Xhemile Dehari

Nëna e Astrit Deharit: Hashim Thaçi e bëri Kosovën përshesh me gjakun e djemve të mi

Nënë e të vdekurve Arbnor dhe Astrit Dehari, Xhemile Dehari thotë se Hashim Thaçi e ka bërë Kosovën përshesh por sipas saj, nuk i lejohet ta bëjë me gjak, aq më pak të djemve të saj.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka dy fjalë edhe për Isa Mustafën, thotë se ia trazoi familjes si UDB-ja dikur. E nga Besa Gaxherri kërkon sqarim përse ia quaji djemtë kriminel.

Fjalët e Xhemile Deharit në një intervistë për KTV:

Hashim Thaqi e ka ba përshesh Kosovën. Përsheshi bëhet me qumësht e bukë, e jo me gjak. Ai e ka bërë me gjakun e djemve të mi.

Dkur UDB-ja ka ba përçarje në familjen time, tash po bënë Isa Mustafa.

Ndërsa Besa Gaxherri për djemtë e mi tha kriminelë, ku mori te drejtën për të ju thënë djemve të mi terroristë. këtë e ka thënë në Kuvend.

Kërkoj nga ajo të më thotë ku e mori atë të drejtë të ju thotë djemve të mi terroristë.

Për gjërat që na i kanë marr në shtëpi, telefona, lla topa, tableta, kerr, kerri hala në burg e djalin ma kanë qu në varr.

Ndërsa Nexhmi Krasniqin ka qenë ish shofer i KosovaTrans në 1981, ai na e njeh familjen mirë, tani e kemi marrë vesh, hetuesi i Astritit është nga Presheva, unë nga atje jam.

Kërkoj hetuesi të pavarur, jo nga Prizreni e me na lodh njerëzit.

Besa Gaxherri dhe Teuta Haxhiu

Përplasen Gaxherri e Haxhiu

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu, e cila tha se Gaxherri po luan rolin e zëdhënëses së Qeverisë

Periskopi.com Lajme

 

Gaxherri tha se nuk është zëdhënëse e Qeverisë por kur bëhet fjalë për shtetin ajo tha: Po jam e Qeverisë kur duhet, jam e opozitës kur duhet dhe e popullit kur duhet. Ne nuk i kontribuojmë Nehat Thaqit në këtë formë”, tha Gaxherri.

Sipas saj kjo çështje është e ndjeshme dhe se janë institucionet që duhet të merren me të.

Inicimin e kësaj seance Gaxherri e ka quajtur gabim dhe se shpeshherë, sipas saj, po bëhen patriotizma.

Reagimin e Gaxherrit ia ka kthyer Haxhiu e AAK-se duke i thënë: Mund të jesh zëdhënëse e Qeverisë por e opozitës asnjëherë. U mundova ta kuptoj çfarë the por nuk kuptova asgjë se asgjë nuk the”.

E menjëhershme ishte përgjigja e Gaxherrit. “ E kam të qartë se ti nuk kupton kurgjo”, i tha Gaxherri, Haxhiut.

Albulena Haxhiu

Haxhiu: Besa Gaxheri, një hipokrite e paparë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur “hipokrite” deputetën nga radhët e LDK-së, Besa Gaxheri.

Periskopi.com Lajme

Reagimi i deputetës Haxhiu ndaj Gaxherit, ka ardhur pasi që kjo e fundit në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se Vetëvendosja është satelit i PDK-së, njofton gazetablic.com

“Akuzon nëntokën, teksa partia e saj kreun e nëntokës e bëri drejtues Kuvendi dhe po bën çmos t’i mbajë në pushtet kokat e krimit”, tha Haxhiu, në një shkrim në rrjetni social Facebook.

Shrkmi i saj i plotë:

Besa Gaxheri, një hipokrite e paparë!

Akuzon nëntokën, teksa partia e saj kreun e nëntokës e bëri drejtues Kuvendi dhe po bën çmos t’i mbajë në pushtet kokat e krimit.

Ajo tha që LDK është parti civile dhe ndër të tjera se nuk e ka asnjë udhëheqës komune në procese gjyqësore.

Si duket e ka harruar aktakuzën për keqpërdorime që i është ngritur nënkryetarit të saj Lutfi Hazirit (hiq më larg se sot ishte seanca gjyqesore kundër tij) e poashtu drejtuesin e Komunës së Klinës, Haki Rugovën që është nën hetime si dhe dosjet kundër kryetarit të saj që janë mbushur plot pluhur në sirtarët e prokurorisë!

Ajo paftyrësisht merr të drejtën të ju bëj dosje aktivistëve të pafajshëm që po mbahen në burgje (që poashtu janë djemtë e dikujt) por reagon ashpër kur përmendet djali i saj!

11111

Gaxherri e Pantina e çojnë ‘luftë’ në emision

Deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina në Rubikon të KTV-së ka thënë se selitë e subjektit të saj politik janë bastisur e janë sulmuar edhe nga njësia speciale përderisa sipas saj nuk është vepruar njëjtë edhe kur një gjë e tillë ka qenë e nevojshme edhe për parti apo individë tjerë.

Periskopi.com Lajme

“Zyrat e Vetëvendosjes janë sulmuar madje edhe me njësi speciale, pas deklaratave që janë bërë publike dhe policia ka bërë deklarata bombastike duke shtrirë ato armë se gjoja i ka gjetur në zyra”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë, deputetja Izmaku i thotë se nuk mund të kontestojë diçka që e ka tronditur opinionin.

Mirëpo, deputetja Pantina këtë ngjarje e ndërlidh edhe me djalin e deputetes, Gaxherri i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar foto me armë.

Këtu është biri i zonjës Besa Gaxherri i cili publikisht del në fotografi me armë, sa herë është bastisur shtëpia e zonjës Gaxherri për një fotografi të cilën publikisht Ardian Gaxherri është anëtar i bordit të Aviacionit Civil që s’besoj që ajo punë i kërkon atij të mbaj armë”, ka thënë Pantina.

Në anën tjetër, Gaxherri e kundërshton deputetën Pantina duke i thënë se edhe e gjithë bota të mundohet ta dëmtoj LVV-në, nuk mund ta bëj më shumë se sa ky subjekt e dëmton veten.

“Krejt dynjaja mu mundu me ju dëmtu nuk mundet sa e dëmtoni ju vetën. Nuk ka argument më të fortë se ti, si deputete me ardh më fotografi të djalit tim, pa e dit se kush është ajo foto, çfarë është ajo foto. Ajo foto është në rrjetin social të tij, në emër e mbiemër të tij, momentin kur është bërë. Selitë e juaja janë të shndërruara në depo municioni dhe nuk ju kanë dal por keni marrë edhe depo”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri pëfundoi duke ju drejtuar Pantinës se LVV janë shumë të rrezikshëm për vendin.

“Ju jeni shumë të rrezikshëm për këtë vend”, përfundoi Gaxherri.

Besa Gaxherri

Gaxherri thotë se Vetëvendosje është satelit i PDK-së

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në Rubikon të KTV-së duke debatuar për sondazhet e fundit ka thënë se Vetëvendosja si satelit i PDK-së, rangon vetën të parën dhe PDK-në të dytën.

Periskopi.com Lajme

Ajo konsideron se këto dy parti janë dëmi i vendit.

“Konsideroj se këtu shihet qartë se satelitet i PDK-së, Vetëvendosja rangon vetën dhe PDK-në të parën dhe të dytin, dy subjekte politike që më së shumti i kanë bërë keq vendit. Dy pole që shtyhen mes vete, cila janë më e dëmshme për vendin”, ka thënë Besa Gaxherri.

Gaxherri ka thënë se në vend mbizotëron forca e muskujt, me çka subjekti i saj politik nuk mund të krahasohet.

“Në Kosovë mbizotëron forca, muskujt, toka dhe nëntoka. LDK-ja nuk mund të krahasohet me to”, u shpreh Gaxherri.

Gaxherri ka thënë se nuk i beson sondazhit dhe një gjë e tillë mund t’i kthehet bumernag edhe vetë subjektit që e ka financuar.

Ajo theksoi se nuk ka kuptim nëse qytetarët duan të zgjedhin siç tha ajo në mes të aferës “Pronto” dhe molotovit.

“Atëherë dua t’ju them qytetarëve se nëse njëmend duan të zgjedhin mes “Prontos” dhe molotovit, kjo për mua është non sens”, përfundoi Gaxherri.