bashkim-rodoni

Emocionuese: Këngëtari nga Shqipëria i dedikon një këngë Astrit Deharit (Video)

Periskopi.com Lajme

Bashkim Rodoni, ka qenë i ftuar në emisionin Top Show në Top Cannell, me ç’rast i ka dedikar një këngë nga albumi i tij, aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ditë më parë vdiq në burgun e Prizrenit.

top-show

Rodoni tregon se ai është deportuar nga Kosova pasi ishte i afërt me aktivistët e VV-së.

Arsyet e deportimit të tij ishin “rrezik për marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe “ rrezik për shëndetin publik”.

Ai tregon se në 10-vjetorin e LVV-së ai ishte në Prishtinë dhe kishte bërë kolonën zanore të filmit dokumentar të VV-së për këtë përvjetor.

Më pas, Rodoni këndoi këngën emocionuese, ndërsa mbrapa tij shfaqej fotografia e Astrit Deharit./Periskopi/