Mirror: Mafia shqiptare kontrollon kokainën që hyn në Belgjikë (FOTO)

Mafia shqiptare kontrollon portin Antwerp, në Belgjikë.

Periskopi.com Lajme

Britanikja “Mirror” shkruan se “kryeqyteti i Kokainës në Evropë”  përdoret nga shqiptarët për të dërguar një nga lëndët narkotike me të shtrenjta drejt Londrës.

Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve.

Më pas janë shqiptarët ata që e marrin në dorëzim me synimin e vetëm, ta çojnë drejt Londrës aty ku tregu është më i lartë.

“Rojet e kufirit në qytetin belg e kanë humbur luftën kundër zotërve të drogës kolumbiane”, shkruan britanikja.

Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës që është futur në Evropë, nga Belgjika.

Në tetë muajit parë të 2016 është kapur 22 ton kokainë, shumë herë më shumë se rekordi i vitit 2012 me 18 ton. “Mafia shqiptare mund të përfitojë nga situata për ta transportuar drejt Britanisë, ku fitimi është më i madh”, ka thënë një burim portal për britaniken Mirror.

“Ata shesin kilogramin 50,000 euro në Britani, ndërsa në vende të tjera 30,000 euro”,  shkruan tv klan.

php_brussels_harris_13 php_brussels_harris_27 best-practice-single-line-sumary-of-the-person-event-scene

 

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps.

Periskopi.com Lajme

Duke i uruar sukses ambasadorit Bontemps në postin e ri, presidenti Thaçi ka thënë se Mbretëria e Belgjikës vazhdimisht ka mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme.

“Shtetndërtimi i Kosovës ka qenë një histori e suksesit. Këtë e kemi arritur falë një bashkëpunimi dhe mbështetjeje edhe të Mbretërisë së Belgjikës, për çka i jemi shumë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike, të cilat duhet të thellohen përmes një shkëmbimi edhe më të madh ekonomik, tregtar, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës.

Ndërsa, ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps, ka thënë se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat./ Periskopi

Adnan_Januzaj

Januzaj mungon në listën e Belgjikës, a është ky lajm i mirë për Kosovën?

Përzgjedhësi i Kombëtares belge, Roberto Martinez ka zbuluar listën prej 25 futbollistëve, të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e radhës ndaj Bosnës dhe Hercegovinës dhe ndaj Gjibraltarit.

Periskopi.com Sporti

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.

As kësaj radhe nuk është grumbulluar në skuadër talenti nga Kosova, Adnan Januzaj.

Ky i fundit nuk është përfshirë në këtë skuadër prej kohësh.

Tani mbetet të shihet nëse ai do të pranojë të luajë për Kosovën, mirëpo vështirë se mund të ndodhë një gjë e tillë.

belgjika /Periskopi.com

Adnan-Januzaj-Belgium

Januzaj ka të drejtë të zgjedhë Kosovën

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar i cili ka luajtur për Belgjikën, Adnan Januzaj ka të drejtë të luajë për Kosovën.

Kjo, pasi FIFA sqaroi sot se futbollistët të cilët kanë luajtur për shtetet tjera pas datës së pranimit të Kosovës në FIFA më 13 maj të këtij viti, nuk kanë të drejtë të luajnë për shtetin më të ri në Evropë.

Mirëpo, Januzaj në këtë rast bën përjashtim, pasi ai nuk është paraqitur për Belgjikën pas datës 13 maj, pra ditës kur Kosova u pranua në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror. /Periskopi.com

Adnan-Januzaj-Belgium

Belgjika s’e fton Januzajn

Periskopi.com Sporti

Belgjika nuk e ka ftuar sërish Adnan Januzajn për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’.

Mbetet të shihet nëse kosovari i huazuar te Sunderland do të zgjedhë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

BELGJIKA - PA JANUZAJN/Periskopi.com