bayern-munich-vs-werder-bremen

Besiktas dëshiron shërbimet e yllit të Bayern Munchen

Gjigandi turk, Besiktas është duke shfaqur interesim për mesfushorin holandez të Bayern Munchen, Arjen Robben.

Periskopi.com Sporti

Besiktas në vitet e fundit ka nënshkruar me futbollist të kalbrit botëror dhe së fundmi ka vendosur të shikojë mundësinë për të transferuar anësorin e bavarezëve  Robben në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra kampione e Turqisë ka ndarë gjashtë milionë euro për të siguruar shërbimet e Robbenit.

robben
Arjen Robben, Bayern Munchen

Transferimi mund të realizohet pasi që 32-vjeçari nuk po gjen shumë hapësirë në ekipin bazë të bavarezëve prej që drejtimin e kampionit të Bundesligas e ka marr italiani, Arjen Robben. /Periskopi/

ribery

Zyrtare: Ribery vazhdon kontratën edhe për një sezon

Klubi gjerman Bayern Munchen ka konfirmuar se kanë rinovuar me anësorin francez, Franck Ribery.

Periskopi.com Sporti

Kontrata e Ribery skadon në fund të këtij sezoni por klubi bavarez dhe trajneri italian Ancelotti kanë vendosur për t’ia vazhduar kontratën edhe për një sezon deri në vitin 2018.

33-vjeçari është pjesë e klubit gjerman që nga sezoni 2007/08 ku është paraqitur në 333 ndeshje duke shënuar 108 gola në fanelën e bavarezëve. /Periskopi/

bayern

Bayern Munchen rigjenë rrugën e fitores, mposhtë Leverkusenin

Pas dy humbjeve me radhë në të gjitha garat, Bayern Munichu i është kthyer fitoreve, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 2 me 1.

Periskopi.com Sporti

Kampioni gjerman nisi mirë takimin kur Thiago Alcantara realizoi në minutën e 30 për 1 me 0, derisa turku Hakan Calhanoglu barazoi pesë minuta më vonë.

Mbrojtësi Hummels realizoi në minutën e 56 për rezultatin përfundimtar 2 me 1 në këtë takim.

Bayerni me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 27 pikë, tri më pak se Leipzigi në pozitën e parë.

admiri

Formacionet zyrtare: Bayern Munchen – Bayer Leverkusen

Bayern Munchen e pret sonte Bayer Leverkusen për të zhvilluar derbin e xhiros së dymbëdhjetë të Bundesligës gjermane.

Periskopi.com Sporti

Ekipi bavarez do të mundohet të shënojë fitore pas asaj humbje në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve nga Rostov.

Këto janë formacionet zyrtare:

Bayern Munchen: Neuer; Lahm, Martinez, Hummels, Alaba; Thiago, Alonso, Kimmich; Costa, Lewandowski, Müller.

Bayer Leverkusen:

ara

boa_1479978627-3989874

Boateng kritikohet dhe tallet nga Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge nuk është ndarë i kënaqur me përformancën e mbrojtësit gjerman, Jeroman Boateng.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Bayern Munichu, Jerome Boateng ishte fajtori kryesorë për humbjen 3:2 nga Rostov në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ish anëtari i Manchester City duhet të harrojë sa më shpejtë këtë përformancë, pasi ishte ai fajtori kryesor për dy golat e parë që Bayerni i pranoi, ku edhe u zëvendësua nga Carlo Ancelotti.

teng
Jerome Boateng, Fc Bayern Munchen

Kjo paraqitje e dobët është vërejtur edhe nga kryetari i skuadrës Karl-heinz Rummenigge, i cili tha se Boateng duhet të qetësohet.

“Boateng duhet të qetësohet. Ka kaluar shumë kohë që nga vera. Do të ishte mirë për të dhe për skuadrën që ai të mos rrëzohej aq shpesh”, tha Rummenigge për agjencinë. /Periskopi.com/

ancelotti-cropped_13kp81iim5mg4102bh3owrsge1

Ancelotti: Nuk e nënvlerësuam Rostov-in

Trajneri italian i bavarezëve, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ekipi i tij e kishte marr seriozisht ndeshjen ndaj ekipit rus.

Periskopi.com Sporti

Tekniku italian beson se më shumë i kanë kushtuar gabimet se sa mos serioziteti i skuadrës në takimin e sotëm. Rostov përmbysi rezultatin nga 0-1 në 3-2 për të fituar ndaj Bayernit.

“Ne nuk e kemi nënvlerësuar Rostov-in” tha Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

“Ne nuk patëm paraqitje të mirë, ky është shkaku i humbjes, në pjesën e dytë ne gabuam shumë. Për momentin jemi në momente të këqija” përfundoi Ancelotti.

Bayern është në krizë të rezultatësh pasi që është mposhtur edhe nga Borussia Dortmund në javën e fundit në Bundesligë. /Periskopi.com/

 

download

Shokohet Bayerni, mposhtet nga Rostov (Video)

Bayern Munchen është mposhtur nga skuadra ruse, Rostov me rezultat 3-2.

Periskopi.com Sporti

Gjithçka filloi mirë për mysafirët pasi ishin ata që dominuan deri në minutën e 35’ ku kaluan në epërsi përmës Douglas Costa.

Reagimi i skuadrës vendase nuk vonoi dhe barazuan rezultatin përmes Serdar Azmoun në minutën e 44’. Që nga kjo minutë bavarezët humben kontrrollin e lojës, pasi që skuadra ruse shënoi golin e avantazhit në minutën e 51’, por reagimi i Bayernit nuk vonoi të cilit barazuan përmes Juan Bernat.

Vendimtar per Rostov u treguan Noboa i cili shenoi ne minutën e 62′.

Bayern ka siguruar kualifikimin ndërsa Rostov po lufton per poziten e tretë që dërgon në Europa League. /Periskopi.com/

bayern-munich-vs-werder-bremen

Lajm i keq për Bayern Munchen

Portieri gjerman, Manuel Neuer, nuk ka udhëtuar me skuadren bavareze për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Neuer edhe pse zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Dortmund, ai gjatë stërvitjes së fundit ka pasur probleme muskolore.

Bayern Munchen tashmë veq është kualifikuar për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /Periskopi.com/

neuer
Manuel Neuer, Bayern Munchen
bayern-munich-vs-werder-bremen

Manchester United kërkon yllin e Bayern Munchen

Manchester United janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Bayern Munchen, David Alaba

Periskopi.com Sporti

‘Djajët e kuq’ mendojë të përforcohen në krahun e majtë të mbrojtjes pasi që anglezi Luke Shaw është duke pasur probleme të vazhdueshme me fitnesin e tij dhe lëndimet, gjë që e ka irrtuar trajnerin portugez Jose Mourinho.

Mbrojtësi që u rrit nëpër kategorit më të vogla të Bayernit është përcjellur nga United më shumë gjatë ndeshjeve me kombëtaren e tij, Austrinë.

Përveq Manchester United, edhe Real Madridi është në ndjekje të tij. /Periskopi.com/

David-Alaba-Manchester-City-722310
David Alaba, Bayern Munchen

Dortmundi fiton derbin ndaj Bayernit (Video)

“Klasikja gjermane” ka nxjerr fitues skuadrën e Dortmundit, e cila ngushton diferencën e pikëve me Bayernin.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Thomas Tuchelit arriti të marrë pikët e plota falë golit të shënuar nga Aubameyang në minutën e 11 nga një asistim i Gotzes, raporton Koha.net.

Me këtë fitore Dortmundi tani ka 21 pikë, tre më pak se Bayerni që mban vendin e dytë në Bundesligë.

hummels

Hummels: RB Leipzig kandidat serioz për titull

Mbrojtësi i Bayern Munich, Matts Hummels ka thënë se Leipzig mund të fitojë ligën nëse Bayerni vazhdon të humb pikë.

Periskopi.com Sporti

Lepizig është duke shkëlqyer në sezonin e tyre të parë në Bundes Ligë. Ata janë konkurentët e vetëm më të afërt të bavareve deri më tani në kampionatin gjerman.

“Nëse ne vazhdojmë të lëshojmë pikë atëherë, Lepizig mund të fitojë ligën. Çdo gjë që kam parë te ekipi tyre më ka bindur. Luajnë lojë ofanzive dhe din të mbrohen mirë. Ata kanë çdo gjë që një kampion mund të ketë.

Ralph Hasenhuttl (trajneri i Lepizig) ka bërë më mirë se çfarë është pritur në çdo ekip që ka qenë. Ata më kujtojnë Dortmundin kur fituam ligën dy herë” – ka thëne Hummels. /Periskopi.com

koman

Ancelotti: Mohon zërat për kthimin e Coman në Juventus

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka refuzuar kategorisht zërat për një rikthim të, Kingsley Coman në Juventus.

Periskopi.com Sporti

Coman ishte transferuar në vitin 2015 në Bayern Munchen nga ‘Zonja e Vjetër’ në formë huazim, me mundësi blerje për 18 milionë euro.

Anësori francez sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët e pa prekshëm te ‘bavarezët’ nën urdhërat e ish trajnerit të Bayern Munchen, Pep Guardiola, por nën drejtimin e italianit nuk ka arritur të bëjë të njëjtën pasi ka startuar vetëm në 6 ndeshje, ky dy si zëvendësues.

“Coman? E ardhmëja e tij është në Bayern, tha Ancelotti për Tuttosport.

“Ne të gjithë kemi shpresat te ai, do të jetë një lojtar i madh për Bayernin”, përfundoi tekniku italian. /Periskopi.com