auto_bashko1481398877

Fitojnë Prishtina e Bashkimi

Sigal Prishtina dhe Bashkimi i kanë fituar duelet përkatëse në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së basketbollit.

Periskopi.com Sporti

Bardhekaltrit e mposhtën pa problem Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 103:86 (29:31, 33:17, 21:31 e 20:7), kurse prizrenasit ishin më të mirë se fqinji i tyre, Golden Eagle Ylli, ndaj së cilit fituan 96:57 (22:22, 17:10, 23:15 e 34:10), shkruan zeri.info

Trepça e ka mundur të premten Rahovecin 79:73, kurse Peja luan sot me Kerasan Prishtinën nga ora 14:00.

bashkimi

Bashkimi shumë i fortë për Vëllaznimin

Bashkimi ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligë.

Periskopi.com Sporti

Ekipi i tranjerit Dragan Radovic, ka harruar shpejt humbjen e para dy ditëve në Ligën Ballkanike ndaj Kumanovës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 85-59.

Për ‘portokallinjtë’ lojtari më i dalluar në këtë takim ishte Mikaile Tmusic, që e mbylli takimin me 20 pikë, i ndihmuar edhe nga Kayel Locke me double-double prej 14 pikëve dhe 15 kërcimeve.

Bashkimi me këtë fitore ngjitet në pozitën e parë në tabelë me 6 pikë, por që ka një ndeshje më shumë se skuadrat tjera, derisa Vëllaznimi vazhdon ende pa fitore në këtë kampionat. /Periskopi.com

BC Sigal Prishtina - KK Kumanovo 2009 (6)

Nesër fillon Liga Ballkanike për Sigal Prishtinën, Bashkimin dhe Pejën

Ekipi debutues nga Kosova në Ligën Ballkanike këtë stinor, Trepça, hapi me disfatë stinorin e ri, duke u mposhtur nga Tirana mbrëmë në “Asllan Rusi”.

Periskopi.com Sporti

Skuadrat tjera kosovare Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ia nisin stinorit nesër mbrëma (e mërkure).

 

Prej tyre, vetëm Peja është vendase, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi janë mysafire. Peja pret ekipin e fortë maqedonas, Feni Industries në “Karagaç” (19:30) që do të jetë edhe dueli i parë i verdhezinjëve para shikuesve të vetë këtë stinor (në Superligë Peja ia nisi si mysafir ndaj Yllit).

 

Sigal Prishtina udhëton në Bullgari, ku do të ndeshet ndaj Beroes (17:00), ndërsa Bashkimi në Maqedoni, ku takohet me Kozuvin (19:00).

 

Sonte luhet vetëm një ndeshje në BIBL, ndërmjet Kumanovës dhe Teodos