Kushner: Dështuam që me kohë t’i largojmë Rojat e Urës nga veriu në Mitrovicë

Ish kryeadministratori i dytë i Kosovës,dhe ish Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner në "Kujtimet e tij" pak të njohura mbi Kosovën, Ballkanin dhe vendet tjera ku shërbeu të botuara në vitin 2004, sjell detaje interesante nga vitet e para (1999/2000) kur edhe po plazmohej ndarja e veriut të Kosovës, transmeton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Meqë muaji i fundit u përshkua nga ngjarjet si ajo e murit dhe e trenit, përmes të cilave autoritetet serbe të veriut, si për të na e rikujtuar simbolikën ndarëse të asaj pjese nga pjesa tjetër e vendit, (qoftë edhe përmes rezistencës direkt të serbëve lokale që ky mur të mos rrëzohet siç ngjau dje), po pengojnë deri edhe zbatimin e vendimit të Kuvendit për rrënim, kemi shkoqitur një pjesë nga libri i Kushnerit, ku drejtpërdrejtë potencohet rrumbullakësimi i pjesës veriore si “territor serb” qysh në atë kohë, si dhe pafuqia/mosgatishmëria ndërkombëtare për ta ndërruar situatën:

41shnzn53jl-_sx293_bo1204203200_

“Ne u përpoqëm t’i zhvendosim disa herë, por kot. Edhe vetë kam shkuar nja dy herë për t’i vizituar në skutat e tyre. Atmosfera ishte e rëndë dhe kërcënuese. Një ofensivë e armatosur na mundësoi t’i vëmë përpara. Ne dëshironim të lirojmë një urë më në lindje dhe ia arritëm. Klaus Reinhardt, gjenerali gjerman dhe unë u përpoqëm t’i ndjekim ushtarakisht rojat e urës, duke iu ofruar në mes të betejës, gjatë një dialogu armiqësor me Oliver Ivanoviçin, rreth mundësisë të vëzhgojnë nga një apartament më lartë në qytet qasjet në territorin e tyre. Por komandanti francez i zonës ishte kundër lëvizjeve tona që rrezikonin autonominë serbe në pjesën e epërme të qytetit të Mitrovicës. Më kujtohen diskutimet e vështira mes gjeneralit gjerman dhe oficerit të lartë francez, gjeneralit Pierre de Saqui de Sannes. Përballë kundërshtimit të francezëve, të paktën atë ditë, ne nuk mundëm të shkojmë më larg.”/ Periskopi

Bernard Kouchner​ flet për vrasjet e pasluftës në Kosovë

Periskopi.com Video