Fatmir Limaj

Limaj për vrasjen në Bellanicë: Të pyeten anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (Video)

Ish-komandanti i Brigadës 121 të Zonës Operative të Pshtrikut të UÇK-së, Fatmir Limaj, gjatë intervistës për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka folur për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në rastin e Bellanicës.

Periskopi.com Lajme

“Shtabi i Përgjithshëm ka qenë Hashimi (Thaçi), Kadria (Veseli), Rexhep Selimi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota dhe ata bile janë njohur si përfaqësues të shtabit”, theksoi Limaj.

Ai tha se kur ka dalë komunikata e Shtabit e cila merr përsipër vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit nga rrethina e Malishevës, “ne kemi heshtur”.

“Kur ka dalë komunikata ne kemi heshtë dhe më nuk kemi fol për atë komunikatë; nuk kemi fol për këtë rast. Në të kaluarën, kur komunikatat e UҪK-së kanë marrë përgjegjësi për një rast, nuk është diskutuar më për atë rast nga të tjerët; e ka marrë organi ma i lartë”, theksoi Limaj. “Duke e parë këtë, ne kemi mendu që kjo është marrë nga organi ma i lartë i Shtabit të Përgjithshëm për faktin se ashtu ka qenë komunikata. E tash, a ka qenë e Shtabit të Përgjithshëm a nuk ka qenë, duhet të pyeten anëtarët e Shtabit”. /kallxo.com/