Basri Musmurati

Basri Musmurati kërcënon me zgjedhje

Basri Musmurati, Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së ka thënë se Demarkacioni duhet të kalojë pasi kështu ecet përpara me proceset integrues në vend.

Periskopi.com Lajme

Thotë se asnjë parti politike nuk e marrim si konkurrent serioz.

Ai ka theksuar se PDK për këtë çështje ka një mendim homogjen dhe ka një vendim të kryesisë për që të votojnë unanimisht këtë marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi.

Derisa për koalicionin me LDK-në ai tha se është stabil dhe nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje për çështje programore.

Sekretari i PDK-së ka thënë se njëherë për njëherë vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme ngase koalicioni është stabil, por edhe se për çështje të caktuara edhe i ka votat për miratimin e ligjeve në Kuvend.

Por ai ka thënë se nëse ndodhin, këto zgjedhje atëherë PDK është e gatshme edhe për zgjedhje ngase ky subjekt politik ka një strukture jashtëzakonisht mirë të organizuar dhe nuk ka ndonjë vend që s’ka nëndegë e seksion të PDK-së.