gjimshiti

Gjimshiti tregon se si Shqipëria mund t’i fitojë ndeshjet

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti beson se vetëm si grup Kombëtarja Shqiptare mund t’i fitojë ndeshjet.

Periskopi.com Sporti

Ai shihet si një prej lojtarëve më të mirë në mbrojtje dhe me Lihtenshtejnin, ai do të luajë me gjasë nga minuta e parë.

“Është e vërtetë që në letër janë skuadra më e thjeshtë e grupit, por ndaj është e vështira sepse duhet të fitojmë dhe tani në futboll është e vështirë të fitosh ndaj çdo kundërshtari. Duhet me e respektu kundërshtarin, dhe kështu do të fitojmë”.

Gjimshiti ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Zvicër shumë pranë Lihtenshtejnit.

“Mendoj se kanë një skuadër shumë kompakte, në mbrojtje janë shumë të fortë dhe presin gabimet e kundërshtarit për ta sulmuar. Mendoj se ndaj tyre duhet luajtur fort si ekip pasi ndryshe me individualitete nuk mendoj se mund të bëjmë diçka. Rëndësi ka të krijojmë sa më shumë raste dhe të finalizojmë sa më shpejt”

Shqiptarët që jetojnë pranë Lihtenshtejnit janë të shumtë, luhet në një stadiumin me kapacitet diku rreth 7 mijë vende, kështu që nëse keni vështirësi për të gjetur një biletë, nuk jeni të vetmit, e rëndësishme është që për Kombëtaren projektohet një tjetër ndeshje si në shtëpi.

“Kam shumë familjarë, shokë që jetojnë në Cyrih, nuk është larg prej këtu, dhe më kanë kërkuar bileta shumë prej tyre, por të shohim sa do të na japin”.

gjimshiti

Gjimshiti gati për të vazhduar ndeshjen

Periskopi.com Sporti

Berat Gjimshiti është gati për të vazhduar sfidën ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Maqedonisë, e cila vazhdon nga ora 14:00 për t’u zhvilluar edhe 15 minutat e fundit të takimit.

Ndeshja e mbrëmshme ishte ndërprerë për shkak të stuhisë dhe shiut të shumtë që ra në Shkodër.

Gjimshiti kishte qenë në dyshim nëse do të arrinte të rikuperohej nga një dëmtim që e pësoi mbrëmë, dhe në rast se nuk do të arrinte rikuperimin, Kuqezinjtë do të luanin me vetëm 10 lojtarë vazhdimin e ndeshjes, për shkak se mbrëmë kishin kryer të tre zëvendësimet. /Periskopi.com

ELBASAN, ALBANIA - OCTOBER 08: Berat Xhimshiti of Albania in action during the Euro 2016 qualifying football match between Albania and Serbia at the Elbasan Arena in Elbasan on October 08, 2015. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Xhimshiti kuq e zi përgjithmonë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga ‘Kuqezinjtë’.

Kjo, pasi shumë lojtarë të Kombëtares janë përfolur se mund të zgjedhin të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Megjithatë, mbrojtësi  ka vendosur një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet me bashkëlojtarët e Kombëtares Shqiptare, ku ka shkruar “Unë kuq e zi përgjithmonë”.

Javë më parë, lojtarët si Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala vendosën të lënë ‘Kuqezinjtë’ për Përfaqësuesen e Kosovës. /Periskopi.com