KOsova

Zyrtare: Lajm shumë i keq për Kosovën para ndeshjes me Turqinë

Tifozët e Kosovës kanë marrë një lajm shumë të keq para ndeshjes ndaj Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Anësori Bernard Berisha nuk do të luajë sonte.

Lajmi është dhënë nga zëvendëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Plani jonë ka ndryshuar, pasi fatkeqësisht Bernard Berisha nuk ka arritur që të shërohet dhe nuk do të luaj sonte kundër Turqisë”, tha Sahiti për Supersport.  /Periskopi.com

kosova

Kosovës i mungon ylli kryesor ndaj Turqisë

Kosova dhe Turqia takohen nesër mbrëma për ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka konfirmuar se anësori Bernard Berisha nuk ka stërvitur me skuadrën ditëve të fundit, duke lënë të kuptohet se ai me gjasë do të mungojë në sfidën e nesërme.

“Bernard Berisha nuk ka stërvitur pasi nuk është ndjerë mirë, por do të shohim se çka do të ndodh me të”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com

berisha

Berisha, lojtari i javës në Rusi (Foto)

Bernard Berisha vazhdon shkëlqimin në kampionatin rus. Pas golit të shënuar në fundjavë në fitoren 3:0 të Anzhi Makhachkallas ndaj Tomskut, lojtari i Përfaqësueses së Kosovës është përfshirë sërish në 11-shen e javës.

Periskopi.com Sporti

Krahas kësaj, ai nga mediat ruse ka marrë notën më të lartë, 8.7, që e bënë më të vlerësuarin e javës.

“Si zakonisht, legjionari nga Kosova ishte motor i sulmit të Anzhit. Si gjithnjë, ai nuk ndalej së vrapuari, ishte i suksesshëm dhe i pakompromis në krahun e majtë”, ishte vlerësimi i “football.kulichki.net”, raporton Gazeta Olle.

Në 11-shen më të mirë u gjend edhe sulmuesi i Terek Groznyt, Bekim Balaj, por jo edhe bashkëlojtari i tij, Odise Roshi që shënoi një super gol.

berisha-formacioni

berisha

Berisha nuk ndalet, shënon edhe një gol

Anësori i Kosovës, Bernard Berisha po vazhdon me formën e tij të lartë te skuadra ruse, Anzhi.

Periskopi.com Sporti

24-vjeçari ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin rus.

Këtë e arriti në sfidën ndaj Tomsk, të cilën skuadra e tij e fitoi 3:0.

Vlen të ceket se ky është goli i tretë i Berishës te kjo skuadër, ndërsa ka bërë edhe tre asistime. /Periskopi.com

berisha1

Berisha: Nuk jam tradhtar, Shqipëria nuk më ftoi

Anësori i Kosovës, Bernard Berisha ka thënë se Kombëtarja Shqiptare nuk e ka ftuar.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Anzhit i cili luan për Kosovën thotë se nuk ndjenë se ka tradhëtuar Kombëtaren Shqiptare, pasi sipas tij, këta të fundit nuk i kishin dërguar ftesë atij.

“Nuk jam tradhëtar. Nuk jam ftuar asnjëherë nga Kombëtarja Shqiptare”, tha Berisha. /Periskopi.com

lojtaret1

Berisha fajëson veten

Anësori i Kosovës, Bernard Berisha e ka fajësuar veten duke thënë se ishte futbollisti më i dobët në duelin mes Kosovës dhe Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Ai kritikon vetveten për paraqitje të dobët në sfidën e cila përfundoi 0:6 në të mirë të kroatëve.

“Unë isa lojtari më i dobët në këtë ndeshje. E pranoj se nuk bëra paraqitje të mirë”, deklaroi Berisha. /Periskopi.com

berisha

Berisha ‘shpërthen’ ndaj bashkëlojtarëve

Anësori i Kosovës, Bernard Berisha ka reaguar ndaj humbjes së thellë nga Kroacia.

Periskopi.com Sporti

Kroacia mposhti Kosovën si mysafire me rezutlat 6:0, ndërsa Berisha beson se Kosova duhet të luajë më shumë si grup.

“Ndeshjen e kemi përgatitur shumë më mirë. Ndoshta më mirë që ndodhi tani, pasi duhet të përmirësohemi më tepër për ndeshjet e ardhshme dhe të luajmë si kolektiv. Nëse nuk e bëjmë punën që e bëjmë nëpër klube atëherë nuk do të korrim sukses. Në ndeshjen e ardhshme duhet të bëjmë të paktën një paraqitje më të mirë ndaj Ukrainës. Ne kemi talentë por duhet të karikohemi dhe të bashkuar mund t’ia dalim”, është shprehur Berisha. /Periskopi.com

berisha3

Berisha ka një porosi për bashkëlojtarët

Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka një porosi për shokët e tij të skuadrës para përballjes me Kroacinë.

Periskopi.com Sporti

Kosova luan si vendëse nesër kundër Kroacisë në Shkodër, në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Berisha thotë se ‘dardanët’ mund t’ia dalin në këtë ndeshje vetëm si grup.

“Kroacia edhe pa lojtarët e lënduar është shumë e fortë. Kroatët kanë një skuadër e fortë dhe kjo na bën të motivohemi edhe më shumë. Por, me një lojë në grup mund të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Berisha. /Periskopi.com