grupit B me Benficën që udhëheq me tetë pikë. Një më pak ka Beshiktashi, që ka pikë të barabarta me Napolin, që më vonë luan me Dynamo Kievin.

cenk-tosun-besiktas-stsl-09102016_1koch6zuq7pao1mbzwfippz0et

Gol i çmendur në ndeshjen Besiktas-Benfica

Besiktas ka ngushtuar rezultatin ndaj skuadrës portugeze Benfica në 1-3.

Periskopi.com Sporti

Ishte Cenk Tosun i cili shënoi një super gol në stilin rafishatë pasi pranoi një harkim nga bashkëlojtari i tij.

Ndeshja ende është duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

/Periskopi.com/

besiktas

Rrahje masive: Tifozët e Besiktas therrin me thikë tifozin e Napolit (Video)

Ndeshja mes mes dy skuadrave ka përfunduar baras 1:1, ndërsa në fushën e lojës gjithçka ishte korrekte.

Periskopi.com Sporti

Por, jashtë stadiumit tifozët e Besiktasit e kanë therur me thikë një tifoz të Napolit.

Sipas mediave lokale turke, tifozi i ekipit italian është duke u mjekuar në Stamboll.

Ndryshe, Napoli ka shtatë pikë gjersa Besiktas ka gjashtë të tillë në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Napoli's forward from Belgium Dries Mertens celebrates with teammate Napoli's midfielder from Spain Jose Maria Callejon after scoring during the UEFA Champions League football match SSC Napoli vs Besiktas on October 19, 2016 at the San Paolo stadium in Naples.  / AFP / Carlo Hermann        (Photo credit should read CARLO HERMANN/AFP/Getty Images)

Besiktas-Napoli ndajnë pikët

Besiktasi nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar në fund të takimit për t’u pajtuar me një barazim prej 1-1 ndaj Napolit në Stamboll.

Periskopi.com Sporti

Besiktasi shfaqi paraqitje dominuese në pjesën e parë duke krijuar rastet, ato që nuk i munguan as Napolit.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte më produktive për Napolin, por goli i parë erdhi për vendasit.

Ricardo Quaresma (79’) shënoi për 1-0 nga pika e bardhë.

Vetëm tri minuta më vonë ishte Marek Hamsik ai që shënoi për 1-1 me asistencë të Dries Mertens.

Me këtë rezultat përfundoi kjo ndeshje, kurse situata në Grupin B të Ligës së Kampionëve vetëm sa është komplikuar

Napoli mbetet lider me shtatë pikë, një më shumë se Besiktas në vendin e dytë dhe tri më shumë se Benfica që pret Dynamo Kievin në Lisbonë. /Periskopi.com

Napoli's forward from Belgium Dries Mertens celebrates with teammate Napoli's midfielder from Spain Jose Maria Callejon after scoring during the UEFA Champions League football match SSC Napoli vs Besiktas on October 19, 2016 at the San Paolo stadium in Naples.  / AFP / Carlo Hermann        (Photo credit should read CARLO HERMANN/AFP/Getty Images)

Formacionet zyrtare: Besiktas-Napoli

Skuadra turke është nikoqire e Napolit në kuadër të Ligës së kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Besiktas dhe Napoli bëjnë pjesë në grupin B dhe sonte priten të përballen nga ora 18:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

besiktas

sipahi

Sipahi zyrtarisht te Besiktas

Periskopi.com Sporti

Talenti i madh i basketbollit me prejardhje nga Kosova, Kenan Sipahi është transferuar te klubi i njohur turk, Besiktas.

21-vjeçari thuhet se ka nënshkruar një kontratën një-vjeçare me klubin në fjalë.

Ai ishte pjesë e Fenerbahce nga viti 2013.

Sipahi vlerësohet si një talent me të ardhme të ndritur. /Periskopi.com

nasri

Nasri afër kësaj skuadre

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri është shumë pranë kalimit te skuadra turke Besiktas.

Turkish-fotball raporton se Presidenti i gjigandit turk ka udhëtuar drejt Anglisë për të mbyllur marrëveshjen.

Francezi nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas, ndërsa zyrtarizmi i kalimit të tij në Turqi pritet të ndodh shumë shpejt. /Periskopi.com

quaresma

Milani interesohet për Quaresman

Periskopi.com Sporti

Milani është duke shfaqur interesim për anësorin e Besiktas, Ricardo Quaresma, shkruan Gazzetta dello Sport.

‘Rosonerët’ e duan në skuadër portugezin i cili shkëlqeu me paraqitje në Kampionatin Europian ‘Franca 2016’.

Kjo përpjekje e shtatë herë kampionit të Europës vjen pas dështimit për të siguruar shërbimet e anësorit të Ajax, Anwar El Ghazi. /Periskopi.com

nasri

Nasri me skuadër të re?

Periskopi.com Sporti

Samir Nasri duket se është pranë largimit nga Manchester City.

The Sun shkruan se francezi është në negociata me klubin turk Besiktas.

Ish-mesfushori i Arsenalit pritet të kalojë te gjigandi turk në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. /Periskopi.com

sosa

Milani transferon Sosa

Periskopi.com Sporti

Milani ka zyrtarizuar transerimin e Jose Sosa.

31-vjeçari kaloi te skuadra nga San Siro nga Besiktas për vlerën e 7.5 milionë funteve.

Lojtari në fjalë në të kaluarën ka qenë pjesë e Bayern Munich dhe Napolit. /Periskopi.com

benteke

Benteke drejt Besiktas

Periskopi.com Sporti

Christian Benteke mund të përfundojë te Besiktas.

Tabloidi Goal raporton se sulmuesi i Liverpoolit kërkohet nga gjigandi turk, klub ky i cili e do belgun në formë huazimi.

Besohet se marrëveshja për huazimin e lojtarit në fjalë mund të arrihet për 3 milionë funte. /Periskopi.com