balaj-mcgregor

Balaj: Ja pse Shqipëria është më e fortë se Rusia

Bekim Balaj po kalon një moment të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij të Terek Groznit.

Periskopi.com Sporti

Bomberi i kombëtares është pyetur së fundmi për nivelin e Shqipërisë dhe për faktin që kuqezinjtë janë mbi Rusinë në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s.

“Rusia ka një ekip shumë të fortë dhe nuk dua të bëj krahasime. Ne në Shqipëri kemi pasur një ecuri shumë të mirë dhe kemi një grup kompakt.
Futbollit asnjëherë nuk i dihet dhe ndonjëherë nuk përbën problem nëse je një shtet i vogël si në rastin tonë. E rëndësishme është që të kesh një ekip kompakt dhe serioz”, ka deklaruar Balaj.
Rusia gjendet në vendin e 53 ndërsa Shqipëria pëeer momentin mban vendin e 47.

balaj-mcgregor

Balaj i kërkon meç McGregorit? (Foto)

Conor McGregor për momentin është emri më i përfolur në botën e arteve marciale.

Periskopi.com Sporti

Ditë më parë ka arritur të mposhtë me vendin të gjyqtarëve Nate Diasin në UFC 202.

E futbollisti shqiptar i Terek Groznyt, Bekim Balaj kërkon ta sfidojë Conorin, transmeton Telegrafi.

Kështu ka shkruar së paku shqiptari në llogarinë personale në Instagram.

“Ku është McGrego”, shkruan Balaj në Instagram.

kombetarja-8-620x330

Dy futbollistët e Kombëtares ishin afër PSG-së

Bekim Balaj dhe Odise Roshi ishin afër transferimit te Paris Saint-Germain Bekim Balaj, në një intervistë të dhënë për Izvestia.ru, ka folur për kalimin në Rusi te Terek Grozny, duke konfirmuar se është ambientuar shumë shpejt me skuadrën, ndërsa ka treguar edhe një moment shumë të veçanta nga fillimet e karrierës si futbollist.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për testimin që zhvilloi te PSG, ku mundi të nënshkruante po të mos ishin bërë pengesë drejtuesit e Vllaznisë, me të cilët kishte kontratë.

“Isha vetëm 16 apo 17 vjeç, dhe ne, bashkë me shokun tim të skuadrës te Terek, Roshin, shkuam te francezët e PSG për testime. Mendoj se gjithçka shkoi mirë, por në fund nuk arrita të siguroja një kontratë”, ka deklaruar Balaj

“Presidenti i klubit tim shqiptar të asaj periudhe nuk arriti akordin me gjigandët francezë. Ajo ishte hera e parë kur u largova nga Shqipëria për të mësuar se si veprojnë klubet në vende të tjera. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer”, ka theksuar ai.

Bekim Balaj është kthyer në një nga emrat më të njohur në kampionatin rus të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shkëlqen me fanellën e Terek Grozni, me të cilën ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Rusi dhe duke mbajtur ekipin në zonën e Kupave të Europës.

 

balaj-izraeli

E pabesueshme, ja ku pritej të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael

Shqipëri-Izrael mund të ishte luajtur fare mirë në fushë neutrale.

Periskopi.com Sporti

Alarmin e japin mediat izrealite dhe konkretisht “Ynetneës”, e cila zbardh edhe letrën që Qeveria shqiptare i ka dërguar FIFA-s për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes.

“Ishte Qeveria Shqiptare e cila garantoi në FIFA zhvillimin e ndeshjes pa probleme. Nëse nuk do të ndodhte kështu atëherë takimi do të luhej në një fushë neutrale, ndoshta në një qytet jashtë Shqipërisë. Masa të çuditshme pas kësaj marrëveshje u ndërmorën edhe nga shqiptarët edhe nga ne”, shkruan ndër të tjera media izraelite.

Në fakt, masat e Policisë u konsideruan nga shumë futbollistë dhe analistë sportiv si arsyeja kryesore përse stadiumi “Elbasan Arena” ishte gjysmë bosh.

bekim-balaj-terek-grozny-770x445

Balaj shpallet lojtari i javës në Rusi

Pas një mori golash të shënuar në kampionat, ku dopieta e fundit ndaj Zenitit bëri më shumë bujë, Bekim Balaj merr një vlerësim në javën e 13-të të kampionatit rus.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi shkodran i Terek Groznyt është shpallur lojtari i javës pas votimeve të tifozëve dhe gazetarëve.

“Bomberi” shqiptar pas një përformance të shkëlqyer ndaj Zenitit, u përzgjodh edhe në formacionin e javës, por tashmë i gjithë podiumi është për shkodranin.

Bekim Balaj ka marrë vlerësimet e shumë gazetarëve, teksa mori plot 16 pikë në total nga votimet duke fituar unanimisht edhe këtë çmim tepër të rëndësishëm.

Kujtojmë që Balaj është në kuotën e 8 golave të shënuar në kampionatin rus, dhe kryeson renditjen e golashënuesve.

 

balaj

Balaj shënon dy gola ndaj Zenit St.Petersburg (Video)

Bekim Balaj nuk dinë të ndalur së shënuari gola në kampionatin rus.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola në fitoren e Terek Grozny kundër Zenit Petersburg.

Ai është shpallur edhe lojtari i ndeshjes pas shënimit të dy golav. Balaj tani ka primatin e golashënuesit më të mirë në kampionatin rus me 8 gola të realizuara. /Periskopi.com

kombetarja-8-620x330

Futbollisti i Kombëtares zgjedhet lojtari i muajit

Bekim Balaj është përzgjedhur lojtari i muajit tetor te skuadra e Terekut duke marrë vlerësime maksimale për tre ndeshje.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares ka marrë 10 pikë, teksa nga tre ndeshje është shpallur më i miri duke marrë nga tre pikë, ndërsa në një ndeshje ka marrë një pikë duke u renditur e treti.

Në renditjen përfundimtare të muajit Balaj është i pari,dhe kjo është publikuar në faqen zyrtare të klubit të Terek Grozni.

Renditja e lojtarëve:

1.Bekim Balaj 10 pikë
2.Eugene Cities 6 pikë
3.Daler Kuzyayev 5 pikë
4.Paskali Rocha 2 pikë
5.Milad Mohammadi 1 pikë

balaj-rudi

Bekim Balaj i jep fund lidhjes me moderatoren Elita Rudi

Edhe pse aktualisht po shkëlqen ne fushë, jeta private e Bekim Balajt nuk është në ditët më të mira.

Periskopi.com Limonada

Futbollisti i njohur i Kombëtares i ka dhënë fund lidhjes më moderatoren e njohur Elita Rudi.

Ndonëse romanca  e tyre dukej nga ato më të konsoliduarat që do të celebrohej një ditë, në fakt ata i kanë dhënë fund, kështu kanë rrëfyer miqtë e tyre për ‘Bluetooth’, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e futbollistit.

‘Të dy e dinin që nëse Bekimi do të largohej për në Rusi, lidhja e tyre do të përfundonte, tregojnë burimet, sipas të cilëve ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes.

balaj

Balaj jep premtim të madh për ndeshjen ndaj Spanjës

Autori i golit të dytë për Shqipërinë në ndeshjen e sotme përballë Lihtenshteinit, Bekim Balaj pas ndeshjes është shprehur mjaft i lumtur me golin që vulosi fitoren 2:0 për Shqipërinë.

Periskopi.com Sporti

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne. Ishim të detyruar që të fitonim. Ishte e sikletshme, pasi në letër na dukej e lehtë, arritëm të menaxhonim lojën dhe të shënonim.

“Arritëm të gjenim golin me presing dhe më pas kontrolluam lojën me zgjuarsi, pasi të tilla ndeshje duhet kujdes”.

“Unë jam tifoz i Realit të Madridit, këtë gjë i kam thënë edhe gjatë ndeshjes në Portugali Pepes kur i shënova, shpresoj të shënoj edhe përballë Ramosit të dielën”, u shpreh Balaj.

sadiku

U gëzova më shumë për golin e Balajt sesa timin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Maqedonisë.

Ai thotë se iu gëzua golit të fitores nga Bekim Balaj më shumë sesa të vetë atij të cilin e shënoi mbrëmë.

“Më shumë u gëzova për golin e Bekim Balajt sesa për golin tim. Ishte shumë i rëndësishëm sepse morëm tre pikë”, deklaroi Sadiku për Supersport. /Periskopi.com