bedri-nika_223238-1

Kjo është shtëpia e kandidatit të LDK-së për Drenasin, e xhiruar nga droni (Video)

KALLXO.com i ka xhiruar me dron shtëpitë e të gjithë kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit më 4 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo është shtëpia e kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës, Bedri Nika.

Këtë shtëpi shumëkatëshe në Drenas, Bedri Nika e ndan bashkë me të vëllanë.

Dy katet e para të kësaj shtëpie përdoren si lokale ndërsa katër katet e larta përdoren për banim.

Një profil më i gjerë i kandidatëve për kryetar të Drenasit do të jepet të premten në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra që do të transmetohet në orën 21:20 në Televizionin 21.

 

bedri-nika_223238-780x439

Edhe Bedri Nika beson se do të fitojë në Drenas: Tabunë e qeverisjes së PDK do ta thyejnë qytetarët

Bedri Nika, kandidati për kryetar të Drenasit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka treguar arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë atë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën atje.

Periskopi.com Lajme

“Ne i ofrojmë një program zhvillimor Drenasit dhe besojmë se PDK nuk do të dalë fituese nga këto zgjedhje”.

“Janë tri arsye që duhet të votohet LDK, mirëqeverisja, arsimimi dhe një shëndetësi e kualitetit europian”.

“Kjo do të arrihet me LDK dhe besoj se qytetarët do të votojnë për mirëqenien e tyre”.

“Tabunë e qeverisjes së PDK do ta thyejnë qytetarët”.

“Ndryshimi shihet se është duke ardhur. Kemi mbështetje të elektoratit të LDK-së në Drenas por edhe qytetarëve të tjerë”.

“Të gjithë janë lodhur nga premtimet e kota të partisë në pushtet. Qytetari ka vendosur që të ardhmen e fëmijëve dhe të vetën t’i besojnë kësaj radhe LDK-së”.

Këto komente Nika i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës, duke thënë se ai do ta ketë edhe mbështetjen e Qeverisë së Isa Mustafës dhe kryetarit të LDK-së.

“Është privilegj që i takojmë partisë qe e drejton Mustafa”.

“Duke parë sukseset e qeverisë Mustafa atëherë është ndihmë pasi edhe qytetarët e dinë vendosmërinë e LDK-së që t’i ndihmojë qytetarët”.

“LDK bazohet në projekte zhvillimore të paraplanifkuara dhe nuk ka asgjë të rastit, kurse hapja e fabrikave atje tash është vetëm për fushatë”.

“Shpresojmë shumë se në rishikimin e buxhetit vitin e ardhshëm do të kemi projekte zhvillimore për Drenasin”.

“Gurthemelet e kohës së tanishme janë flluska që i merr era. Ato nuk janë serioze”.