Analizë: Elementi që u zhduk nga futbolli në 10 vitet e fundit dhe boom-i i golave

Periskopi.com Sporti

Pse përnjëherë po shënohen kaq shumë gola?

Të gjithë e mbajmë mend sezonin e parë të Mourinho-s në Real Madrid. Humbjen turpëruese 5 me 0 nga Barcelona. Tifozët madrilenë që të pakënaqur e fishkëllenin Mourinhon edhe kur ekipi i tij fitonte. Në atë vit, Mourinho aplikoi futboll mbrojtës – që është taktika me të cilën identifikohet. Mourinho pa atë mënyrë loje, nuk ekziston. Dhe vërtetë, Mourinho megjithëse formalisht ishte në Madrid, në dy vitet e tjera, ai ishte vetëm sa për sy e faqe. Sa për të motivuar ekipin. Sepse Real Madridi nuk kishte taktikë. Luante për të shënuar gola e për të argëtuar tifozët.

Njësoj edhe në Manchester United. Vitin e kaluar Mourinho u lejua të aplikonte futbollin e tij mbrojtës. Që rezultoi me fitoren e Europa League-s, por vetëm me vendin e gjashtë në Premier Ligë. E ky ishte qartë dështim pas gjithë atyre investimeve. Sivjet, përsëri Mourinho nuk ekziston. United po aplikon futboll sulmues ndaj ekipeve të vogla – dhe po fiton falë kualitetit të lartë të sulmuesve. Por në lojët e mëdha, megjithatë Mourinho po ngulmon të aplikojë taktikën e tij – e që rezultoi sërish jofrytdhënëse dhe e mërzitshme për tifozët e United [barazimi i palavdishëm me Liverpool dhe humbja ndaj Chelseat].

Në përgjithësi, ekipet e kanë ndryshuar mënyrën sesi luajnë futboll. Të gjitha sulmojnë, pa përjashtim. Ka gola më shumë se asnjëherë tjetër. Ndërkohë që, periudha e para 3-4 vitesh ishte shumë më shterpe dhe prodhonte kryesisht futboll të mërzitshëm. Sepse ky ishte futbolli përmes të cilit fitohej. Ta zëmë, kështu e fitoi Mourinho Ligën e Kampionëve me Interin dhe Porton. Kështu e fitoi Italia Kupën e Botës. Madje edhe Spanja [megjithëse, taktikë mbrojtëse këtu është posedimi i lartë i topit, që i mundësoi Spanjës të pësonte vetëm një gol në gjithë turneun e Kupës së Botës]. Kështu e fitoi Greqia kampionatin evropjan. Por në përgjithësi, në nivel kombëtaresh nuk ka ndonjë ndryshim sepse edhe Portugalia e fitoi vitin që shkoi Kampionatin Evropjan përmes po asaj taktike. Sidoqoftë, në nivel klubesh gjërat kanë ndryshuar.

Çfarë ka ndodhur? Popullariteti i futbollit është në rrezik. Kjo lojë po bëhet bajate nga përsëritja e përvitshme dhe gati e njëtrajtshme e garave kryesore. Përgjithësisht, i kemi të njëjtët kampionë dhe të njëjtët pretendentë. Gara është mbyllur. Në nëntë vitet e fundit, tetë herë pjesëmarrëse në finale të Ligës së Kampionëve ishin Barcelona dhe Real Madridi. Ndërkohë, pretendendë serioz zor se ishin më shumë se gjashtë. Ky përbën një dallim thelbësor me futbollin që luhej në vitet 90, ku gara ishte mosvet e hapur dhe ku hapësira që i lejohej befasisë, ekipeve befasuese, ishte shumë e madhe. Gjysma e ekipeve që merrnin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kishin gjasa reale për të shkuar në majë. Crvena Zvezda ishte kampion. Poashtu edhe Marseja. Pastaj e kishim edhe Valencian dy herë rresht finaliste. Por tashmë, ekipet e këtij niveli as që mund të ëndrrojnë për një gjë të tillë. Shkaku? Diferenca e madhe financiare.

Sot, kampioni i Ligës ose Ligës së Kampionëve ose edhe pretendët kryesor bëhen të ditur që në verë – përmes transferimeve që bëjnë. Dhe në këtë aspekt, ekipet humbëse i thellojnë humbjet vit pas viti. Sepse ekipet fituese i rrisin në vazhdimësi fitoret.

Kjo ka bërë që futbolli të jetë në dorën e një grusht njerëzish – pronarë të klubeve kryesore evropjane. Këta pronarë nuk kërkojnë me ngulm titujt, por atë që është më e nevojshme për t’i rritur profitet e tyre: spektaklin dhe golat. Arsenali, që shquhet për lojë të bukur, i ka biletat më të shtrenjëta në evropë, pavarësisht që ka fituar vetëm kupën FA në katër vitet e fundit – dhe asnjëherë Ligën e Kampionëve.

Nuk kërkohet më fitorja – në stilin e Mourinhos – por loja në stilin e Wengerit e të Cruyffit. Dhe nëse Wenger nuk kishte mundësitë financiare që me Arsenalin e tij të konkuronte Real Madridin, Barçën, Bayernin, Parisin e dy Manchesterët – këta pronarë i kanë këto mundësi.

Por, Wengeri e sillte lojën e bukur sidoqoftë, me anë të futbollistëve jo-aq-kulmor teknikisht. Këta pronarë po e ofrojnë futbollin e bukur përmes ngushtimit të konceptit të garës, dhe duke e marrë të gatshme punën që bëhet me të rinj në klube gjithandej evropës. Kjo ka bërë që futbolli real t’i përngjajë gjithnjë e më shumë atij virtual, Playstation psh, ku çdo aksion e çdo gol, është i disa stileve të përcaktuara qysh më parë nga teknikët e lojës – dhe ku humb ndjesia e asaj që është spontane e reale.

Futbolli i Wengerit nuk ishte thjesht i bukur. Ai kishte një dimension që këto ekipe të mëdha, e kanë të pamundur ta ofrojnë: spontanitetin. Golat që kemi parë në vitet 90, ose edhe në pesë vitet e parë të 2000-ave, mund të kenë qenë teknikisht më të parealizuar – por ishin shumë më të bukur pikërisht shkaku i skemave të pamenduara e të krijuara atypëraty. Pra, si shkak i spontanitetit.

A do ta humbë futbolli popullaritetin? Padyshim që po. Biles, ky ndryshim i përnjëhershëm në taktika, është një simptomë e qartë e kësaj gjëje. Nëse gjërat vijojnë të jenë kaq të përcaktuara jashtë fushe e në fushë, atëherë audienca globale do të bëhet gjithnjë e më e ftohtë ndaj sportit më popullor në botë. PERISKOPI

Barcelona – Juventus, formacionet zyrtare (Foto)

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Juventus kanë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së dytë.Barcelona e pret Juventusin në “Camp Nou”, në takimin e kthimit çerekfinal në Ligën e Kampionëve.

Juventusi e ka fituar takimin e parë me rezultatin e thellë 3:0. Më poshtë i keni formacionet e të dyja ekipeve:

Barcelona transferon yllin e Real Madridit?

Mesfushori spanjoll, Isco po e mendon largimin nga Real Madrid.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Spanjës, nuk ka qenë lojtar titullar tek Zinedin Zidane dhe ka kërkuar kohë për të rinovuar.

‘Los Blancos’, i kanë ofruar atij kontratën e re por vet spanjolli e ka refuzuar atë duke thënë se i nevojitet kohë të mendohet.

Kësisoj ky veprim i Iscos ka bërë që dy klubet angleze, Manchester City dhe Tottenham Hotspurs të kërkojnë shërbimet e tij.

Përveç dy ekipeve angleze në garë për t’i fituar shërbimet e mesfushorit është edhe rivali i Real Madrid, Barcelona.

Besohet se Isco mund të largohet nga kampionët e botës për 40 milionë funte.

Messi është nga një planet tjetër

Ish-anëtari i Real Madridit, Gabriel Heinze ka folur për krahasimin më popullor në futboll, ''Messi - Ronaldo''

Periskopi.com Sporti

Heinze preferon sulmuesin e Barcelonës para Ronaldos, duke thënë se argjentinasi vjen nga një planet tjetër, përcjell Sportali.Net

shutterstock_24236056

”Ronaldo ka dëshirë që të tjerët t’ia kenë zilinë. Ai gjithnjë lufton për objektivin e tij dhe kjo tregon pozitivitetin e tij”.

”Por, Messi nuk mund të krahasohet me askënd. Ai vjen nga një planet tjetër”, tha ish-mbrojtësi i ”Los Blancos”

Iniesta: Nuk mendoj për pensionimin

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka treguar për të ardhmen e tij dhe se nuk e mendon largimin.

Periskopi.com Sporti

Ai ka treguar se nuk është duke menduar pensionimin dhe se vetëm në Nou Camp do ta përfundojë karrierën e tij.

“Shpresoj të përfundoj karrierën te Barcelona”, ka thënë Iniesta.

andres-iniesta-1
Andres Iniesta, FC Barcelona

 

“Kam planifikuar të qëndroj në Camp Nou edhe për një kohë të gjatë, shpresoj të luaj edhe për shumë vite. Me ekipin katalunas, natyrisht”, ka shtuar për fund ylli spanjoll.

Iniesta deri më tani nuk ka arritur të tundë rrjetën në La Liga por ka asistuar tre herë për bashklojtarët e tij në këtë sezon. /Periskopi/

 

Barcelona arrinë marrëveshje me yllin e Valencia

Besohet se Barcelona ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë të Valencia, Joao Cancelo, transmeton Periskopi.com

Periskopi.com Sporti

Barcelona si duket më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Dani Alves, që nga shkuarja e brazilianit është duke pasur problem me pozitën e krahut të djathtë të mbrojtjes.

joao-cancelo
Joao Cancelo, Valencia

 

Katalunasit në këtë sezon janë duke e përdorur mesfushorin Sergio Roberto si mbrojtës të krahut të djathtë.

Barcelona do të pagujë rreth 30 milionë euro për të transferuar Cancelon. /Periskopi/

Ylli i Barcelonës drejt Kinës?

Futbollisti turk i Barcelonës, Arda Turan, mund të jetë ylli i radhës i europës që do të transferohet në Kinë.

Periskopi.com Sporti

Guangzhou, është një nga klubet më të mëdha kineze dhe është skuadra që transferon më së shumti futbollist nga europa në ligën kineze.

Sipas “Fanatik”, skuadra kineze do të ofrojë 50 milionë për Turan.

Arda Turan që nga viti 2015 është pjesë e Barcelonës. /Periskopi/

Partnerja seksi e Neymar vishet si ‘Catwoman’ (Foto)

Neymar është duke i shijuar pushimet në vendlindjen e tij në Brazil.

Periskopi.com Sporti

Ylli i Barcelonës, Neymar ka marrë pjesë në një organizim të festave të fundvitit, ku është veshur si batman.

ney_1482420749-3226343

Partnerja e tij seksi, Bruna Marquezine, kishte vendosur të vishej si Catwoman. /Periskopi/

 

Formacionet zyrtare: Barcelona-Hercules

Barcelona do të përballet sonte ndaj Hercules në kuadër të Copa del Rey

Periskopi.com Sporti

Ndërsa, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet me të cilat do të luajnë sonte.

Barcelona: Cillessen, Rakitic, Denis Suarez, Turan, Rafinha, Mascherano, Alcácer, Digne, Gomes, Vidal, Umtiti

Hercules: Iván Buigues; Dalmau, Pol Bueso, Román, Rojas, Peña; Chechu, Checa, Miñano, Gaspar; Berrocal.

Formacionet zyrtare: Barcelona-Espanyol

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Periskopi.com Sporti

Barcelona është nikoqirë i Espanyolit në derbin e Katalunisë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique dëshiron fitore me çdo kusht nga ky takim, në mënyrë që të ngushtoj epërsinë e liderit, Real Madrid.

Ndërsa, edhe Espanyol dëshiron pikë nga ky udhëtim në Camp Nou pasi vjen në këtë takim pas një forme të mirë, me tri fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Mascherano, Alba; Busquets, D. Suarez, Iniesta; Messi, Neymar, L. Suarez.

Espanyol: 

Kur Beckham ishte fans i Barcelonës (Foto)

Legjenda angleze, David Beckham ka luajtur për katër vite në Real Madrid dhe njohët si një tifoz i madh i kësaj skuadre.

Periskopi.com Sporti

David Beckahm duket se në moshën e re ishte tifoz i skuadrës së Barcelonës

Por, duket se ai në të kaluarën ishte tifoz i rivalit më të madh të Realit, Barcelona.

Kjo shihet në një foto të postuar nga Nudiane të postuar në Twitter, ku Beckham në vitin 1992 kishte veshur fanellën e Barcelonës.

beckh_1481448823-5226189

Messi-Barcelona, super-lajm për tifozët e kësaj skuadre

Lionel Messi mund të rinovojë së shpejti kontratën me Barcelonën.

Periskopi.com Sporti

Mediat europiane shkruajnë se babai i argjentinasit, Jorge Messi po qëndron në Barcelonë, ku më 16 dhejtor pritet të fillojë bisedimet me klubin rreth rinovimit të kontratës.

Katalunasit janë të vendosur për të bërë Messin futbollistin më të paguar në botë. /Periskopi.com

Barcelona fton Chapecoenses në kupën ‘Joan Gamper’ (Foto)

Në Kolumbi ditë më parë është rrëzuar një aeroplan që barte skuadrën braziliane Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Pothuajse të gjithë futbollistët e skuadrës brazilian kanë ndërruar jetë, përcjell Telegrafi

E gjitha bota po e ndihmon ekipin që për herë të parë do të duhet të paraqitej në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, të cilën e fituan me vendim unanim në tavolinë.

barca-4

Por, së fundi edhe katalonasit e Barcelonës kanë ftuar Chapecoensen të merr pjesë në turneun e njohur si “Joan Gamper”, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Nuk dihet se kush do të paraqitet për brazilianët, ndërsa së fundi janë përfolur emrat e Ronaldinhos e Leite Kakas.

200 milionë funte për Messin

Agjenti francez i futbollit, Stephan e Courbis beson se ia vlen që Manchester City të paguajë 200 milionë funte për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Këtë, ai e thotë në mënyrë indirekte, pasi deklaron se argjentinasi mund të shkëlqejë edhe në katër sezonet e ardhshme, ku shton se për çdo vit ia vlen të paguhen nga 50 milionë funte për një lojtar që shënon minimum 30 gola në sezon.

“Ai është garancia e shënimit të së paku 30 golave në sezon. Ai do të kishte poashtu një ndikim të madh në Angli dhe në garat europiane”, deklaroi Courbis.

“Messi ka ende tre ose katër sezone të mira para tij. Për Manchester Cityn nuk është asgjë që për të të shpenzojë 50 milionë euro në vit”, shtoi ai.

Messi është përfolur për një largim të mundshëm nga gjigandi katalunas, pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës. /Periskopi.com

Barcelona poker ndaj Borussia Monchengladbach (Video)

Barcelona e ka mbyllur fazën e grupeve me fitore ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat të pastër 4-0.

Periskopi.com Sporti

Barcelona filloi takimin në mënyrën më të mirë duke shënuar golin e parë qysh në minutën e 16’ me anë të kapitenit të tyre Lionel Messi, i cili shënoi golin e dhjetë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

messiii
Lionel Messi, Fc Barcelona

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal të katalunasve edhe pse kishte raste për të dyfishuar.

Skuadra e Luis Enriques ashtu si e filloi pjesën e parë e filloi edhe të dytën vetëm pas pesë minuta lojë shënuan goli e  dytë përmes turkut Arda Turan.

arda
Arda Turan, Fc Barcelona

Turan shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën në minutën e 53’ pas një asistimi të Denis Suarez.

Mesfushori turk e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 67’ për rezultatin 4-0.

Barcelona pas kësaj fitore e fiton grupin C si lidere me 15 pikë me vetëm një humbjë ndërsa Borussia Monchengladbach do të vazhdojë në Europa Ligë pasi përfundoi në pozitën e tretë me pesë pikë. /Periskopi/

 

Edhe një hat-trick tjetër sonte, kësaj radhe në Nou Camp (Video)

Barcelona e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Borussia Monchengladbach.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Arda Turan (’67), i cili kompletoi hat-trick pas asistimit të Franicisco Alcacer.

Barcelona shënon edhe golin e tretë (Video)

Barcelona ka filluar pjesën e dytë furishëm duke shënuar edhe dy gola.

Periskopi.com Sporti

Golat i shënoi turku Arda Turan. /Periskopi/

Barcelona fillon furishëm takimin ndaj Borussia Monchengladbach (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Lionel Messi (’16), i cili shënoi pas asistimit të Arda Turan.

Formacionet zyrtare: Barcelona-Borussia Monchengladbach

Barcelona e pret në Nou Camp skuadrën skoceze sa për të zhvilluar ndeshjen, pasi veq ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Barcelona hynë në ndeshjen e fundit të fazes së grupeve me komoditet pasi ka siguruar kualifikimin për më tej. Nga ana tjetër, Monchengladbach duhet të luftojë për një vend në Europa League.

Këto janë formacionet zyrtare:

Barcelona: Cillessen – Aleix Vidal, Mascherano, Umtiti, Digne – Denis, Andre Gomes, Iniesta – Messi, Alcácer, Arda Turan.

Borussia Monchegladbach: Sommer, Christensen, Vestergaard, Jantschke, Elvedi, Korb, Strobl, Dahoud, Schulz, Hazard, Hahn.

E pabesueshme, Neymar nuk shënon gol prej kaq muajsh

Ylli i Barcelonës, Neymar nuk po arrinë assesi të gjejë formën e duhur në këtë sezon.

Periskopi.com Sporti

Besoni ose jo, braziliani nuk ka shënuar gol për katalunasit që prej dy muajsh.

Ishte ndeshja e 19 tetorit ndaj Manchester Cityt, të cilën katalunasit e fituan 4:0, ajo në të cilën 24-vjeçari shënoi golin e fundit.

Natyrisht, tejet e pazakontë për një ndër futbollistët më të mirë në botë. /Periskopi.com