Paralajmërimi i deputeti rus: Britania do të zhdukej nga faqja e dheut, në një luftë bërthamore

Periskopi.com Lajme

Deputet rus, Franz Klintsevixh ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të zhdukej nga sipërfaqja e Tokës, nëse do të ndodhte një luftë bërthamore.

Klintsevixh, një ish-kolonel, i është përgjigjur komenteve nga Sekretari i Mbrojtjes britanik Michael Fallon, i cili tha: Në rrethanat më ekstreme, e kemi bërë shumë të qartë se nuk mund t’i përdorni armët bërthamore.

Ai shtoi se nëse do ndodhte diçka e tillë, duke qenë një shtet me sipërfaqe të vogël, do zhdukej tërësisht nga faqja e dheut, raporton “The Independent”.

 

 

Super-fuqitë botërore mblidhen për të diskutuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

Periskopi.com Lajme

Irani dhe fuqitë e mëdha u mblodhën sot në Vjenë për të biseduar rreth marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015, në sfondin e pasigurisë në rritje në lidhje me vendimarrjen në vazhdim, që presidenti amerikan, Donald Trump do të paraqesë për këtë tekst.

Ky takim që zhvillohet çdo tre muaj, i pesti prej hyrjes në fuqi në janar të 2016 të kësaj marrëveshje me qëllim garantimin e natyrës krejtësisht paqësore të programit bërthamor iranian në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, pritet të konfirmojë pajtueshmërinë e marrëveshjes nga të gjitha palët.

Ky takim po mbahet në një kontekst pasigurie ndërsa Trump, një kundërshtar i zjarrtë i kësaj marrëveshje e konsideruar si një prej sukseseve më të mëdha diplomatike të paraardhësit të tij Barack Obama, i cili denoncoi sërish të enjten si një “marrëveshje të tmerrshme” që nuk “duhet të ishte nënshkruar”.

Uashingtoni njoftoi se nisja e një studimi për të bërë me dije nëse zbutja e sanksioenve kundrejt Iranit korrespondonte me interesin kombëtar të SHBA. Ky proces verifikimi duhet të paraqitet në Kongres çdo 90 ditë.

Vendi ku bëhen testet bërthamore të Koresë së Veriut… është fushë volejbolli?

Periskopi.com Lajme

Imazhet satelitore kanë kapur pamjet e një fushë volejbolli në Korenë e Veriut, në vendin ku pretendohet se kryhen testet bërthamore. 

Imazhet satelitore i përkasin 16 prillit dhe tregojnë 3 pika fusha volejbolli.

Analistët thonë se lojrat mund të tregojnë që testimi bërthamor të jetë pezulluar, ndërsa të tjerë sqarojnë se kjo mund të jetë një “pauzë taktike” deri sa KIm Jong Un të japë urdhrin e ri.

Ish bunkeri bërthamor shndërrohet në muze të përndjekjes në Shqipëri

Një bunker i vjetër i fshehtësisë së lartë është rihapur të shtunën si një muze në Tiranë, për t’u treguar vizitorëve se si i ka persekutuar policia e epokës komuniste kundërshtarët e regjimit.

Periskopi.com Lajme

Bunkeri prej rreth 1000 metra katrorë me mure të betonit deri në 2.4 metra trashësi është ndërtuar ndërmjet viteve 1981 dhe 1986 për të strehuar policinë elitë dhe personelin e minstrisë së brendshme në një rast të sulmit bërthamor.

Muzeu i hapur tani në Tiranë mbanë fotografi dhe pajisje që ilustrojnë përndjekjet politike të mbi 100 mijë shqiptarëve që prej vitit 1945 deri më 1991.

Muzeu “Shtylla”, siç u quajt bunkeri bërthamor, është një nga disa vendstrehimet që qeveria shqiptare i ka rihapur për publikun që prej ardhjes në pushtet tre vjet më parë.

Regjimi komunist i Enver Hoxhës, me një frikë të imagjinuar të pushtimit nga “imperialistët e SHBA-së dhe social-imperialistët e Bashkimit Sovjetik” ndërtoi bunkerë të çdo lloj madhësie gjithandej vendit. Ka patur spekulime se mund të jenë ndërtuar deri në 700 mijë syresh, por qeveria tha se janë ndërtuar 175 mijë, shkruan AP.

Kryeministri Edi Rama tha se muzeu i ri reflekton “vullnetin e Kabinetit të tij që të paguajë borxhin në kujtim të të përndjekurve politikë, të harruar në 25 vitet e fundit”

I vendosur në qendër, ai është disenjuar që të tërheqë vizitorë nga Shqipëria dhe jo vetëm “pë rtë mësuar mënyrat se si policia e ish komunizmit ka përndjekur kundërshtarët e saj” tha kurartori Carlo Bollino.

Njëzet dhoma në muzeun e ri tregojnë historinë e policisë së Shqipërisë nga viti 1912 deri 1991 dhe njëkohësisht edhe emrat e 6.027 njerëzve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist, 34.000 të të burgosurve dhe më shumë se 50.000 të tjerëve të izoluar në kampet e internimit.