bunjaku-copy

Celina refuzoi Kosovën?

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, në një prononcim ekskluziv për Borozani.com sot ka bërë të ditur se është falënderues ndaj trajnerit, Albert Bunjaki për lejen e dhënë.

Periskopi.com Sporti

Celina nuk morri pjesë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve ndaj Turqisë, për arsyeje personale të tij.

“Mua më vjen keq që kësaj radhe nuk isha me përfaqësuesen. Kam kërkuar leje nga trajneri për shkaqe private  shumë të rëndësishme dhe selektori më ka dhënë lejen”, ka shkruar fillimisht Celina.

“Jam shumë falënderues ndaj selektorit për lejen. Të jeni të bindur se jam 110 përqind me grupin tonë (të Kosovës v.j.) dhe e di që pas pak kohe do të fillojmë me i fituar edhe ndeshjet që do t’i zhvillojmë”, ka përfunduar sulmuesi i ri i Kosovës, i cili aktualisht është i huazuar te holandezët e Twentes prej gjigantit anglez Manchester City.

Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para të këtij stinori për Twenten.

celina

Guardiola i befasuar nga ylli i Kosovës, e fton në skuadër

Nuk ka zgjatur shumë aventura e Bersant Celinës te skuadra holandeze e Twente-s. Ylli që mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës u huazua në fillim të sezonit, por tashmë do të detyrohet të rikthehet, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Ai ka shënuar katër gola në këtë fillim duke impresionuar Guardiolën që kërkon ta ketë nën urdhëratë e tij. Në Angli janë të sigurt se ai do të kthehet së shpejti në skuadrën e parë të Cityt.

Celina ndërkohë është shprehur se do të ishte shumë i lumtur në rast të një rikthimi.

celina-guardiola

Celina: Jam krenar që luaj për Kosovën

Futbollisti i talentuar i Kosovës, Bersant Celina thotë se ndihet krenar që luan për këtë Përfaqësuese.

Periskopi.com Sporti

Ai foli edhe për migrimin e tij nga Kosova për në Norvegji në vitet e luftës.

“Jam shumë krenar dhe natyrisht se edhe familja është krenare që kam marr vendimin për të luajtur për Kosovën”, ka thënë Celina.

“Deri tani ka qenë shumë mirë. Është e mrekullueshme përkrahja e tifozëve dhe njerëzve tjerë. Kemi lojtarë të talentuar dhe skuadër të fortë. Unë kam lindur në Kosovë, por ne ikëm për në Norvegji kur unë isha dy vjeç, atëherë sapo kishte filluar lufta”, tha Celina për Sky Sports. /Periskopi.com

celina

Bunjaku tregon pse nuk e grumbulloi Celinën

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar arsyen pse nuk e grumbulloi në Përfaqësueses Bersant Celinën.

Periskopi.com Sporti

Ka qenë trajneri Albert Bunjaku që ka treguar se e ka liruar lojtarin për këtë takim për disa arsyeje personale.

“Celina ka pasur disa arsyeje personale dhe ka kërkuar që mos të grumbullohet në këtë takim”.

“Gjithsesi më e rëndësishme është që ai ta kryej një punë që ka primare se sa të vijë te Kosova dhe mos të jetë i përqendruar”.

“Kjo është hera e fundit që lirohet ndonjë lojtar, pasi në të kundërtën nuk do të ftohen”, deklaroi Bunjaku në konferencën për shtyp. /Periskopi.com

celina-guardiola

Guardiola-Celina, a e keni pritur këtë?

Bersant Celina është duke shkëlqyer në kampionatin holandez.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar shtatë ndeshje në elitën e futbollit holandez.

20-vjeçari është huazuar nga Manchester City dhe ka shkëlqyer duke shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

E forma e mirë e tij nuk ka shkuar huq, pasi Pep Guardiola është duke e monitoruar atë.

Kësisoj sipas asaj që ka raportuar ‘Daily Mail’, trajneri spanjoll ka angazhuar një ndihmës të tij që të udhëtoj drejt Holandës këtë vikend për ta parë nga afër Celinën.

Në rast se talenti nga Prizreni do të vazhdojë  me këtë formë deri në fund të stinorit, ai pritet të kthehet në Manchester City për edicionin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Tëente do të luaj në udhëtim tek kampioni në fuqi PSV Eindhoven, ndërsa ndihmësi i Guardiolës do të shikojë nga afër yllin kosovar.

Përpos Celinës, Manchester City në Twente ka huazuar edhe dy futbollistë të tjerë, sulmuesit Enes Unal dhe Yaë Yeboah.

celina

Celina me fjalë të mëdha për Kosovën

Talenti i madh i Kosovës, Bersant Celina ka folur fjalë të mëdha për vendin e tij.

Periskopi.com Sporti

Anësori i Manchester Cityt, i cili po luan në huazim te Tëente, thotë se do të jap shumë për vendin e tij, pasi në të kanë vdekur shumë njerëz për lirinë e tij.

“Shumë njerëz kanë vdekur për vendin tonë. Dua t’i jap diçka shtetit tim që të jetë një shtet krenar. Dua t’i bëjë të ndjehen mirë dhe krenar, ashtu sikurse edhe jemi”, deklaroi Celina. /Periskopi.com

celina 1

Celina në formacionin e javës në Holandë (Foto)

Talenti i madh i Kosovës, Bersant Celina ka zënë vend në formacionin e javës në ligën holandeze.

Periskopi.com Sporti

I huazuar nga Manchester City po shkëlqen te skuadra e tij e re.

Së fundmi, ai shënoi një gol të bukur në fitoren e Twentes ndaj Go Ahead Eagles.

celina-formacioni /Periskopi.com

kosova

Klubi i madh kërkon yllin e Kosovës

Bersant Celina ka treguar paraqitje shumë të mira te skuadra ku po luan si i huazuar, Twente.

Periskopi.com Sporti

20-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në pesë ndeshje të zhvilluara te kjo skuadër.

Ai është pjesë e Manchester Cityt mirëpo në verë kaloi te skuadra holandeze në formë huazimi deri në verën e ardhshme.

ESPN raporton se për talentin e madh të Kosovës është duke u interesuar klubi i njohur, Borussia Dortmund. /Periskopi.com

Bersant-Celina-Twente

Celina në formacionin e javës në Holandë

Futbollisti kosovar, Bersant Celina është duke vazhduar formën e mirë me skuadrën e Twenttes.

Periskopi.com Sporti

Celina është i huazuar nga Manchester City deri në fund të sezonit.

Anësori i Twenttes ka asistuar në barazimin ndaj Zwolles, që përfundoi me rezultat 2-2.

Ai është përfshirë në formacionin e javës të kampionatit holandez. /Periskopi.comCELINA

Bersant-Celina-Twente

Celina asiston në barzimin e Twentes

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka bërë një asist të bukur në barazimin e Tëentes kundër Zwolles.

Periskopi.com Sporti

Celina asistoi për golin e dytë të Twentes në minutën e 77 të shënuar nga Unal.

Mesfushori nga Kosova, vazhdon me super formën duke u shëndrruar një nga lojtarët kyq të ekipit holandez.

Tanimë edhe gjiganti gjerman, Dortmund e dëshiron të trasnferojë mesfushorin e Manchester City që është i huazuar në Twente. /Periskopi.com

bersant celina

Bersant Celina në Borussia Dortmund?

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, po kërkohet me ngulm nga Borussia Dortmund.

Periskopi.com Sporti

Ekipi gjerman Borussia Dortmund është në kërkim të mesfushorit Kosovar, Bersant Celina i cili është i huazuar në Twentte nga klubi anglez Manchester City.

Dortmund është një ekip i njohur që grumbullon talentët dhe i zhvillon prandaj klubi ka dërguar agjentët për të përcjell formën e tij.

Sulmuesi kosovar debutoi për Manchester Cityn si zëvendësues sezonin e kaluar duke luajtur 13 minuta në humbjen prej 3:1 kundër Leicesterit.

Gazeta britanike “The Sun” thotë se Celina është duke u parë si opsion për repartin sulmues nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi kosovar debutoi për Manchester Cityn si zëvendësues sezonin e kaluar duke luajtur 13 minuta në humbjen prej 3:1 kundër Leicesterit. /Periskopi.com

celina

Sa gola do t’i shënojë Kosova Kroacisë sipas Celinës

Talenti i madh i Kosovës, Bersant Celina ka folur për përballjen ndaj Kroacisë në këtë të enjte.

Periskopi.com Sporti

Ai pret që Kosova të luajë mirë dhe të shënojë një gol.

“Kroacia është një ekip shumë i fortë”, deklaroi Celina.

“Pres që ne të luajmë mirë dhe të shënojmë një gol”, shtoi ai. /Periskopi.com

celina

Celina: Dua ta udhëheq Kosovën drejt Botërorit 2018

Talenti i madh i Kosovës, Bersant Celina zbulon ambicien e tij që ka për Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se dëshiron ta udhëheq Kosovën drejt Kampionatit Botëror 2018.

Ai thotë se ka për qëllim kryesor kualifikimin në këtë garë.

“Ambicia ime është që ta drejtoj Kosovën drejt Botërorit 2018. Ky është qëllimi im përfundimtar”, deklaroi Celina.

“Qëllimi është që të kualifikohemi dhe nuk duhet të jetë asgjë tjetër. Ne duhet të luajmë në çdo lojë dhe të japim gjithçka nga vetja. Në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe unë besoj se ne mund t’ia dalim”, shtoi ai. /Periskopi.com

celina 1

Celina: Jam i lumtur që luaj për Kosovën

Talenti i madh i Kosovës, Bersant Celina thotë se është i lumtur që luan për Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Manchester Cityt është i huazuar te skuadra holandeze Twente dhe ka marrëveshje me këtë të fundit deri në fund të sezonit aktual.

“Unë jam nga Kosova dhe jam i lumtur që luaj për Kosovën, jo vetëm në miqësore por edhe në kualifikime”, ka thënë Celina.

Celina llogaritet si një ndër talentët më të mëdhenj që ka Kosova. /Periskopi.com

celina

Celina parasheh fitore të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina parasheh se Kosova do të fitojë sot si mysafir i Finlandës me rezultat 0:2.

Ai poashtu u shpreh i lumtur për konfirmimin që FIFA ua dha disa lojtarëve kosovar për të luajtur për shtetin e tyre.

“Jam shumë i lumtur për konfirmimin e futbollistëve tjerë, në skuadër është një atmosferë e mirë. Rezultati? Kosova do të fitojë 2:0”, tha Celina. /Periskopi.com