Barna / Ilustrim

Në treg barna pa afat, me banderola nga Serbia e të kontrabanduara

Barna pa afat, me banderola nga Serbia e shpesh të kontrabanduara, janë problemet që kanë përcjellë sektorin e farmacisë në vend.

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë, inspektimi i barnatoreve vazhdon të sfidojë institucionet, raporton KTV.

Ato shpesh mbyllen për t’u hapur pas pak ditësh, për shkak të mosfunksionimit të mekanizmave përgjegjës.

Hiq më mirë nuk gjenden as institucionet publike, duke filluar nga planifikimi i listës për barnat esenciale.

E në gjithë këto probleme është evidentuar edhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies.

Ndërkohë, në prezantimet e hulumtimit “Qeverisja e Mirë – Transparenca dhe Llogaridhënia në Sistemin Farmaceutik në Kosovë”, janë dhënë disa rekomandime.

Si problem u theksua edhe avazi i kompanive farmaceutike që organizojnë konferenca për të përfituar nga mjekët, të cilët përshkruajnë barna të atij prodhuesi.

Barna / Ilustrim

Institucionet e Kosovë i lënë pa barna pacientët me kancer

Pacientët e sëmurë më kancer gjatë pjesës më të madhe të vitit 2016 nuk e kanë pasur në dispozicion citostakun “Imatinib Mesylat”.

Periskopi.com Lajme

Procedurat e tenderit kanë zgjatur rreth 10 muaj, nga tetori i vitit të kaluar deri në fillim të gushtit të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Pa u bërë tre muaj nga nënshkrimi i kontratës, pacientët e sëmurë me kancer kanë mbetur prapë pa këtë bar. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë konfirmuar se nuk e kanë asnjë pako të këtij bari.

“Ky bar për momentin nuk është në QKUK”, ka thënë ky institucion në një përgjigje me shkrim.

Barna / Ilustrim

Serbia ‘kryeson’ me barna ilegale në Kosovë

Derisa tregu i barnave vazhdon të jetë i vërshuar nga Serbia, rrugët ilegale mbeten mënyrat për t’i sjellë ato në tregun e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

E, përveç prej Serbisë, në Kosovë produkte ilegale janë hasur edhe ato me prejardhje nga Maqedonia, Shqipëria, Turqia e Greqia.

Janë 76 gjoba që Inspektorati farmaceutik ka shqiptuar ndaj farmacive, ku në 53 raste janë hasur barna ilegale kryesisht nga shteti serb, raporton KTV

Vlera e barnave të konfiskuara nga inspektorati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arrin në mbi 500 mijë euro.

Mirëpo, numri i limituar i inspektorëve në terren dhe kushtet tjera bëjnë që brenda një viti vetëm gjysma e farmacive në vend të inspektohen.

Të dhënat e Doganave të Kosovës flasin se përmes rrugëve legale Kosova ka importuar mbi 3 milionë euro barna nga viti i kaluar deri tash.

Mbi 1 milion euro barna të importuara nga Serbia janë të llojit antibiotik.

Ditë më parë ishte organizata Avonet e cila tërhoqi vërejtjen se që nga viti i kaluar produktet serbe kanë filluar ta vërshojnë tregun në mënyrë të pakontrolluar.

Një pjesë të fajit për këtë gjendje kjo organizatë ua hodhi mjekëve, të cilët sipas organizatës po ua rekomandojnë pacientëve këto barna.

Fajtorë për këtë gjendje sipas Avonet janë edhe Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Inspektorati dhe doganat.