nikoliq-serbia-po-rrudhet-ccedil-do-vit-po-e-humbim-nga-nj-euml-qytet_hd-1200x630

Nikoliq: Ruajtja e trashëgimisë serbe nga shqiptarët, shkatërrim për njerëzim

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka biseduar sot në Beograd me presidentin e partisë Demokracia e Re e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me raportet mes dy vendeve dhe ka falënderuar atë për faktin se Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Ne edhe më tutje mbetemi të angazhuar vendosmërisht për ruajtjen e integritetit tanë territorial dhe bisedojmë me Prishtinën në mënyrë që njerëzit në Krahinë të jetojnë më mirë, për sa kohë nuk kërkohet nga ne ta njohim pavarësinë. Ne këtë nuk do ta bëjmë kurrë”, ka thënë Nikoliq, bën me dije kabineti i tij, raporton Koha.net.

Ai ka shtuar se do të ishte “shkatërrim për njerëzimin” nëse do t’u lejohej shqiptarëve të Kosovës që të kujdesen për kishat dhe manastiret e kishës ortodokse serbe.

“Ne presim përkrahje më të fuqishme nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të gatshëm që t’i lejojmë shqiptarët të kujdesen për trashëgiminë e tyre kulturore, por nuk mund të lejojmë që të kujdesen për tonën”, ka thënë Nikoliq më tej.

Ndërkaq, Mitsotakis ka thënë se nuk pret që Greqia ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj çështjes së Kosovës.

Enver Hoxhaj

Hoxhajn e shqetëson afrimi i Tiranës me Beogradin

Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe deklaratat e bëra prej tij atje u pritën përgjithësisht mirë në Kosovë, por para se kjo vizitë të ndodhte, pati një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Periskopi.com Lajme

“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj për televizionin ART në Maqedoni.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të shumta si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Por cila ishte domethënia e kësaj deklarate? Vetë ministri Hoxhaj ishte këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla për të shpjeguar edhe më tej këtë deklaratë.

Ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë, megjithëse shton se ajo është keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë.

“Thelbi ka qenë për rolin e Shqipërisë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjelltë. E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Hoxhaj thotë se shqetësimi kryesor i diplomacisë së Kosovës është fakti sesi mund të lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë, nisur edhe nga fakti që qeveria e Serbisë bëri publik planin e ri që flet për dialog shqiptaro-serb, duke mos përmendur Kosovën.

“Kemi shqetësim sesi Beogradi mund ta interpretojë afrimin e Shqipërisë me shpejtësinë që po ndodh kjo nga Kryeministri Rama. Serbia është e interesuar që të ketë një dialog shqiptaro-serb, kurrë nuk ka qenë e interesuar që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Deklarata ime ka qenë edhe një porosi për Beogradin dhe për partnerët tanë që politikën e kushtëzimeve ta vazhdojnë”, deklaroi Hoxhaj.

Ministri shtoi se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera.

Nehat Thaqi pas lirimit nga burgu

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit (Foto)

Në mediat serbe janë publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Serbi. Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.

Periskopi.com Uncategorized

Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd.

Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd.

Nehat Thaqi pas lirimit nga burgu 1luktkqturbxy81zgm3nzm5zjdmmjaynzaxoty4zdq5yzbjmdhkowq3yi5qcgvnk5uczqmuamldlqlnadyawsovb9kyl3b1bhnjbxmvturbxy8xzdc0y2i0mtcwntk1mdqznjyyownhymq2mdzmntbmni5wbmchwga_1478018480-7218973

Rexhep Qosja

Përfshihet edhe Qosja: Fjalimet e Edi Ramës në Beograd, leksione për serbët

​Akademik Rexhep Qosja ka folur për debatin e fundit që është krijuar si pasojë e pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën e të cilat kanë shkaktuar reagime të shumë zyrtarëve, të mediave dhe të individëve të ndryshëm në Prishtinë dhe në Tiranë.

Periskopi.com Lajme

Qosja i ka vlerësuar pozitivisht deklaratat e Ramës në Beograd për Kosovën.

Sipas tij, kryeministri Rama, me deklaratën e tij në Beograd, ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha: “Trepça nuk mund të nxirret prej vendit natyror, gjeografik, ku gjendet prej Kosovës dhe, e dyta, se Kosova është shtet i pavarur dhe më vete, që vendos vetë”.

“Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politike serbe. Kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi”, ka thënë Qosja për “Epoka e re”.

Qosja ka thënë se është e drejtë natyrore dhe politike e popullit shqiptar të Shqipërisë për t’u interesuar për vëllezërit e vet në Kosovë dhe kudo qofshin.

Emilija Rexhepi

Deputetja Emilija Rexhepi, në Beograd mbron ligjin për ‘Trepçën’

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka deklaruar se nuk e kupton, pse është ngritur kaq shumë eufori për Ligjin për Trepçën, pasi që Trepça është pasuri natyrore e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Këtë deklaratë, ajo e ka bërë në Forumin për siguri në Beograd, e që deputetja Rexhepi, ishte paneliste në konferencën e organizuar nga Misioni i OSCE-së, në Serbi dhe Kosovë.

Po ashtu, deputetja Rexhepi ka kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të të Drejtorit të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi.

“Në konferencën që unë isha panelsite kam kërkuar lirimin e menjëhershme të Drejtorit të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, i cili është arrestuar nga autoritetet e Beogradit. Po ashtu kam deklaruar se Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka votuar Rezolutën për lirimin e menjëhershme të Drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi”, ka deklaruar deputetja Rexhepi.

Sipas saj, në këtë konferencë tema e ditës ishte vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, dhe çështja diskutimit tim në panel sa i përket Trepçës.

“Nuk e kuptoj pse është ngritur kaq shumë euforia për shkak të minierës së Trepçës, pasi që Trepça është pasuri natyrore të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës, dhe se progresi dhe prosperiteti i qytetarëve tanë varet nga investimet ekonomike, në mënyrë që të zvogëlohet numri i madh i papunësisë të të gjitha komuniteteve. Nuk dëshiroj ta prish këtë Forum për shkak të mendimeve tona të ndryshme në lidhje me Trepçën, por se kam ardhur të jap kontributin tim për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë për Kosova Info, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.

Deputetja Emilija Rexhepi, mbron Ligjin për Trepçën në BeogradPër këtë deklaratë, ajo ka thënë se nuk kanë reaguar asnjë deputetë i Kuvendit të Republikës së Serbisë, e që sipas saj, shumë pozitive, sepse ne do të ndesheshim menjëherë për shkak të dallimeve të mendimit rreth miratimit të Ligjit për Trepçën, duke pasur parasysh, se znj Rexhepi ka qenë e vetmja deputete që i është përgjigjur thirrjes së këtij Forumi.

Deputetja Rexhepi e ka cilësuar këtë konferencë si më të vështirën në karrierën e saj politike, dhe në rast të mos pjesëmarrjes së saj, paneli ku ajo kishte e ftuar do të kishte dështuar, e që sipas saj, nuk i shkonte për interes asnjërës pale, ardhja në çfarëdo lloj konflikti.

Po ashtu në këtë konferencë deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka thënë se vazhdimi i dialogut të grave nga Prishtina dhe Beogradit, e që delegacioni i Prishtinës ka qenë në vështirësi për ardhje në këtë konferencë, për shkak të raporteve të fundit që janë përkeqësuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me rastin e arrestimit të drejtorit te Policisë së Kosovës, n Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi.

“Ka qenë një ditë shumë e vështirë për arsye se delegacioni I Kosovës ka marrë ka marrë hapin më të guximshëm, për arsye që ditët e fundit janë përkeqësuar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për shkak se kemi mendime të ndryshme për Trepçën, Por kemi ardhur me i dhënë dorën njeri tjetrit për bashkëpunim dhe për vazhdim të dialogut”, ka thënë për Kosova Info, deputetja Rexhepi.

Konferenca ku deputetja nga Kosova, znj. Rexhepi ka qenë e pranishme kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama dhe kryeministri i Serbisë, z. Aleksandar Vucic, e ku është dedikuar për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy palëve dhe roli i gruas në të dy shoqëritë, “Procesi Budva”, projekt që zgjat për 5 vjet.

Në panel kanë marrë pjesë gratë nga Parlamenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, e po ashtu edhe gratë nga botëra të ndryshme të sektorit civil, akademikë, medial, akademi të vajzave të reja (që është kyçur vitin e kaluar), kanë folur për pozitën e grave, të drejtat e tyre në shoqëri, se si ato janë të përfaqësuara në jetën politike dhe publike, në çështjet që lidhen me dhunën në familje, dhunën ndaj grave etj.

“Thjeshtë në konferencë kemi filluar të flasim rreth kohës kur ishte më së vështiri, duke i anashkaluar temat e karakterit të ndjeshëm, që të mos hasnim në mospajtime qysh në fillim për shkak të dallimeve të mendimit. Fillimi ishte i vështirë për të dyja palët, por me kalimin e kohës ne gjithnjë e më shumë zhvillonim dialogun reciprok, zgjeronim dhe përfshinim më shumë gra dhe vajza të reja në këtë projekt strategjik, me parimet themelore të të cilit janë respekti për njëri-tjetrin me të gjitha vlerat e diversitetit”, ka thënë deputetja Rexhepi.

Deputetja Emilija Rexhepi, mbron Ligjin për Trepçën në BeogradPo ashtu, sipas deputetes Rexhepi, pjesëmarrëse në këtë Forum kanë qenë edhe gratë nga Presheva dhe Bujanovci (Kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës…), të cilat kanë treguan se sa shumë kanë luftuar për të arritur fitore në zgjedhjet, por gjithashtu është shumë interesant ka qenë, sipas saj, edhe ndryshimi i madh në Parlamentin e Vojvodinës, ku pas zgjedhjeve të fundit numërohen një numër i madh i grave deputete, që kanë treguar se projekti ynë gjithnjë e më shumë po rritet dhe po i vetëdijëson njerëzit për barazinë gjinore.

 

Megjithatë, ajo shkuarjen në Beograd për shkak të rrethanave të fundit e ka konsideruar shumë të vështirë, pasi që sipas saj, koleget tjera të Kuvendit të Kosovës, por edhe përfaqësuesit e Qeverisë, që ishin të ftuar si pjesëmarrës dhe panelistë, anuluan shkuarjen në momentin e fundit.

“Nuk munda t’i thosha JO misionit të OSCE-së në Kosovë, të cilët na mbështesin për vite me radhë, dhe së dyti, në qoftë se do ti thuaja JO dialogut, atëherë do të shkoja kundër vetvetes dhe asaj që unë besoj dhe për çka punoj, e ajo është paqja, stabiliteti, ndërtimi i marrëdhënieve fqinjësore me respekt të ndërsjellë, stabilitetit ekonomik dhe sinqeritetit në rajon., Kjo mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve pa marrë parasysh sa e dhimbshme është kjo për të dyja palët, dhe jo me ngrirje të marrëdhënieve, të cilat edhe ashtu nuk janë të mira, dhe të cilat dëmtojnë rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, ka theksuar deputetja Rexhepi.

Nehat Thaqi

Nehat Thaqi sot para Gjykatës në Beograd, rrezikon 15 vjet burgim

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi i cili u arrestua nga policia serbe në fund të shtatorit në vendkalimin kufitar “Te Dheu I Bardhë” do të paraqitet sot para Gjykatën Speciale në Beograd.

Periskopi.com Lajme

Siç kanë konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” në Prokurorinë e  Lartë Publike në Nish, juridiksion mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e Thaqit për krim të organizuar.

Thaqi është arrestuar nga autoritetet serbe si i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, e cila është e dënueshme në këtë vend deri në 15 vjet burg.

Ai u arrestua më 29 shtator dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Nishit në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë të po këtij qytetit të vitit 2010.