Ruairi O'COnnell

O’Connell: Demarkacioni nuk është kusht i BE-së, por i Shengen-it (Video)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell ka thënë se kërkesa që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për liberalizimin e vizave, nuk ka qenë kërkesë specifike e Bashkimit Evropia

Periskopi.com Lajme

Ai këtë e tha në një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, ku tha se kërkesa vjen në mënyrë specifike nga anëtarët e Zonës “Schengen”

“Nuk ka qenë kërkesa bash e Bashkimit Evropian, ka qenë kërkesë e grupit të ‘schengen’për liberalizimin e vizave dhe ne nuk jemi anëtarë të këtij grupi”, tha O’Connell.

O’Connell edhe një herë ngriti zërin ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, për të cilin tha se është kulturë që të veprohet kësisoj.

“Në secilin nivel, deri zyrtarët më të ulët në sektorët publike ka manipulime e kërkesa, jo vetëm nga subjektet politike, por kjo është kultura që nëse jeni i lidhur me dikë, duhet ta punësosh dikë tjetër”, tha ai. /Telegrafi/

donald-tusk-reuters_625x372_71436781998

Tusk: Sanksionet ndaj Rusisë me siguri do të shtyhen

Udhëheqësi i trupit ekzekutiv të Bashkimit Evropian thotë se ai pret që sanksionet ndaj Rusisë të shtyhen vitin e ardhshëm, por një gjë e tillë do të jetë vështirë e arritshme në të ardhmen.

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka bërë këtë koment gjatë një interviste të transmetuar më 1 dhjetor nga televizioni polak, TVN24.

Ai ka thënë që Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur atë që të ruajë qëndrim të bashkuar ndaj veprimeve ushtarake ruse gjatë viteve të fundit.

Ai thotë që beson se sanksionet do të shtyhen edhe një herë në muajin janar, për periudhën e zakonshme prej gjashtë muajsh.

Por, ai gjithashtu ka vlerësuar se zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve do e bëjë më të vështirë ruajtjen e unitetit të perëndimit ndaj Rusisë.

“Unë besojë që pas zgjedhjeve (në SHBA) dhe fitores së Donald Trump, do të bëhet më e veshtirë që të ndërtohet një politikë të qartë të perëndimit drejt Rusisë”, ka thënë Tusk.

Trump gjatë fushatës ka mbajtur qëndrim më pajtues drejt Moskës.

Në Francë, ku shumë vëzhgues po presin që presidenti i ardhshëm të zgjidhet ish kryeministri Francois Fillon, i cili gjithashtu ka avokuar për më shumë bashkëpunim me Rusinë.

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti thotë se Bashkimi Evropian s’ka kohë ta presë Kosovën

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se nëse Kosova dëshiron liberalizimin e vizave dhe integrimin e saj të plotë evropian duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Periskopi.com Lajme

Në intervistën për Epokën e Re, Haliti ka thënë se BE-ja nuk ka kohë ta presë Kosovën derisa t’i përmbushë kriteret e kërkuara.Ai ka theksuar se nëse Kosova i kryen detyrat askush nuk ia ndalon liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.

Sipas tij, në këtë çështje Kosova shpeshherë e fajëson BE-në pa të drejtë.Haliti nuk ka shprehur optimizëm nëse do të ndodhë liberalizimi këtë vit.“Janë disa arsye që tani është vështirë për ta zënën hapin që kemi humbur gjatë vjeshtës. Një ndër arsyet është se në vitin tjetër shtetet kryesore të BE-së kanë zgjedhje”, është shprehur Haliti.

gunther-krichbaum

Gjermania: Nuk hapim negociatat me Shqipërinë

Bashkimi Evropian nuk do të hapë në dhjetor negociatat me Shqipërinë.

Periskopi.com Lajme

Lapsi.al mësoi se Gjermania ka kërkuar zbatimin e 7 kushteve, përveç 5 prioriteteve. Këto kushte do të bëhen të ditura sot në një konferencë për shtyp në Tiranë nga kreu i Komisionit për Çështjet Evropiane ne Bundestag, Gunther Krichbaum.

Burime të Lapsi.al thanë Berlini ka arritur në konkluzionin se Shqipëria s’ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave.

5 prioriteteve do t’u shtohen lufta kundër drogës, lufta kundër krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit apo lufta kundër korrupsionit.

Ky qëndrim vjen 4 ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin, ku ai do të takohet me kancelaren Merkel. Burime të qeverisë thanë se nuk janë në dijeni të një qëndrimi të tillë të Gjermanisë.

Edita Tahiri

Tahiri thotë se Serbia mbetet jashtë BE-së nëse e pengon Kosovën në UNESCO

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nëse Serbia mendon t’i ndal bisedimet në Bruksel pas anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, atëherë do t’ia ndal vetes rrugën për në Bashkimin Evropian.

Periskopi.com Lajme

Kjo deklarata vjen pas paralajmërimit të Presidentit të Nikoliqit, për ndërprerje të bisedimeve të Serbisë me Kosovën.

“Nëse Serbia mendon t’i ndal bisedimet në Bruksel pas anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, atëherë do t’ia ndal vetes rrugën për BE. Kjo për Nikoliqin nuk është problem, sepse ai krejt çka sheh është Rusia, sepse ka një shikim të mbrapsht në politikat e jashtme”, ka thënë ministrja Tahiri përmes telefonit.

Sipas saj, mbase zyrtarët tjerë të Serbisë do të duhej të shihnin me rezerve këto qëndrime të Nikoliqit.

hashim-presidenti

Thaçi: Kushtëzimi i mëtutjeshëm për vizat, do të dëmtojë kredibilitetin e BE-së në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vazhdimi i kushtëzimit të heqjes së vizave për qytetarët e vendit me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nga institucionet do të dëmtojë kredibilitetin e Bashkimit Europian në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

“Përkundër faktit se është debatuar mjaft se a kemi nevoje për mekanizma të ndërmjetmë në fushën e sundimit të ligjit, unë mendoj se na duhen, gjithmonë kur janë të drejtuar kah rezultatet”.

“Përgjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet, institucionet e vendit kanë ndërmarrur iniciativa dhe veprime në drejtim të sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues. Është bërë verifikimi i të gjithë kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë dhe prokurorë. Hap po ashtu i rëndësishëm është edhe nxjerrja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Po ashtu kemi diskutuar për ndalimin e kandidimit në zgjedhje të personave të akuzuar në raste të ndryshme penale. Përtej kornizës ligjore dhe strategjike, institucionet kanë arritur rezultate të prekshme në forcimin e sundimit të ligjit, megjithëse sfidat vazhdojnë të jenë prezente. Vlerësimet  e ndryshme për progresin në këtë fushë, nga organizata të ndryshme, mund të mos jenë në përputhje me realitetin në terren, për shkak se ato janë të bazuara në perceptime. Shpesh ndodh që realiteti në Kosovë të mos raportohet dhe që perceptimi të jetë më i keq se situata”.

“Statistikat edhe pse jo të harmonizuara krejtëisht dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetimin e krimit të organizuar. Por kjo duhet të përcillet edhe me vendime të gjyqësorit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e rasteve”.

“Qasja jo plotësisht e drejtë e Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ua pamundëson qytetarëve të vendit lëvizjen e lirë pa viza. Vendi ka bërë më shumë se cdo vend tjetër në rajon, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Cdo kushtëzim i mëtutjeshëm i vizave me këtë luftë, do ta dëmtojë kredibilitetin e BE-së në Kosovë. BE-ja mund të mos jetë e shqetësuar me kredibilitetin e saj në vend, por kjo nuk mund të kalojë pa pasoja të caktuara”.

Bashkimi Evropain

BE ia heq vizat Ukrainës, Kosovën e lë në pritje

Njëzet e tetë vendet e Bashkimit Evropian të enjten në parim e kanë miratuar heqjen e vizave për qytetarët e Ukrainës.

Periskopi.com Lajme

Tani e tutje të gjithë qytetarët e Ukrainës që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e  BE-së, mund ta realizojnë këtë pa viza me të drejtë qëndrimi për 3 muaj brenda një viti, raporton Hina.

Një muaj më parë BE i ka hequr vizat edhe për Gjeorgjinë, raporton lajmi

Të vetmet vende evropiane që kanë mbetur nën regjimin e vizave, janë Kosova dhe Turqia.

Në verën e këtij viti, Kosova kishte marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave, e cila gjë pritej të ndodhte mese largu në shtator apo tetor të këtij viti, por ende nuk ka një datë të caktuar se kur BE do të votojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioni Evropian

Të gjeturat kryesore të Raportit 2016 për Kosovën (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Kriteret politike

Polarizimi mes qeverisë dhe opozitës ka vazhduar. Funksionimi normal parlamentar është penguar përgjatë një pjese të periudhës kohore të përfshirë në këtë raport, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të dhunës nga ana e anëtarëve të opozitës. Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të ri-angazhohen për një dialog konstruktiv, me kuvendin si forumi kryesor për debat politik.

Kthimi i kohëve të fundit i anëtarëve të opozitës në aktivitetet parlamentare është një hap i mirëpritur, raporton periskopi

Institucionet e Kosovës kanë përmbyllur obligimet e mbetura për themelimin e Dhomave të Posaçme dhe Zyrës së Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dyshimet për krime ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999.

Procedurat për marrëveshjen bilaterale me vendin nikoqir të Dhomave të Specializuara (Holandën) janë përmbyllur. Në qershor 2016, mandati i EULEX-it është zgjatur deri në qershor të vitit 2018.

Kuvendi kompletoi shumicën e emërimeve të diskutueshme nëpër institucionet e pavarura dhe agjenci. Megjithatë, emërimet ishin shpesh objekt i ndikimit politik. Kjo e dëmton funksionimin e pavarur dhe menaxhimin efikas të këtyre organeve.

Janë të nevojshme përpjekje më të mëdha për tu siguruar që emërimet bëhen mbi bazën e meritave.

Ka një nivel të përgatitjes në fushën e reformës së administratës publike. Një progres i mirë përfshinë miratimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për manaxhim financiar publik dhe të ligjit për procedurat e përgjithshme administrative.

Vazhdimi i politizimit të administratës publike, megjithatë, mbetet një shqetësim serioz. Organizimi i administratës shtetërore është e fragmentuar dhe nuk siguron linja efekase të llogaridhënies, dhe mbivendosja e përgjegjësive në agjencitë qeveritare duhet të adresohet. Mbikëqyrja parlamentare e aktiviteteve të qeverisë duhet të rritet. Rekomandimet e institucioneve mbikëqyrëse duhet të ndiqen, për të siguruar qeverisje të përmirësuar dhe llogaridhënie.

 

Sistemi gjyqësor i Kosovës është në një fazë të hershme. Hapa të rëndësishëm pozitiv janë ndërmarrë gjatë periudhës raportuese me miratimin e amendamenteve të kushtetutës dhe legjislacionit më të nevojshëm dytësor për të zbatuar ligjet e pakos 2015 për drejtësi.

Kosova ka emëruar gjithashtu edhe shumicën e anëtarëve të institucioneve kryesore dhe ka vazhduar të rrisë normën e saj të pastrimit të rasteve. Megjithatë, administrimi i drejtësisë është i ngadalshëm dhe joefikas, dhe ka llogaridhënie të pamjaftueshme të zyrtarëve gjyqësorë.

Gjyqësori është ende i dobët për të larguar ndikimin politik dhe institucionet e  sundimit të ligjit vuajnë nga mungesa e fondeve dhe burimeve njerëzore.

Kosova është në një fazë të hershme/ka një nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Kosova ka forcuar kapacitetet e saj institucionale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, me krijimin e një ekipi multidisiplinar hetimor, krijimin e një mekanizmi përcjellës për rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe rastet e krimit të organizuar, si dhe me forcimin e departamentit për krime të rënda në gjykatat themelore.

Kjo ka çuar në rritjen e numrit të rasteve të nivelit të lartë që hetohen dhe ndiqen penalisht. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem shumë serioz. Është i domosdoshëm një vullnet i fortë politik për ta trajtuar këtë në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar. Numri i hetimeve dhe dënimeve përfundimtare mbetet i ulët. Mangësitë në legjislacion janë të pranishme dhe zbatimi duhet të përmirësohet në mënyrë të veçantë në çështjen e pastrimit të parave, konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve si dhe hetimin financiar.

Ndikimi i tepruar gjatë hetimeve dhe mungesa e përkushtimit strategjik politik e pengon luftën kundër krimit të organizuar. Kosova ka vazhduar përpjekjet e saj për të luftuar terrorizmin, por ende përballet me sfida në këtë fushë.

Është arritur pak progres në fushën e të drejtave të njeriut, me disa hapa të ndërmarrë në zbatimin e pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut të vitit 2015 dhe deklarimeve për përkrahjen e të drejtave të personave LGBTI. Megjithatë, zbatimi vazhdon të pengohet për shkak të mungesës së burimeve dhe përkushtimit politik, në veçanti në nivel lokal. Më shumë duhet të bëhet për të garantuar në mënyrë efikase të drejtat pronësore dhe të adresohet çështja e kthimit dhe ri-integrimit të personave të zhvendosur, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe kundërshtimi i dhunës mbi baza gjinore. Mbrojtja e të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara duhet të forcohet në mënyrë të konsiderueshme.

Kosova ka një nivel të përgatitjes në fushën e lirisë së shprehjes. Ka pasur zhvillime shqetësuese gjatë periudhës raportuese, duke përfshirë një numër të kërcënimeve kundër gazetarëve. Kuvendi ka treguar përkushtim të kufizuar në gjetjen e një zgjidhjeje për financim të qëndrueshëm të transmetuesit publik, duke e lënë atë të pambrojtur ndaj presioneve politike. Nuk ka pasur zhvillime legjislative për rregullimin e pronësisë së medias dhe transparencës.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova mbeti e përkushtuar në implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Progresi ishte i kufizuar, edhe për shkak të procesit zgjedhor në Serbi dhe të situatës së brendshme në Kosovë. Megjithatë, gjërat ri-filluan të lëvizin në gusht 2016 me fillimin e punës në urën e Mitrovicës dhe lirinë e lëvizjes. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të zbatuar marrëveshjet tashmë të arritura. Hapat e ndërmarrë duhet të kenë një ndikim pozitiv dhe konkret në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë dhe Serbi.

Kriteret ekonomike

Kosova është në një fazë të hershme në zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Janë bërë disa përparime, sidomos në mbështetjen e bizneseve të orientuara nga eksporti, përmirësimin e zbatimit të kontratave, veçanërisht në sektorin financiar dhe qasjen në financa. Megjithatë, vendimet e paqëndrueshme fiskale në lidhje me përfitimet e veteranëve të luftës mund të kenë një efekt negativ në stabilitetin makroekonomik të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me institucionet financiare ndërkombëtare. Deficiti i vazhdueshëm tregtar reflekton një bazë të dobët të prodhimit dhe aftësi të dobët konkurruese ndërkombëtare. Mbështetja në remitenca dhe ekonomia e shumëpërhapur informale e ulë edhe më shumë nxitjen e punësimit, duke rezultuar në pjesëmarrje të ulët të fuqisë punëtore, veçanërisht të grave, dhe shkallë të lartë të papunësisë, veçanërisht në mesin e punëtorëve të rinj dhe të pakualifikuar.

Kosova është në një fazë të hershme në ndërtimin e kapacitetit për tu përballuar me presionet konkurruese dhe forcat e tregut brenda Unionit. Nuk ka përparim në përmirësimin e cilësisë së arsimit, që paraqet bazën kryesore për të përmirësuar rritjen afatgjate ekonomke dhe konkurrencën.

Legjislacioni i BE-së

Kosova është në një fazë të hershme të përafrimit me standardet evropiane. Përafrimi legjislativ ka vazhduar në disa fusha, por zbatimi është i dobët. Është bërë pak progres në fushën e prokurimit publik dhe konkurrencës. Është bërë progres i mirë në fushën e doganave, veçanërisht në luftën kundër korrusionit, në mbledhjen e të hyrave dhe në uljen e kostos administrative për eksport, por Kosova duhet të rris luftën kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Sektori i energjisë vazhdon të përballet me probleme, me mungesë përparimi sa i përket mbylljes së termocentralit Kosova A apo renovimit të Kosovës B, dhe shumë pak progres të bërë në energjinë e ripërtëritshme.

Datat kryesore

Qershor 2003: Samiti i Selanikut; konfirmohet perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Shkurt 2008: Kosova shpall pavarësinë në mënyrë të njëanshme

Korrik 2010: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludon se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare e as Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244/99

Shtator 2010: Kuvendi i Përgjithshëm i KB miraton një rezolutë të paraqitur nga Serbia dhe të bashkë-sponsoruar nga të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së për të njohur përmbajtjen e opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për të mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar një proces të dialogut në mes të palëve

Mars 2011: Nis dialogu i lehtësuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit Janar 2012: Nis dialogu për liberalizimin e vizave

Tetor 2012: Paraqitet Studimi i Fizibilitetit për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi në mes të BE-së dhe Kosovës

Prill 2013: Marrëveshja e parë e parimeve që qeveris normalizimin e raporteve arrihet në dialog në mes të Serbisë dhe Kosovës

Tetor 2013 – maj 2014: Negociatat për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi

Prill 2016: Hyn në fuqi Marrëveshje e Stabilizim Asociimit

Maj 2016: Komisioni Evropian i bënë një propozim Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së ku rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën. / Periskopi

 

 

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2016/20161109_report_kosovo.pdf

Bashkimi Evropain

Hahn ripërsërit, rruga e Serbisë për në BE kalon nëpër Kosovë

Komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn deklaroi sot se Serbia ka bërë përparim të madh në integrimet evropiane, duke hapur katër kapituj, por suksesi në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe nga reformat në fushën e sundimit të ligjit.

Periskopi.com Uncategorized

Këto komente komisari Hahn i bëri me rastin e prezantimit të Raportit të Komisionit Evropian mbi progresin e Serbisë, që ndodhet në procesin e zgjerimit të BE-së, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.