kololli

Kololli shkëlqen ndaj Vaduzit

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Benjamin Kololli ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë në sfidën që skuadra e tij lausanne e fitoi ndaj Vaduzit me rezultat 5:0.

Talenti shënoi golin më të shpejtë, madje për vetëm 22  sekonda, ndërsa arriti të shënonte edhe një gol të dytë.

Për këtë paraqitje të mirë, ai është përfshirë në formacionin e javës të Superligës së Zvicrës.

Kjo është përbërja e javës në Superligën e Zvicrës: Anton Mitrjuschkin (Sion), Steve von Bergen (Young Boys), Fulvio Sulmoni (Lugano), Samuele Campo (Lausanne), Benjamin Kololli (Lausanne), Olivier Custodio (Lausanne), Miralem Sulejmani (Young Boys), Yoric Ravet (Young Boys), Matias Delgado (Baseli), Ezgjan Alioski (Lugano) dhe Seydou Doumbia (Baseli).  /Periskopi.com