Flet Behgjet Pacolli: Me Vetëvendosjen……

Periskopi.com Lajme

Behgjet Pacolli tashmë është deklaruar.

Këtë e ka bërë pas një takimi që ka pasur me partnerët e koalicionit të tij, LDK’në, Alternativën dhe Lëvizje për Drejtësi.

Pacolli tregon për marrëdhëniet që ka AKR me LDK’në dhe flet edhe për Vetëvendosjen.

Shkrimi i plotë:

AKR…rol kyq në të kaluarën dhe në të ardhmen politike të Kosovës!

AKR forca përcaktuese e çdo konfiguracioni të ardhshëm

Zgjedhjet e djeshme dhanë rezultatin që donte qytetari, dhe që për disa elemente, ishte surprizë.

Për disa elemente të tjera nuk ishte.

Fitoi fryma e ndryshimit.

Votuesit e partive shqiptare kundër establishmentit që ka dominuar Kosovën tash dhjetë vjet, janë më shumë sesa gjysma e numrit tërësor të votuesve.

Vetëvendosja që ishte koherente, e palëkundur në këtë qëndrim rezultoi partia numër një dhe për këtë meriton çdo lëvdatë.

E tash AKR-ja ?

AKR nuk arriti rezultatin që meriton për shkak të vështirësive që ka patur votuesi për t’u orientuar në koalicionet e krijuara, problemeve në një fushatë komplekse, etj.

Por ka diçka që nuk ndryshon :

AKR-ja ka qenë dhe mbetet aktore cilësore pro ndryshimit në Kosovë. Që nga 2007 deri më sot.

Kur AKR hyri në skenën politike të Kosovës, AKR ishte partia e pajtimit të bllokut të partive të luftës me pjesën tjetër të partive të paqes.

Në këtë qasje AKR nuk gaboi.

A nuk ishte Presidenti Rugova që bëri koalicion të LDK-së me AAK-në, duke i dhënë kryeministrin ?

Ne u përpoqëm që t’i jepnim qeverisjeve të ndryshme në Kosovë, programin tonë, ekspertizën tonë, zgjidhjet tona unike, të posaçme për gjyqësinë, për Trepçën, për bujqësinë, për investimet, për Bashkimin kombëtar ekonomik, etj, por u sabotuam rregullisht.

Kësisoj ne vendosëm përkundrejt presioneve, shantazheve të bëjmë zgjidhjen tonë autonome. Larg atyre që nuk e duan Kosovën, që nuk dinë të qeverisin, nuk duan të qeverisin si duhet.

Sot ne jemi në një situatë tjetër.

Tash dhjetë vjet i njëjti grup qeverisës kërkon të mbetet në pushtet, kokëfortë në gabimet e veta që i kanë kushtuar Kosovës. Pavarësisht se ata sot janë koalicion më i gjerë, prapëseprapë ai dominohet nga të njëjtët njerëz në skenë dhe prapaskenë.

AKR si pjesë e frymës për ndryshim ka negociuar prej një kohe bukur të gjatë me Lëvizjen Vetëvendosja. Kemi arritur përputhje relativisht të madhe në programe. Nuk kemi parë ndarje postesh, por konvergjim programesh. Kemi patur divergjenca për rolin e shtetit në ekonomi, por dhe për raportin me perëndimin. Unë punova njëkohësisht për krijimin e një fronti të madh për ndryshimin, që të përfshinte dhe LDK-në. Nuk arritëm dot për shumë arsye, por urat kanë mbetur të ngritura. Më vjen mirë që më në fund dhe zotëri Kurti në një mesazh publik për miqtë tanë perëndimorë e rikonfirmoi këtë orientim :

Kosova do ruajë raportin e privilegjuar me Perëndimin, me ata që e çliruan, duke ndërtuar një shtet serioz, të pakorruptuar që nuk abuzon me ndihmën perëndimore.

AKR e rikonfirmon fuqishëm bindjen e vet se Kosovës i duhet ndryshimi i madh. Forcat e ndryshimit janë më shumë sesa gjysma e elektoratit.

AKR është përcaktuese në konfirmimin në pushtet të forcave të ndryshimit dhe do të kontribuojë në këtë ndryshim me ndershmërinë e vet, me moderacionin e vet, me diturinë e vet, me ekspertizën e vet, me programin e vet.

Ne jemi të bindur se çdo qeveri e ardhshme duhet të ketë prioritetin numër një zhvillimin ekonomik dhe shtetin ligjor.

Në çdo rast, në mënyrë konsensuale, çdo qeveri do duhet të iniciojë një reformë të gjerë kushtetuese që ndryshon sistemin zgjedhor, që fut zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshime të tjera.

AKR është e gatshme që të luajë rolin që i lipset vendit.

Kur Pacolli thoshte se Kosova nuk mundet pa Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kohë pas kohe mediat në Kosovë e edhe ato në Serbi rikujtojnnë një intervistë të ish presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli dhënë në vitin 2006, për të përditshmen e Beogradit “Nedeljni Telegraf”.

Intervista 8 faqëshe mban titullin: ‘Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova nuk mundet pa Serbinë’.

Faqja e parë ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisë së Pacollit, me theks të posaçëm në kohën e lirë që ai e kalon te në hotelin e tij luksoz me pesë yje Diamond Swiss Olivela.

Gjithashtu përmenden konsideratat që Pacolli ka për qytetarët serb, të cilët janë të punësuar në bizneset e tij.

“Tek unë punojnë edhe njerëzit nga Serbia. Kompania Montazha nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike në të gjitha objektet. Dy pilot në aeroplanin tim janë serb”:- thotë Pacolli.

Shkrimi ekskluziv i gazetës serbe përmban 8 fotografi, në të cilat shfaqet Osmani, gjyshi i Pacolli, babai Isa Pacolli në uniformën e APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) me gradën, në bazë të dy shiritave, “desetar”.

Fotografia e radhës ngjitur me atë të dytën, është e të birit të Isa Pacolli, Behgjet Pacolli në uniformën e APJ-së, e bërë në vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethënia e fotografisë: Pacolli ka punuar si sigurim-s i Titos.

Intervista mbyllet me shprehjen e Pacollit: ‘Serbia është motor i zhvillimit të Evropës Juglindore dhe politika e mençur do t’u sillte ekspansion të pabesueshëm.’/ Periskopi

A e keni dëgjuar këtë ‘margaritar’ të Behgjet Pacollit

Periskopi.com Video

Projekti betonizues i Behgjet Pacollit ‘kërcënon’ natyrën shqiptare

Periskopi.com Lajme

Një grup organizatash mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare, u shprehën të dielën se projekti i biznensmenit kosovar të konvertuar në politikan Behgjet Pacolli, për të ndërtuar një resort gjigand turistik në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, kërcënon biodiversitetin e natyrës shqiptare.

Përfaqësuesit e katër organizatave mjedisore, AOS, Eco Albania, PPNEA dhe Euronatur u mblodhën të dielën së bashku me aktivistë për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, për të kundërshtuar projekt-idenë e kompanisë Mabetex në pronësi në Pacollit për të ndërtuar një kompleks të madh rezidencial dhe turistik- që sipas tyre përbën një kërcënim serioz për një prej habitateve më të rëndësishme natyrore në brigjet e Adriatikut.

“Ne jemi kundër këtij plani shkatërrimtar për Divjakën që sjell ndërtime në kundërshtim me ligjin,” u shpreh Taulant Bino, drejtues i Albania Ornthological Society, AOS, një organizatë joqeveritare me qendër në Tiranë, që ka për qëllim mbrojten e natyrës, shpendëve dhe të habitateve të rëndësishme për to.

“Divjaka është epiqendra e biodiversitetit në Shqipëri,” shtoi Bino, duke i bërë thirrje qeverisë të respektojë ligjin dhe konventat ndërkombëtare për zonat e mbrojtura dhe ta rrëzojë projektin.

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” është shpallur si zonë e mbrojtur në vitin 1964. Ai ze një sipërfaqe prej më shumë se 22 mijë hektarësh dhe përbën nga një ekosistem unik i përbërë nga laguna, duna ranore, pyje bregdetare me florë dhe faunë të pasur. Në këtë zonë ndodhen pyje me pishash 400-vjeçare, të cilat shërbejnë si një zonë qendrimi për miliona shpendë shtegtarë. Këto pisha janë gjithashtu vend folenizimi për specie të rrezikuara endemike si Pelikani Kaçurrel, i cili është dhe simboli i Parkut Kombëtar dhe i natyrës në Shqipëri.

Projekti i kompanisë Mabetex përfshin ndërtimin e mbi 2,300 apartamenteve, disa hoteleve, rreth 370 vilave si dhe objekte ndihmëse si një fushë golfi me 12 vrima e pista për ulje-ngritjen e helikopterëve. Projekti ka nisur të hartohet që nga viti 2012, por së fundmi duket se kompania ka gjetur simpati mes qeverisë dhe opozitës dhe po kryen procedurat formale para se të kërkojë miratimin në qeveri.

Sipas Binos në zonat e mbrojtura nuk lejohen ndërtime me intesitet të lartë siç parashikohen në projektin e propozuar; megjithatë, ligji i ri për Zonat e Mbrojtura i miratuar me ngut nga parlamenti në fund të legjistlaturës ka dy nene kontradiktore 49 dhe 50, që lenë hapsirë për abuzime .

“Ligji është problematik për zonën e Divjakës, sepse lë hapsirë për ndërtime në zonat e mbrojtura në nenin 49,” tha Bino. Sipas drejtuesit të AOS edhe pse ligji ka qenë konsultuar me shoqërinë civile disa nga nenet e debatueshme janë ndryshime të momentit të fundit nga ligjvënësit.

Neni 49 dhe 50 i ligjit për Zonat e Mbrojtura përcaktojnë aktivitetet që lejohen në nënzonat e përdorimit tradicional dhe të qendrueshëm, si dhe nënzonën e rekreacionit të një zone të mbrojtur.  Edhe pse neni 49 ndalon aktivitete si kampingjet dhe parkimin e automjeteve, ai nuk ndalon specifikisht ndërtimet urbane, siç parashikohej në ligjin e mëparshëm tashmë të shfuqizuar.

Sipas Gabriel Schwarder nga EcoNatur, një organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Radolfzell, Gjermani, e cila prej dy dekadash ka kontribuar në ruajtjen e natyrës shqiptare, parku kombëtar “Divjakë-Karavasta” ka një rëndësi shumë të madhe si vend folenizimit dhe shtegtimit për miliona zogj.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për planet e prezantuara rishtazi për të ngritur një resort turistik brenda parkut kombëtar,” tha Schwarder. “Ndërtime të tilla urbane e vejnë në rrezik parkun kombëtar si park në vetvete,” shtoi ai.

Schawarder kujtoi që për shkak të biodervistetit të pasur dhe me kërkeën e qeverisë shqiptare në vitin 1995, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shpallur si zona e parë e mbrojtur sipas konventës Ramsar në Shqipëri.

“Ne shpresojmë që qeveria shqiptare do t’i përmbahet konventës,” përfundoi ai.

Kujtim Mersini nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri, PPNEA, u shpreh se spciet endemike në parkun Divjakë-Karavasta janë një pasuri e paçmueshme.

“Ky park ka mbrotjen më të madhe ligjore në Shqipëri,” tha ai, duke iu bashkuar thirrjes për mbrojtjen e zonës nga projektet e zhvillimit me intensitet të lartë.

Projekti i kompanisë Mbatex u prezantua në një seancë dërgjimore me banorët e zonës ne fund të muajit Prill në qytezën e Divjakës; megjithatë, aktivistët mjedisorë shprehen se kompania ka qenë e kursyer mbti detajet.

Olsi Nika, nga Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri- Eco Albania, u shpreh se vendimarrja për këtë projekt dhe informacioni i detajuar mungon. Për këtë shkat organizatat e shoqërisë civile pritet të përfshihen në një fushatë sensibilizuese me banorët e zonës, mbi ligjshmërinë e projektit, ndikimin që ai ka në Parkun Kombëtar, si dhe alternativat për një zhvillim të qendrueshëm të zonës.

“Resorti i planifikuar bie ndesh jo vetëm me ligjet për mbrojtjen e natyrës por gjithashtu nuk garanton zhvillimin e qëndrueshëm të zonës,” tha Nika. “ne besojmë se turizmi masiv, sidomos në këtë Park Kombëtar, nuk është pika më e fortë e Shqipërisë.  Për të qenë konkurrent me fqinjët, Shqipëria duhet të orientohet nga eko-turizmi,” përfundoi ai./BIRN Albania

Projekti betonizues i Behgjet Pacollit ‘kërcënon’ natyrën shqiptare

 

Pacolli kandidati i 50-të, ja kujt i liroi numrin 2

Periskopi.com Lajme

Në ora 24 të natës së kaluar ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Emrat nuk janë bërë të gjithë publik përderisa pritet që gjatë ditës së sotme të bëhen edhe ata të fundit.

Ndryshe Indeksonline mëson se është pikërisht lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili në renditjen e kandidatëve gjendet me numrin 50, përderisa parashihej që ai të ishte kandidati me numër dy.

Sipas të gjitha informacioneve Pacolli është renditur i 50-ti, vetëm e vetëm që t’i lirojë vendin kandidatit dhe nënkryetarit të partisë së tij, Korab Sejdiut.

Duhet përkujtuar që AKR ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Behgjet Pacolli do t’i bëjë shumë dëme LDK-së, thotë analisti

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Xhemal Ahmeti thotë se veprimet e njëpasnjëshme të Behgjet Pacollit do t’i bëjnë shumë dëme LDK-së.

“Së pari tha se Kosova duhet të suspendojë rrugën evropiane për 10-vjet. Kjo bie ndesh me objektivin kryesor të partisë së ish-presidentit Rugova që tanimë e udhëheq Hoti që është për BE. Pastaj aderoj në partinë e tij figura të PD-së Labinot Demin dhe Amir Ahmetin, të cilët janë për desekularizimin e shtetit në favor të një religjioni të caktuar”, thotë Ahmeti.

Sipas tij, mediat ruse dhe serbe qëllimisht e favorizojnë si dorë amerikane për t’ia rritur shanset kundër Haradinajt.

“Kursi i AKR-së bie në mënyrë ekstreme kundër parimeve të LDK-së dhe do të ketë pasoja të rënda. Me Lutfi Hazirin si ashtu të shënjuar pro interesave turke plus Pacollin barra bëhet e tepërt”, thotë Ahmeti.

Behgjet Pacolli gjeti pikën e dobët të Isa Mustafës, do përfaqësohet 45% në Qeveri

Periskopi.com Lajme

Aleanca Kosova e Re do të jetë 45 për qind e përfshirë në Qeveri në rast se fitojnë në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 11 qershor.

Partia e Behgjet Pacollit të martën lidhi koalicion me partinë e Isa Mustafës, që të shkojnë bashkë në zgjedhje.

Sipas draft-marrëveshjes që e posedon KosovaPress krerët e dy partive janë dakorduar që AKR ta ketë zëvendëskryeministrin e parë.

Ndërsa ndarja e resorëve qeveritar(ministrat, zëvendësministrat dhe emërimet tjera politike) bëhen bazuar në kriterin e përqindjes 55 për qind LDK dhe 45 për qind AKR.Por nuk është vetëm AKR-ja që shkon në zgjedhje bashkë me LDK-në.

Në listat për deputetë do të ketë edhe emra nga partia e sapoformuar Alternativa, e cila udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila e cila në AKR ka qenë zëvendëspresidente.

Kur u nda nga AKR dhe formoi partinë e vet, shefi i saj Behgjet Pacolli kishte thënë se ishte tradhtuar nga Kusari-Lila e cila Gjakovën e kishte fituar duke qenë kandidate e AKR-së.

Por sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli në një deklaratë për KP thotë se nuk ka pasur asnjë hidhërim me ish-bashkëpartiaken e tij.

Pacolli tha se zhvillimi ekonomik dhe heqja e vizave është arsye kryesore që i ka bashkuar AKR-në dhe LDK-në.

“Koalicioni i ri e ka për qëllim zhvillimin , anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe heqjen e vizave për qytetarë. Kjo është më e rëndësishmja dhe ky është koalicioni më i ri. Ka me qenë shumë i suksesshëm dhe do t’i fitojë zgjedhjet. AKR, gjithmonë është me zhvillimin ekonomik dhe në zhvillimin e shëndetësisë. Do ta kemi pjesën tonë brenda marrëveshjes LKD-AKR. Nuk jemi hidhëruar ne kurrë me askënd nuk kemi çka me u hidhërua dhe me u pajtua”, tha Pacolli.

Shefi i Shtabit Zgjedhor në AKR tha se ky koalicion është mirëpritur, por ka pasur edhe kritika.

Sipas Pacollit AKR është kritikuar edhe kur ka qenë duke qeverisur me PDK-në.

“Është mirëprit shumë prej qytetarëve të Kosovës , është mirëprit shumë nga diaspora. Kemi marrë shumë telefonata prej diasporës dhe kemi marrë përkrahje që do të vijnë edhe me votua ditën e zgjedhjeve. Është një koalicion i zhvillimit ekonomik. Unë mendoj që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Pacolli.

Sipas draft-marrëveshjes LDK-ja dhe AKR-ja pajtohen në parim që të bashkëpunojnë edhe në zgjedhjet e nivelit lokal, ndërsa specifikat do të përcaktohen me një marrëveshje të veçantë.

Analisti i njohur porosit AKR e Pacollit: Me çyçek s’kalohet pragu

Periskopi.com Uncategorized

Analisti Xhemal Ahmeti thotë se AKR nuk do të mund të kalojë pragun.

Sipas tij, partia nuk bëhet me tallava edhe nëse vesh rrobat e Nënë Terezës.

Ahmeti ka shkruar kështu dhe ia ka bashkangjitur edhe dy këngë të Labinot Tahirit.

Ky i fundit, është kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt./ Periskopi

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

ME ÇYÇEK NUK BËHET SHTETI

Çike çike jasha jasha nare nare … hyni në politikë dhe ju më flitni për shtet. Tmerr. Kurrë pragun AKR ta kalojë jo, harrojeni. Nuk bëhet partia me çike çike jasha jasha dhe çyçek edhe po i veshe teshat e nënë terezes …

 

Pacolli nuk e mohon se mund të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai në emisionin “Info-Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se në Prishtinë ka shumë punë dhe se ai nuk i frikësohet punës.

“Unë mendoj se është privilegj me qenë kryetar i Prishtinës. Po tingëllon bukur kjo gjë. Por, unë asnjëherë në jetë nuk e kam menduar që të kandidoj për të kryetar të kryeqytetit”, ka theksuar Pacolli.

Sipas tij, po të ekzistojë një variant i tillë (që ai të kandidonte), nuk do të frikësohej fare.

Pacolli ka dy fjalë për Ramush Haradinajn

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar vendimin për Ramush Haradinajn, të cilin gjykata në Colmar të Francës e ka shtyrë deri më 27 prill, ka thënë se është tronditës lajmi se Ramushi duhet të pres ende për të dëshmuar pafajësinë e vet.

Periskopi.com Lajme

Ai në facebook ka shkruar se Haradinaj është i pafajshëm dhe lirimi i tij nuk duhet të vihet në dilemë.

“Është tronditës lajmi se Ramushi duhet të pres ende për të dëshmuar pafajsinë e vet. Ai është i pafajshëm dhe lirimi i tij nuk duhet të vihet në dilemë. Ramush…po te presim!”, thotë Pacolli./ Periskopi

Pacolli tregon formulën e suksesit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka filluar të merret me thënie.

Periskopi.com Lajme

Madje, po shkruan vetë.

Ai kësaj radhe ka treguar se si duhet të jemi të suksesshëm.

“Punoni shumë, qëndroni pozitiv, dhe zgjohuni herët. Kjo është këshilla ime për sukses”, shkroi ai./ Periskopi

Serbia ende në shok pas lirimit të Haradinajt: Pacolli feston, shqiptarët “shkelin” me pare!

Mediat serbe dhe politika në Serbi janë bërë bashkë në “kukatjen” për lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës.

Periskopi.com Lajme

Qe nga momenti i lirimit të Haradinajt (lirim me kusht), si pushteti ashtu edhe mediat kinse liberale serbe janë hedhur në sulm për të akuzuar së pari Francën, pastaj SHBA-të, Shqipërinë e tërë lobin shqiptar për lirimin e Haradinajt, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, është një politikan tjetër kosovar të cilin mediat serbe qe nga arrestimi Haradinajt e mbajnë nëpër ballina. Bëhet fjalë për ish presidentin, Behgjet Pacollin, për të cilin në disa raste kanë thënë se ai po paguan dhe ka paguar për lirimin e Haradinajt.

“Pacolli feston. Shqiptarët paguajnë që Interpoli t’ia heqë fletarrestin Haradinajt”, kështu është titulli në numrin e sotëm të ballinës së gazetës më të madhe serbe, “Blic”.

Në këtë artikull përplot mllef dhe konspiracione ndaj shqiptarëve, Haradinajt dhe Pacollit, shkruan nder tjerash se “lobi shqiptarë e ka fituar betejën e parë për lirinë e Haradinajt, lideri i UÇK-së është liruar nga burgu, por mbetet në Francë deri te vendimi për ekstradim. Caku i ardhshëm i atyre (shqiptarëve) është anulimi i fletarrestit nga Interpoli”.

Në këtë tekst po ashtu janë përfshirë edhe deklarata e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, pastaj ka folur Obrad Kesiq, politikan serb që jeton në Serbi, etj.

“Ekzistojnë dy nivele të lobimit: njëri nga bashkësia shqiptare dhe tjetri nga diplomatët amerikanë. Në të dytin janë figura të rëndësishme si ish kongresisti, Xhozef Diogardi dhe kolegu i tij, Elit Engel”, thotë Kesiq.

“Lobimi shqiptar nuk është risi, kështu që nuk ka shqiptar i cili të paktën nuk i ka dhënë pesë euro për Ramushin në Hagë”, thotë analisti i njohur serb, Dushan Janjiq.

mediat-serbe

“Zoti e ndihmoftë Haradinajn sepse deputët nuk po e ndihmojnë”

Rezoluta për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së djeshme [10 janar] të jashtëzakonshme, do të ishte shpërblim për qytetarët të cilët në borë e në shi kanë dalë në protesta për këtë kauzë.

Periskopi.com Lajme

 

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në Rubikon të KTV-së ka thënë se është i zhgënjyer me atë se çfarë ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Sa njerëzit e donë z. Haradinaj, e kemi parë dje. Është një kritikë e ashpër ndaj të gjithë deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Shumë e kemi pritur dje një rezolutë sepse do të ishte rezolutë e dëshirave të qytetarëve të cilët në borë e në shi kanë dalë të protestojnë”, ka thënë Pacolli, raporton Koha.net.

“Zoti i ndihmoftë z. Haradinaj dhe me forcat e tij të mundohet e të del nga kjo situatë sepse nga deputetët, siç i kam parë dje në seancë, nuk ka ndonjë ndihmë të veçantë”, tha ai në fund.

Edhe AKR ka vija të kuqe për koalicion

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është i hapur për koalicion me AAK-në, mirëpo ai theksoi se ekzistojnë kushte.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se partia e tij është për një ekonomi liberale duke premtuar rritje ekonomike mbi 8%.

Pacolli, në një bisedë në Rubikon të KTV-së, foli për takimin që kishte me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku nënvizoi ristrukturimin e partisë, çka tha se do të ndodh në kongresin i cili do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

“I kam thënë se tash nuk jam i autorizuar të bisedoj për çështje të koalicionit, sepse prej kongresit që do të mbahet do të vendosim për lidershipin e ri të AKR-së. Neve nuk na pengon partneriteti me një parti, mirëpo ekzistojnë kushtet. Jo vetëm ndaj Haradinajt, por ndaj secilit”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

“Jemi për një ekonomi krejt liberale dhe e-tregut. Ne do të kursejmë shumë energji nga fushat tjera dhe do t’i zbatojmë te puna. AKR-ja do të garantojë rritje ekonomike mbi 8%. Kjo nuk do të bëhet nga Dogana por nga veprimtaritë ekonomike”, u shpreh ai.

Pacolli theksoi se ekzistojnë vijat e kuqe duke mos deklaruar se për cilin subjekt politik e ka fjalën.

Duke cituar thënien se nëse mashtrohesh për herën e dytë është mëkat, ai lë të kuptohet se fjala është për PDK-në.

“Kam vija të kuqe por nuk dua të prononcohem, nuk dua ta banalizoj. Por të besosh një herë dhe të mashtrohesh nuk është mëkat, por të mashtrohesh për dytën herë, je budalla”, ka thënë ai.

Behgjet Pacolli ndryshon fjalët, i jep edhe një javë kohë Enver Hasanit

Deklarata e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i kishte ofruar 1 milion euro për ndryshimin e vendimit kushtetues në kohën sa ishte president, i ka shkaktuar dëme të pariparueshme Pacollit.

Periskopi.com Lajme

 

Për këtë, Hasani duhet t’i kërkojë falje publike deri me datën 13 janar, raporton KTV.

Pacolli theksoi se Hasani tashmë ka pranuar denoncimin, duke e cilësuar këtë deklaratë si pafytyrësi dhe idiotësi. Më 20 janar, do të jetë ngjarja tjetër, të cilën do ta përcjellë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Mësohet sa para ia ofruan Enver Hasanit njerëzit e Pacollit, për vendim në favor të këtij të fundit (Video)

Ai për Rubikon bëri të ditur se ftesën për inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka pranuar nga protokolli i Shtëpisë së Bardhë.

Pacolli foli edhe rreth mundësisë së koalicionit, për çka tha se nuk është kundër atij me AAK-në, mirëpo theksoi se ekzistojnë kushte.

Reagon Pacolli: Nesër do të denoncoj Enver Hasanin për shpifje e gënjeshtra

 

Tash thuhet se Pacolli pranoi ftesë për pjesëmarrje në inaugurimin e Trump (Foto)

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-së.

Periskopi.com Lajme

Aktualisht kryetari i AKR-së, Pacolli, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni që do të mbahet në Uashington më 20 janar.

Klan Kosova nga burime të saja të afërta me Pacollin ka arritur që të sigurojë një fotografi të ftesës.

Po ashtu më poshtë e gjeni edhe konfirmimin e tij se ai do të jetë prezent atje, për të treguar mbështetjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës për Amerikën, dhe ato që ky vend ka bërë për pavarësinë e vendit.

Kjo është ftesa për Pacollin si dhe konfirmimi se do të jetë i pranishëm në inaugurim.

ftesa-pacolli

 

Reagon Pacolli: Nesër do të denoncoj Enver Hasanin për shpifje e gënjeshtra

Pas deklaratës së ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se njerëz të Begjet Pacollit i kishin ofruar atij 1 milion euro për të marrë vendim që e linte këtë të fundit në krye të shtetit, ka reaguar vetë Pacolli.

Periskopi.com Lajme

“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastësisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë nesër do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim”, ka shkruar Pacolli, përcjell Koha.net. “O Zot… kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, ka thënë Pacolli.

Mësohet sa para ia ofruan Enver Hasanit njerëzit e Pacollit, për vendim në favor të këtij të fundit (Video)

Kur Enver Hasani rrëfehet: Pas gjashtë vitesh flet se si Pacolli u bë president

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani foli për një takim që e pati me tashmë presidentin, Hashim Thaçi.

Periskopi.com Lajme

Ai tregon se si Thaçi i kishte thënë se Hasani i kishte premtuar ambasadorit Dell se vendimi për rastin Pacolli do të jetë i kundërt.

“Hashim Thaci më tha se gjoja unë i kam premtuar ambasadorit Dell se vendimi për Pacollin do të jetë i kundërt dhe unë i thashë që nuk është ashtu sepse e kam pasur një bisedë të pakëndshme me Dell-in në një bisedë telefonike. I kam thënë vendimmarrja është kolektive dhe ata që më njohin e din që nuk rrej”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV-së.

Tutje Hasani thotë se ambasadori i atëhershëm Dell i tha se po mendojnë që ta bëjnë Jakup Krasniqin kryetar dhe ajo kurrë nuk mund të ndodhë, për çka Hasani thotë se i tha që kjo nuk qëndron.

“Në mbrëmje doli Krasniqi dhe tha se nuk mundet me na tregu Enver Hasani se a rrinë deputetët apo çka duhet të bëjnë pas vendimit dhe pastaj e kanë qarkulluar këtë për diskreditim”, ka thënë Hasani.

Hasani thotë se pas takimit që pati me Thaçin, kur u fut në makinë, i tha personit që ishte me të se Thaçi i dinte më mirë rastet e Hasanit se vetë ai.

Hasani thotë se gjatë detyrës si kryetar është ndjerë i kërcënuar por jo edhe i shantazhuar.

Behgjet Pacolli bëri premtim elektoral, Ramiz Lladrovci nuk ia lejon ndërtimin e fabrikës në Drenas

Periskopi.com Video

Pacolli: Do t’i dal në ndihmë civilëve në Aleppo

Kryetari i AKR-së dhe milioneri Behgjet Pacolli ka deklaruar se do t’i ndihmojë civilëve në Aleppo.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nuk po mund të qëndroj indiferent ndaj gjendjes aktuale në Siri. Pamjet e fundit nga Aleppo janë sinonim i dobësisë njerëzore, ato tregojnë se egoja e njeriut për pushtet nuk njeh limite.

Pushteti po ushqehet me gjakun e njomë të fëmijëve të pafajshëm, që në gjendje normale do të ishin e ardhmja e vendit.

Popullata civile në atë vend ka mbetur pa shpresë dhe pritjen e vetme që ka është momenti se kur do të vdesin. Kjo është e pafalshme, e papërsëritshme dhe e tmerrshme!

Këto ditë jam angazhuar maksimalisht që nepërmjet fondacionit tim t’i dal në ndihmë popullatës civile në Aleppo. Është më e pakta që mund të bëj në këto rrethana të vështira.

Populli ynë që ka përjetuar historikisht tragjedi dhe ka qenë viktimë e krimeve ndaj njerëzimit i përjeton shumë rëndë ato pamje. Plagët tona janë ende të hapura”, ka shkruar Pacolli.