Liverpool barazon me Southamptonin, por mbetet lider i Ligës Premier (Video)

Southampton dhe Liverpool kanë ndarë pikët në takimin e javës së 12-të Ligës Premier.

Periskopi.com Sporti

Djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, kanë luajtur një ndeshje të madhe në udhëtim te Southampton, por pa arritur të marrin ma shumë se një barazim 0-0 nga fusha St. Mary’s Stadium.

Në pjesën e parë të takimit ishin mysafirët e Liverpoolit, të cilët rrezikuan më shumë dhe mban topin në shumicën e kohës, por rastet më të mira të krijuara nga Sadio Mane (28’) dhe Georginio Wijnaldum (45+) nuk përfunduan në portë dhe kështu skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për ‘Redsat’, duke rrezikuar shumë seriozisht portën e portierit Fraser Forster, i cili ishte shumë në formë duke bërë pritje bravuroze.

Së pari ishte Philippe Coutinho(49’) që kishte një rast ideal, por në fund nuk qëlloi mirë topin, ndërsa nëntë minua më vonë as Joel Matip nuk qëlloi cakun.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët rrezikuan edhe disa herë, por pa arritur të gjejnë golin e fitore dhe kështu ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

 

Pas kësaj ndeshje, Liverpooli e sheh vetën në vend të parë me 27 pikë, po aq sa Manchester Cityn, ndërsa Southampton në vend të 10-të me 14 pikë, teksa në takimet e ardhshme do të ndeshen me Sunderlandin, respektivisht Evertonin. /Telegrafi