besa-luzha-e1465576106428-1200x630

Luzha, deputetëve: Turpi qoftë mbi ju

Periskopi.com Lajme

Aktivistja e Shoqërisë Civile, dhe njëra ndër organizatoret e protestave dhe peticionit për Astrit Deharin, Besa Luzha,  ka reaguar pas refuzimit të deputetëve të pozitës për të mbajtur një seancë ku do të diskutohej për vdekjen e Deharit.

Kuvendi nuk i ka marrë parasysh mbi 23 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë mbajtjen e kësaj seance.

“Turpi qofte mbi ju deputete te papergjegjshem.
#drejtesiperAstritin”, ka shkaruar në Facebook, Besa Luzha

luzha

 

astrit-730x440-780x439

Aktivistja e shoqërisë civile i mirëpret supendimet e mundshme për rastin e Deharit

Në ditët në vazhdim pritet  suspendimi nga puna i stafit menaxherial të Qendrës së paraburgimit në Prizren, ku po mbahej në paraburgim aktivisti  Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq në këtë qendër.

Periskopi.com Lajme

Lajmi se do të ketë suspendime  nga puna është mirëpritur.

Këtë lajm e ka mirëpritur edhe aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha, e cila vazhdimisht ngritë zërin në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin.

“Vlen për tu përshëndetur inicimi i suspendimeve të para në rastin Dehari#DrejtësipërAstritin #Drejtësipërqytetarin”, ka shkruar Luzha në Facebook./Periskopi/

Besa Luzha

Luzha marrëveshjen për kodin telefonik e quan ‘fitore e Pirros’

Profesoresha universitare, Besa Luzha e ka ironizuar këtë marrëveshjen në Bruksel për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ajo e quan atë si “fitore të Pirros”.

“Edhe një fjollë e radhës që kurrsesi s’po shkrihet. Duhet me shpresu që Serbia na e jep kodin mbasi të shihet a po ia rehatojmë mirë kompaninë publike të saj në territor të Kosovës”, ka thënë Luzha, teksa ka cituar një pjesë nga njoftimi zyrtar i BE-së.

“Palët do të shqyrtojnë këto dokumente dhe në qoftë se ata bien dakord se dokumentet janë në përputhje me Marrëveshjen e Telekomunikacionit nga Marrëveshja e 2013-ës, Plani i veprimit dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së të vitit 2015, Serbia do të dërgojë një letër ITU-së më 3 dhjetor duke rënë dakord se një kod treshifror mund të ndahet për Kosovën”, ka thënë ajo./ Periskopi

Besa Luzha

Nesër protestohet “Drejtësi për Astritin”

Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetareve të mbështetur nga pjesëtarë të shoqërisë civili, do të protestojnë nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 12:00.

Periskopi.com Lajme

Shoqëria civili përmes një konference për media ka ftuar qytetarët që të mblidhen para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar drejtësi për Astritin.

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman ‘Friedrich Ebert Stiftung’, njëherësh mbështetëse e kësaj proteste theksoi se është e papranueshme që në një shtet që pretendon të jetë demokratik, ku një djalë i ri humb jetën dhe ende të mos ketë përgjegjësi nga institucionet.

Sipas saj mënyra me e mirë është që të këtë një hetim të pavarur ndërkombëtarë dhe të pa anshëm, duke shtuar se kjo është ajo çfarë do të kërkojnë nesër.

Ajo shtoi se protesta nuk do të politizohet, pasi që sipas saj nuk ka se si të politizohet një çështje që ka qenë e politizuar që nga fillimi, sepse Astrit Dehari ishte pjesë e një subjekti politik, pra e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa Jeta Berisha, njëra prej organizatoreve të kësaj proteste ka thënë se protesta do të mbahet për të kërkuar drejtësi për Astritin, si dhe të ketë hetim të pavarur./ Zëri

Besa Luzha

Besa Luzha ndjehet e turpëruar nga prishtinasit

Analistja dhe koordinatorja e programit në fondacionin gjerman 'Friedrich Ebert Stiftung', Besa Luzha thotë se është turpëruar sot nga prishtinasit.

Periskopi.com Lajme

Kjo, ngase sipas saj, nuk morën mundin të ndanin 20 minuta për të kërkuar drejtësi.

“Edhe dyqanet, kafenetë, restoranet sot është dashtë në mënyrë simbolike ta ndërprejnë punën për të dëshmu solidaritet me familjarët dhe qytetarët e Kosovës. Edhe veturat do të duhej të ndaleshin 5 minuta, edhe njerëzit tjerë pa dallim partije e profesioni do të duhej të ndjenin sot dhimbje për një të ri që vdiq për Kosovën në kohë paqeje, jo nga regjimi i huaj por nga pakujdesia ose papërgjegjësia ose për qëllime politike të institucioneve tona.

Kjo nuk duhet të kalojë pa ndëshkime e pa pasoja”, thotë Luzha./ Periskopi