lewandowski

Më në fund zbulohet, Lewandowski marrëveshje me këtë super-klub

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski ka vendosur të ardhmen e tij pasi e përditshmja gjermane “Kicker” ka zbuluar rinovimin e polakut me klubin gjerman, shkruan Syri.net.

Periskopi.com Sporti

“Lewandowski do të rinovojë kontratën aktuale me Bajernin e Mynihut deri në vitin 2021. Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës nuk do të vonohet dhe pritet të kryhet ditët e ardhshme”, shkruan “Kicker”.

Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga agjenti i sulmuesit, i cili theksoi se palët janë drejt marrëveshjes.

“Klubi ka konfirmuar zyrtarisht interesin për të rinovuar me Lewandowskin. Palët janë drejt marrëveshjes dhe ditët e ardhshme pritet finalizimi, tregohuni më të duruar”, u shpreh Maik Barthel.

Kujtojmë që Lewandowski aktualisht ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2019 por gjermanët po kërkojnë të blindojnë polakun për shkak se të interesimit të madh nga Real Madrid.

ronaldo-bayern

Ronaldo-Bayern, a mund të ndodhë kjo?

Mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka shprehur dëshirën që ta sheh Cristiano Ronaldon te skuadra nga Allianz Arena.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të donte ta kishte portugezin në skuadër, për faktin se ylli i Real Madridit shënon 50 gola në një sezon.

“Cristiano nuk është një sulmues qendror, por ai dëshiron të luajë më afër zonës. Ai ka intuitë se ku do të shkojë topi, shumë gola janë shënuar me prekjen e parë”, ka thënë Alonso.

“Për sa kohë që ai shënon nga 50 gola, do të doja të kishim dikë si ai këtu. Numrat e Cristiano janë të mahnitshme, të padiskutueshme. Do të dëshiroja të ishte në Bayern Munich”, shtoi ai. /Periskopi.com

ancelotti2

E pabesueshme, Bayerni shkarkon Ancelottin?

Humbja e Bayern Munichut kundër Rostovit ka vënë në diskutim të ardhmen e Carlo Ancelottit në këtë skuadër.

Periskopi.com Sporti

“Corriere dello Sport” shkruan se ndeshja e ardhshme në Bundesligë kundër Bayer Leverkusenit mund të jetë një duel vendimtar për postin e tij, shkruan Albeu.

Kritikët e Ancelottit e fajësojnë për modulin e lojës, dështimin për të përmbysur një ndeshje në disavantazh dhe raportin jo të mirë me ekipin në dhomat e zhveshjes.

Bayern Munich ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme nga Borussia Dortmund në Bundesligë dhe Rostov në Ligën e Kampionëve.

bayern-munich-vs-werder-bremen

Lajme shumë të këqija për Bayernin

Bayern Munich nuk mund të llogarisë në tre yje për sfidën e së mërkurës ndaj Rostovit në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Arjen Robben, Arturo Vidal dhe Javi Martinez, janë tre yjet që do t’i mungojnë bavarezëve në përballjen e së mërkurës.

Të tre futbollistët në fjalë janë ndër kryesorët në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti. /Periskopi.com

bayern-munich-vs-werder-bremen

Zyrtare: Bayerni tronditet para derbit me Dortmundin

Bayern Munich ka marrë lajme shumë të këqija para derbit të nesërm ndaj Borussia Dortmund.

Periskopi.com Sporti

Tre yje të bavarezëve do të mungojnë në sfidën e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:30.

Arjen Robben, Javi Martinez dhe Kingsley Coman nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj verdhezinjve, konfirmon trajneri Carlo Ancelotti.

“Tre lojtarët nuk do të jetë nesër në dispozicion: Arjen Robben, Javi Martinez dhe Kingsley Coman”, ka thënë Ancelotti. /Periskopi.com

ancelotti-guardiola

Bayerni do bëhet më i mirë me Ancelottin sesa me Guardiolan

Giovanni Trapattoni ka mbështetur bashkëkombësin e tij, Carlo Ancelotti, në punën si trajner i Bayern Munich.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se Ancelotti po bënë më mirë punën te bavarezët sesa paraardhësi i tij, Pep Guardiola.

“Bayerni tashmë është duke luajtur një lojë ndryshe nën drejtimin e Carlo, për dallim nga koha e Guardiolas”, tha Trapattoni.

“Bayerni do të jetë edhe më dominues dhe më i suksesshëm nën drejtimin e tij. Carlo ka një shans të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin”. /Periskopi.com

vidal-pogba

Ylli i njohur rikthehet te Juventus?

Tifozët e Juventusit kanë arsye të jenë të gëzuar, pasi nëpër mediat europiane po shkruan se një ish-yll i kësaj skuadre mund të rikthehet.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

Calciomercato shkruan se kiliani e dëshiron rikthimin te bardhezinjtë, prej të cilëve u largua në vitin 2015 për shifrën e 40 milionë eurove.

Futbollisti në fjalë nuk ka arritur të tregojë formën e duhur te bavarezët dhe rikthimi i tij te skuadra torineze mund të ndodhë së shpejti. /Periskopi.com

hysaj

Hysaj te klubi i madh për 50 milionë euro?

Bayern Munich është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

Periskopi.com Sporti

Fichajes shkruan se bavarezët e duan me çdo kusht 22-vjeçarin.

Madje, raporti sqaron se klubi nga Allianz Arena është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të shkodranit, e cila arrin shifrën e 50 milionë eurove. /Periskopi.com

bayern-munich-vs-werder-bremen

Lajm shumë i keq për Bayern Munich

Bayern Munich dhe tifozët e kësaj skuadre kanë marrë një lajm shumë të keq.

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i kësaj skuadre, Philipp Lahm nuk e ka përjashtur mundësinë e pensionimit nga ky sport në fund të këtij sezoni.

Gjermani ka edhe pak më shumë se 18 muaj kontratë me bavarezët.

“Unë nuk do të përjashtoja asgjë”, deklaroi Lahm.

“Unë kam folur rreth kësaj nëntë muaj më parë dhe asgjë nuk kam ndryshuar mendim rreth kësaj”. /Periskopi.com

isco

Isco drejt Bundesligës?

Ylli i Real Madridit, Isco tani është edhe në radarin e gjigantit bavarez, Bayern Munich.

Periskopi.com Sporti

Sunday Express raporton se pas Tottenhamit tani Bayerni dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi i Spanjës dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu pasi ka bërë vetëm nëntë paraqitje në këtë sezon nën menaxhimin e Zinedine Zidane, dhe është synimi kryesor i Tottenhamit për afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

hummels

Bayerni dështon ndaj Hoffenheim

Bayern Munich nuk ka arritur të fitojë përballë Hoffenheim.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka barazuar me rezultat 1:1.

Demirbay kaloi mysafirët në epërsi duke shënuar në minutën e 16 pas asistimit nga Amiri. Ai la të shtangur portierin e Bayernit, Neuer me një goditje të fuqishme.

Bayernit një pikë ia siguroi Zuber duke shënuar autogol në minutën e 34.

Edhe pas barazimit Bayerni vazhdon të jetë lider me 24 pikë.

Bayern-Munich-players-saluting

10 skuadrat me posedimin më të madh të topit

Bayern Munich është skuadra me posedimin më të madh të topit në Europë.

Periskopi.com Sporti

Pas gjigandit bavarez renditet një klub tjetër gjerman.

Bëhet fjalë për Borussia Dortmund, ndërsa në vendin e tretë renditet Barcelona.

 

Lista e plotë:

Bayern Munich 69.3%

Borussia Dortmund 69.2%

Barcelona 68.4%

Paris Saint-Germain 66%

Manchester City 65%

Sevilla 63.2%

Liverpool 61.4%

Fiorentina 60%

Tottenham Hotspur 59.6%

Borussia Monchengladbach 59.5%   /Periskopi.com

navas

Këto skuadra janë kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve (Foto)

Ka përfunduar xhiroja e katërt e fazës së grupeve dhe tashmë disa skuadra kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Periskopi.com Sporti

Nga grupi A kanë kaluar Arsenal dhe PSG të cilat janë me pikë të barabarta me nga dhjetë pikë.

Në grupin tjetër, D, nuk ka pasur befasi pasi që skuadrat si Atletiko Madrid dhe Bayern Munich kanë siguruar kalimin e më tutjeshëm në Ligën e Kampionëve. ‘Los Colchoneros’ prijnë me 12 pikë ndëersa gjermanët kanë 9 pikë në vendin e dytë.

Sonte e ka marrur biletën për në fazën tjetër edhe një tjetër skuadër gjermane pas fitores së Borussia Dortmund 1-0 ndaj asaj portugeze Sporting CB. /Periskopi.com

ucl

ATL

Katër ekipe siguruan kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Arsenali, Atletico Madridi, Bayerni dhe PSG kanë siguruar fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ekipet kanë marrë pikë të mjaftueshme pas xhiros së katërt në fazën e grupeve, aq sa nuk rrezikojnë dy pozitat e para që kalojnë grupin.

Arsenali dhe PSG kanë nga 10 pikë në Grupin A, nëntë më shumë se dy ndjekësit Baseli e Ludogoretsi teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

Situata e njëjtë është edhe në Grupin D, ku Atletico ka 12 pikë e Bayerni 9. Dy ndjekësit tjerë kanë nga një pikë dhe nuk mund të arrijnë asnjërin ekip. /Periskopi.com

LEWA

Bayern kalon me vështërsi PSV (Video)

Bayern Munich i'u është dashur të përmbys rezultatin për të arritur fitore ndaj PSV.

Periskopi.com Sporti

Bayerni u befasua nga vendasit në minutën e 14′ ku shënuan golin e avantazhit përmes Santiago Arias.

Bavarezët filluan të sulmojnë më shumë drejt portës së holandezëve ku arritën të kthejnë gjithçka në favor të tyre përmes polakut Lewandowski.

Golin e parë e realizojë nga pika e bardhë në minutën e 34′ derisa të dytën e realizojë në të 74-të’ nga një asistim i David Albas. /Periskopi.com

LEWA

Bayerni barazon rezultatin përmes Lewandowskit (Video)

Bayerni e ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj PSV Eindhoven në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ishte Robert Lewandowski realizator, i cili shënoi në minutën e 34-të nga pika e bardhë. /Periskopi.com

santiago-arias-psv_1gcr1kr9z5yci1tefmkwb55wm3

PSV në epërsi prej 1-0 ndaj Bayern Munich (Video)

PSV ka kaluar në avantazh ndaj skuadrës bavareze.

Periskopi.com Sporti

Ishte Santiago Arias, i cili në minutën e 14-të kaloi skuadrën e tij në epërsi pas një goli me kokë. /Periskopi.com

bayen

Formacionet zyrtare: PSV-Bayern Munich

Skuadra holandeze, PSV do të pret skuadren bavareze Bayern Munich në kuadër të grupit D të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga italiani Carlo Ancelotti pothuajse është e kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ku renditet e dyta me gjashtë pikë dhe nëse arrin të fitojë sonte atëherë do të sigurojë kalimin e grupit. Takimi i parë përfundoi me rezultat 4-1 në favor të bavarezëve.

PSV nga tre ndeshje ka vetëm një barazim dhe dy humbje. Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

PSV: 

ATL

Bayern Munich: Neuer; Lahm, Hummels, Boateng, Alaba; Kimmich, Xabi Alonso, Vidal; Müller, Lewandowski, Robben. /Periskopi.com

lewandowski

Lewandowski: Jemi afër marrëveshjes për kontratë

Robert Lewandowski ka përfunduar serinë e ndeshjeve pa gol, duke shënuar dy herë në takimin kundër Augsburg.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi polak kishte një seri prej pesë ndeshjeve pa tundur rrjetat e kundërshtarve, por kjo nuk e ka penguar klubin bavarez që të zgjidhë sa më shpejtë situatën e kontratës të polakut.

“Nuk kam nënshkruar ende, por së shpejti do të vjen konfirmimi zyrtar rreth kësaj çështje”, ka thënë polaku për TZ.

Besohet se Bayerni do të hap negociatatat për kontratë edhe me holandezin Arjen Robben për mundësinë e vazhdimit të kontratës. /Periskopi.com

ronaldo

Bayern Munich tallet me stilin e Ronaldos (Foto)

Cristiano Ronaldo publikoi një foto nga sesioni i fundit i realizuar në ambient të hapuar.

Periskopi.com Sporti

Me trupin perfekt dhe veshje të thjeshtë, Ronaldo ka realizuar sesionin e ri për një prej kampanjave të tij të reja promovuese.

Sidoqoftë, kjo foto nuk kaloi as pa kritika dhe tallje.

ronaldo1

Llogaria e Bayern Munich në Twitter ka përdorur një të qeshur të Javi Martinez, për t’u tallur me stilin e Ronaldos.

martinez