wenger

Wenger: Edhe pse përfunduam të parët, mund të kemi short të vështirë

Trajneri francez, Arsene Wenger është deklaruar pas fitores së skuadrës së tij ndaj Basel me rezultat 1-4.

Periskopi.com Sporti

Arsenal pas shumë vitesh ka fituar grupin në Ligën e Kampionëve, pasi që ka përfunduar në pozitën e parë me 15 pikë.

Wenger ka folur për kundërshtarët e mundshëm të Arsenalit në fazën e eliminit direkt në Ligën e Kampionëve.

“Ende mund të kemi një short të vështirë por është një ndjenjë tjetër kur përfundon si lider dhe ta zhvillosh ndeshjen e dytë në shtëpi” ka thënë Wenger.

Arsenali mund të përballet me Bayern Munchen, Benfica, Dortmund/Real Madrid. /Periskopi/

brothers

Ja si u vlerësuan vëllezërit Xhaka në ndeshjen Basel-Arsenal (Foto)

Vëllezërit Xhaka u përballën përsëri, aty ku e nisën karrierën në Basel.

Periskopi.com Sporti

Të dy luajtën në këtë ndeshje, ndërsa fitues doli Graniti.

Lojtari i ndeshjes ishte sulmuesi i Arsenalit, Lucas Perez i cili shwnoi hat-trick. (9.0)

Granit Xhaka mori notën (7.1).

Në anën tjetër Taulanti u nota (6.3). /Periskopi/

notat-arsenali-baseli-12-e1481061299652

notat-afc

arsenalfcvfcbasel1893uefachampionsqpdo3czzn1yx

Basel shënon golin e nderit (Video)

Basel ka shënuar golin e nderit ndaj Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Ishte SeydoDoumbia i cili realizoi golin e nderit për skuadrën vendase. /Periskopi/

xhakaa

Arsenali shënon edhe golin e katërt ndaj Basel (Video)

Arsenali e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Alex Iwobi (’54), i cili shënoi pas asistimit të Mesut Ozil.

perez

Lucas Perez dy gola për avantazhin e Arsenalit ndaj Basel (Video)

Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Baselit në kuadër të Ligës së Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Lucas Perez , lojtar ky që shënoi një gol të bukur pas asistmit të Kieran Gibbs.

Arsenal's Swiss midfielder Granit Xhaka (L) shakes hands with his brother Basel's Albanian midfielder Taulant Xhaka after the UEFA Champions League Group A football match between Arsenal and FC Basel at The Emirates Stadium in London on September 28, 2016.
Arsenal won the game 2-0. / AFP / IKIMAGES / Glyn KIRK        (Photo credit should read GLYN KIRK/AFP/Getty Images)

Formacionet zyrtare: Basel-Arsenal

Sonte përmbyllet faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Basel sonte e pret Arsenalin për të zhvilluar ndeshjen e fundit të grupit A.

Basel është në pozitën e fundit me 2 pikë por që në rast të fitores dhe humbjes së Lugogorets mund të kualifikohet për në Evropa Ligë ndërsa Arsenal duhet të shpresojë në barazim apo humbje të Paris Saint-Germain dhe të mposht Baselin për të përfunduar si lider i grupit.

Këto janë formacionet zyrtare:

Basel: 

Arsenal: Ospina; Gabriel, Holding, Koscielny, Gibbs; Xhaka, Ramsey; Iwobi, Ozil, Perez; Sanchez.

xhakajt3

Sonte përballen Taulanti dhe Graniti, kush do të fitojë?

Sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja ndërmjet Baselit dhe Arsenalit, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse gjasat për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve nuk ekzistojnë për Baselin, kjo skuadër me një rezultat pozitiv do të mund të avanconte drejt Europa Ligës me anë të fitores, gjithnjë nëse Dinamo Zagreb humb nga Paris Saint-Germain, ose barazon.

Javë më parë vëllezërit Xhaka u përballën edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Emirates, ku fitorja u takoi londinezëve.

Vlen të ceket se Taulanti dhe Graniti pritet të nisin lojën nga fillimi në ndeshjen e sotme. /Periskopi.com

Granit-Xhaka-717826

Granit Xhaka mezi pret takimin me këtë skuadër

Basel dhe Arsenal do të takohen nesër në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndeshje paraqet një emocion të veçantë për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka, i cili po rikthehet do të ballafaqohet me skuadrën ku e nisi karrierën prej futbollistit, Basel.

“Një udhëtim emocionues për mua drejt Baselit, aty ku morra hapat e para të karrierës”, ka shkruar në Isntagram Xhaka teksa shihet në fotografi krahas Alexis Sanches dhe Mohamed Elnenyt, që ishte pjesë e skuadrës së Baselit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, mesfushori shqiptar kishte fituar dy herë titullin e kampionit zviceran me Baselin dhe njëherë Kupën.

Kujtojmë se takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘St. Jakob Park’ dhe fillon në ora 20:45.

 

xja

Xhaka asiston në golin e barazimit kundër PSG-s (Video)

Baseli ka arritur ta barazojë rezultatin kundër PSG-s në 1:1.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori zviceran, Luca Zuffi i cili u asistua nga mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka në minutën e 76-të, i cili gjeti edhe më pas golin për të barazuar shifrat. /Periskopi.com

Basel-vs-PSG-Match-Preview-Prediction-UEFA-Champions-League-Group-A-1st-Novermber-2016

Formacionet zyrtare: Basel-Paris Saint-Germain

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që PSG zhvillon ndaj Baselit në udhëtim.

Periskopi.com Sporti

Baseli do të përballet ndaj PSG-së në duelin vendimtar për gjasat për kualifikim në grup, teksa më ndryshe nuk e ka as gjiganti francez që do të kërkojë pikët e plota. Takimi fillon nga ora 20:45.

Basel : 

bassel

PSG: Basel: Areola; Meunier, Marquinhos, Thiago Silva, Kurzawa; Verratti, Thiago Motta, Matuidi; Di Maria, Cavani, Lucas. /Periskopi.com

Taulant+Xhaka+FC+Basel+v+VfL+Wolfsburg+Friendly+M8YBTqvHqXwl

Xhaka rikthehet në formacionin e Super Ligës Zvicerane

Taulant Xhaka është përfshirë në formacionin e javës në Super Ligën Zvicerane.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka kontribuar ëdhë në repartin ofanziv duke asistuar në golin e dytë të Baselit.

Formacioni i javës nga Blick.

Benjamin Siegritz (Vaduz); Michael Lang (Basel), Reto Ziegler (Sion), Pa Modou (Sion); Taulant Xhaka (Basel), Matias Delgado (Basel), Vero Salatic (Sion), Moreno Costanzo (Vaduz), Franz Burgmeier (Vaduz); Christian Fassnacht (Thun), Chadrac Akolo (Sion). /Periskopi.com

xhakajt3

‘The Sun’ analizon duelin mes vëllezërve Xhaka në Ligën e Kampionëve

Mediumi britanik “The Sun” i ka bërë një analizë të hollësishme derbit mes vllezërve Xhaka në Ligën e Kampionëve, teksa Arsenali u ndesh me Bazelin në Londër dhe fitoi takimin me shifrat 2-0. Si Graniti ashtu edhe Taulanti qëndruan në fushë gjatë gjithë lojës.

Periskopi.com Sporti

Graniti duket në çdo aspekt një futbollist i klasit botëror. Ai luan me shumë stil, mbulon hapësirat në mesfushë, lidh lojën dhe kryen ndërhyrje kur nevojitet. Taulanti është e kundërta, i fortë, i vendosur dhe mundohet të bëjë më shumë përpjekje se i vllai. I gatshëm të gjendet gjithnjë aty ku është topi, madje edhe të rrezikojë për ta marrë atë, mbrojtësi i Bazelit është lloji i futbollistit me grintën maksimale.

Ndërhyrjet

Taulantit i pëlqen të ndezë lojën dhe të tregojë që është pjesë e saj, ndaj nuk humbi kohë para se të kryente një ndërhyrjë të rrezikshme ndaj Aleksis Sançezit. Graniti gjithashtu nuk tutet për të bërë ndërhyrje, por ai kaloi një lojë shumë të qetë, madje kishte raste që nuk kishte nevojë të bënte diçka të tillë. Megjithatë ishte një moment teksa pengoi Aleksandër Franson, thjesht për t’i bërë të ditur Bazelit që po luante dhe ai.

Ndikimi

Me Granitin në para linjës së mbrojtjes, Arsenali kishte shumë balancë në ekip. Ndoshta sepse përballë ishte një Bazel i dobët, por mesfushori ishte i qartë në lojë dhe lejoi organizatorët të krijonin. Taulanti nuk duhet të jetë i kënaqur me rolin e tij te goli i parë i Arsenalit, duke qënë se i dha mundësinë Teo Uollkotit të shënonte, por më vonë e përmirësoi paraqitjen e tij teksa bëri disa bllokime të rëndësishme, madje i mohoi Mesut Ozilit një gol të sigurt.

Rëndësia në skuadër

Graniti është ende në fillim të karrierës së tij te Arsenali dhe ende ka pikëpyetje mbi rëndësinë e tij, po shenjat janë premtuese. Ylli i Zvicrës fal siguri në pozicionin përpara mbrojtjes, por duhet të mposhtë konkurrencën me Kokuelin për t’u bërë titullar i rregullt. Taulanti është shumë i rëndësishëm për Bazelin në mbrojtjen me 5. Nuk është i gjatë si mbrojtësit e tjerë, por është një lider që nuk ndalon kurrë së organizuari shokët e skuadrës, shkruan Panorama Sport.

Vendimi

Është e vështirë të kritikosh Taulantin, duke qënë se shpesh herë u përball me një Arsenal të papërmbajtshëm. Por ai ka përgjegjësi te goli i parë që bëri Arsenalin të merrte frenat e lojës, ndaj vllai i tij Graniti kalon një ndeshje pa probleme. I vendosur, efektiv dhe i sigurt, ai duket një investim i mirë për “Gunners”.

xhaka1

Kënaqësi të luash kundër vëllaut

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka ka folur sërish për përballjen me Arsenalin, saktësisht për ndeshjen ku kundër vëllaut të tij, Granitit.

Periskopi.com Sporti

Të dyja skuadrat u përballën mbrëmë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa Taulanti thotë se ka qenë kënaqësi e madhe që ka luajtur sërish kundër vëllaut të tij.

“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Ishte kënaqësi e madhe të luaja përsëri kundër vëllait”, ka shkruar Taulant Xhaka në Facebook. /Periskopi.com

xhaka1

Mesazhet e vëllezërve Xhaka pas përballjes në Ligën e Kampionëve

Arsenali ka fituar ndaj Baselit me rezultatin 2-0 në Ligën eKampionëve. Ky takim ishte i veçantë pasi vëllezërit Xhaka ishin kundërnjeri-tjetrit, por sërish fitimtar doli Graniti.

Periskopi.com Sporti

“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë.Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait!”, ka shkruar Taulanit në Facebook.

“Çfarë ndeshje. Çfarë emocionesh të luash ndaj klubit që bërë hapat e parë. Çfarë adrenaline të përballësh më vëllanë. Ndeshje e paharrueshme, çdo gjë perfekte. Faleminderit të gjithëve”, ka shkuar Graniti në Facebook.

xhakajt

Me Arsenalin apo Baselin, kë do ta përkrahin sot prindërit e vëllezërve Xhaka?

Arsenali përballet sonte me Baselin në kuadër të Ligës së Kampionëve. Por, për kë do të bëjnë tifo prindërit e Granit dhe Taulant Xhakës?

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka u ka thënë të përditshmes britanike ‘The Telegraph’ se prindërit e tyre, Elmazja dhe Ragipi gjenden në Londër për të përcjellë nga afër ndeshjen e sotme.

Ai ka thënë se prindërit e tyre do ta përkrahin skuadrën zvicerane në përballjen me skuadrën e Granitit, Arsenalin. /Periskopi.com

xhakajt

Taulanti ‘kërcënon’ Granitin para ndeshjes

Arsenali dhe Baseli do të përballen nesër mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në këtë përballje kundër njëri-tjetrit do të jenë edhe dy vëllezërit nga Kosova, Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Taulanti, futbollist i Baselit të Zvicrës ka paralajmëruar vëllanë e tij Granitin, se skuadra e tij do të mposhtë londinezët.

“Mezi po pres ndeshjen kundër Arsenalit dhe gëzohem që do të takoj vëllanë tim, por ai duhet ta dijë, se ne do të dalim fitimtarë nga fusha”, ka shkruar Taulant Xhaka në Facebook.

Në Grupin A bëjnë pjesë Arsenali, Basel, Ludogorets dhe Paris Saint-Germain. /Periskopi.com