kosova

Ylli i ardhshëm i Kosovës vazhdon të shënojë gola te skuadra e tij (Video)

Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha po vazhdon me formën e tij të lartë te skuadra australiane.

Periskopi.com Sporti

Së fundmi, prishtinasi ka shënuar një tjetër gol në sfidën ndaj Perth Glory.

Vlen të ceket se ky gol i Berishës shpëtoi skuadrën e tij nga humbja. /Periskopi.com

bunjaku

‘Bunjaki tregon se deri kur do e pret Besart Berishën’

Besart Berisha ka shokuar tifozët e futbollit kosovar dhe trajnerin e Përfaqësuesës së Kosovës, Albert Bunjaki.

Periskopi.com Sporti

Dje sulmuesi kosovar ka treguar se do të shtyhet debutimi i tij me përfaqësuesen e Kosovës, ai ende nuk ka pasaportën australiane dhe për këtë ai nuk do të mund të paraqitet deri në vitin 2017. Berisha ka apikuar për pasaportë dhe procedurat nuk i’a mundsojnë që ai të paraqitet në muajin janar.

Bunjaki ka thënë se Berisha i ka treguar atij se një gjë e tillë do të ndodh në muajin Janar, por kjo gjë mund të zgjasë deri në Tetor.

Kosova në Mars luan ndaj Islandës dhe ende nuk dihet nëse Berisha do të luaj, dhe Bunjaki është në pritje të tij. /Periskopi.com/

 

berisha

Këtë nuk e kemi pritur, lajmi i tmershëm për Kosovën vjen nga Besart Berisha

Besart Berisha nuk do të mund të ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës as në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Shkak për këtë është bërë shtyrja e tij për të marrë nënshtetësinë e Australisë, shkruan gazeta Olle.

Periskopi.com Sporti

Pikërisht për shkak të këtij privilegji, Berisha nuk mundi të grumbullohet në katër takimet e këtij viti, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2016.

Sulmuesi prishtinas i Melbourne Victory, pasi mori lejen për qëndrim të përhershëm në Australi, shpresonte që këtë vit të merrte shtetësinë australiane, mirëpo sipas ligjeve të Australisë, ai duhet të presë deri në tetor të vitit të ardhshëm, shkruan “Perthnow.com.au”.

Për të marrë ligjërisht shtetësinë e Australisë, një person duhet të ketë qëndrim të përhershëm të paktën një vit, që i bie se Besarti nuk mund të largohet nga Australia deri në tetor të 2017-ës.

31-vjeçari, që javë më parë mori lejen nga FIFA për të luajtur me Kosovën, pasi më parë ka zhvilluar 13 ndeshje me Shqipërinë, i duhet të pres ndeshjet e tetorit me Ukrainën dhe Islandën, për të shpresuar nëse do ta shohim në fanellën e Kosovës.

besart berisha

Edhe Besart Berisha preket nga tërmeti në Zelandë të re

Tërmetet në Zelandën e re kanë pasur ndikimin e tyre edhe në futboll.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja mes Wellington Phonenix dhe Melburn Victory është shtyre për shkak të kësaj ngjarje të rëndë, shkruan Telegrafi.

Federata e Futbollit e Australisë ka vendosur që kjo ndeshje të shtyhet, ndërsa te Melburni luan edhe Besart Berisha.

Ëellington Phonenix është skuadër nga Zelanda e Re, por ka fituar të drejtën që të garojë në elitën e futbollit të Australisë.

berisha-shqiperi

Nga Besart Berisha te Donis Avdijaj, yjet që i injoroi De Biasi

Gianni De Biasi ka meritën e madhe që ishte i pari trajner që arriti ta dërgonte Kombëtaren tonë në Europian, por edhe strategu italian ka bërë gabimet e tij.

Periskopi.com Sporti

Në përpjekje për të rinovuar grupin e futbollistëve, në disa raste ai ka lënë mënjanë disa futbollistë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren tonë, dhe të tjerë të rinj me prespektivë që kanë pasur dëshirë t’i bashkohen, raporton Albeu.

Nga Armend Dallku dhe Besart Berisha, të cilët ishin ndër dy të parët që nuk u thirrën më nga strategu italian dhe deri te Donis Avdijaj, i cili shpeshherë shprehu dëshirën për të qenë pjesë e kuqezinjve, por De Biasi e injoroi vazhdimisht.

Amir Rrahmani, Milot Rashica e Alban Meha poashtu nuk kanë pasur minutazhën dhe ftesën e merituar nga trajneri Italian.

Dje, Avdijaj vendosi të pranonte që të luante për Kosovën duke i dhënë fund dilemës për të ardhmen e tij. /Periskopi.com

besart berisha

Mësohet data se kur Besart Berisha do të luajë për Kosovën

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, është shprehur rreth çështjes se sulmuesit kosovar, Besart Berisha.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Melbourne Victory do të jetë disponueshëm për Përfaqësuesen e Kosvoës qysh nga janari i vitit të ardhshëm.

Berisha do të mund ta shohim në përballjen kundër Islandës që do të zhvillohet më 24 mars të 2017-tës.

Këtë e konfirmoi Bunjaki në konferencën për shtyp që përfundoi pak momente më parë. /Periskopi.com

 

besart berisha

Zyrtare: Ylli i njohur do të luajë për Kosovën

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha ka marrë leje nga FIFA për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka bërë kërkesë muaj më parë që t’i bashkohet ‘Dardanëve’.

Ndërsa, lajmin për pranimin e kërkesës së tij nga FIFA e ka dhënë trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

“Ka qenë proces më i gjatë për Besart Berishën por e rëndësishme është që ka ardhur leja për të”, tha Bunjaku.

“Besarti nuk do të na bashkëngjitet kësaj radhe por ai do të jetë i gatshëm pas muajit janar”.

“Më saktësisht Berisha do të grumbullohet në mars kur do të ndeshemi me Islandën”, ka deklaruar Bunjaku.  /Periskopi.com

besart berisha

A do të vijë Besart Berisha të luajë për Kosovën?

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Besart Berisha ka folur për futbollistët që mund t’i bashkohen ‘Dardanëve’.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të bisedojë me sulmuesin Besart Berisha, për të kuptuar nëse ky i fundit mund të vijë për të luajtur për Kosovën.

“Do të bisedoj me Besart Berishën dhe të shohim nëse ai e ka të mundur paraprakisht të vijë nga Australia”, tha Bunjaku për Kohën Ditore.

“Do të bisedoj me Loret Sadikun, për të cilin po presim përgjigje nga FIFA. Për Atdhe Nuhin po presim për kompletimin e dokumentacionit ndërsa Benjamin Kololli pritet të kthehet. Për Ardian Islmajlin do të marrë raport me të gjerë teksa pritet të jetë gati edhe Enis Alushi”. /Periskopi.com

kosova6

Tre yjet që pritet t’i bashkohen Kosovës ndaj Turqisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet të përforcohet shumë shpejt edhe me tre futbollistë shumë të mirë.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur, Besart Berisha, i cili aktivizohet te skuadra nga Australia, Melbourne Victory.

Është edhe mbrojtësi Loret Sadiku, ai i cili me gjasë do të grumbullohet në sfidën ndaj Turqisë, e cila zhvillohet në muajin e ardhshëm.

Prurje tjetër e radhës për ‘Dardanët’ pritet të jetë edhe Florent Hadërgjonaj, i cili luan për skuadrën gjermane, Inglstandt. /Periskopi.com

besart berisha

Berisha: Më kanë kërkuar Manchester United dhe Liverpool

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha ka zbuluar se në të kaluarën për të janë interesuar dy klubet më të mëdha angleze, Manchester United dhe Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Melbourne Victory rrëfen këtë çështje detajisht.

“Më kujtohet se si të gjitha klubet e Premier Ligës më kërkonin, por Burnley u tregua më i shpejti”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të Ligës A.

“Por kam dëgjuar se edhe klube tjera kanë shprehur interesim. Menaxheri im më ka thënë diçka për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin… se kanë qenë të interesuar”, thotë Berisha.

“Më kujtohet, isha në top formë asokohe. Po luaja për Hamburgun atë kohë dhe isha supe ri fuqishëm. Por nënshkrova me Burnleyn një kontratë tre vjeçare sepse trajneri [menaxheri skocez, Steven Caldëell] më dëshironte dhe mua më pëlqeu stadiumi [Turf Moor]. Për mua ishte mrekulli dhe më pëlqenin përkrahësit special të Burnelyt. E adhuroja atë kohë”, është shprehur Berisha. /Periskopi.com

haliti

Pas Berishës, edhe një sulmues nga Australia dëshiron të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi nga Kosova i cili aktivizohet te skuadra australiane Newcaslte Jets, Labinot Haliti është shprehur i interesuar të përfaqësojë vendin e tij të origjinës, Kosovën.

30-vjeçari ka lindur në Prishtinë, mirëpo në vitin 1999 kishte shkuar bashkë me familjen në Australi.

Ai pret që të rikthehet së shpejti nga lëndimi aktual dhe thotë se do të mirëpriste ftesën për të luajtur për Kosovën.

“Së pari dua të riaftësohem 100 për qind dhe të ndihmoj klubin. A do të doja të luaja për Kosovën? Do të gënjeja po të thosha jo. Unë jam lindur në Kosovën, familjen e kam atje dhe synimi im është të luajë një ditë atje. Nuk kam besuar se futbolli i Kosovës do të ndërkombëtarizohet kaq shpejt”, tha Haliti. /Periskopi.com

besart berisha

Formacioni i Kosovës me Besart Berishën

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur i Melburne Victory, Besart Berisha ka pranuar për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

31-vjeçari ka kualitete të larta si sulmues dhe padyshim se do të rrisë cilësinë e skuadrës së shtetit tonë.

Tashmë ka nisur të qarkulloj një formacion i mundshëm i Kosovës, në të cilin shohim disa yje të njohura si Milot Rashica, Besart Berisha dhe Bernard Berisha.formacioni i Kosoves

/Periskopi.com

besart berisha

Berisha pranon të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës kanë marrë një lajm shumë të mirë.

Sulmuesi i Melburne Victory, Besart Berisha ka pranuar të luajë për vendlindjen e tij.

Lajmi është konfirmuar nga shoku i 31-vjeçarit, Enis Fetahu, i cili ka postuar një status një rrjetin social Facebook ku sqaron se Berisha do të niset së shpejti për Kosovë.

“Ky është kosovar, shqiptar dhe është herë. Besart Berisha u nisëm. Rusia 2018”, ka shkruar Fetahu në Facebook. /Periskopi.com