meda_1484861574-7078126

E pabesueshme: “Meda me familje mysafirë të Barack Obamës!” (Foto)

Këngëtari Meda këto ditë si duket është duke qëndruar jashtë Kosovës me familjen e tij.

Periskopi.com Limonada

Pasi që ai na ofron imazhe të ndryshme të vendeve ku i viziton me familjen e tij. E tillë është edhe një foto e fundit që Meda e ka nda me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ku ai dhe familja e tij shihen përkrah Barack Obamës dhe gruas së tij Michelle Obama, shkruan Kosovarja.

Por, kjo është pak dëshpëruese kur e kupton se Barack dhe Michelle Obama janë vetëm skulptura nga dylli.

Që do të thotë nuk janë me personazhet reale.  Kjo mund të jetë foto përshëndetëse nga këngëtari Meda, për presidentin e SHBA-ve Barack Obama i cili tashmë do ta lërë këtë post.

meda-1_1484861559-3267685

Letra emocionuese e Barack Obamas në minutat e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë

Kur i kanë mbetur edhe vetëm pak orë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama gjeti kohën t’i drejtohej për herë të fundit popullit amerikan.

Periskopi.com Lajme

Në një letër dërguar sot në mëngjes (sipas orës së Uashingtonit) kontakteve në listën e emailit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i falënderoi të gjithë për përkrahjen e tyre dhe për gjithçka që ata i kanë mësuar në tetë vitet e fundit.

Letra është pa dyshim emocionuese, sidomos për ata që do ta ndjejnë shumë mungesën e tij e të Michelle, Sasha e Malia në Shtëpinë e Bardhë.

Më poshtë është teksti i plotë i letrës:

Të dashur amerikanë,

Është bërë traditë e vjetër për presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara  që t’i lërë një letër lamturmirëse në Zyrën Ovale amerikanit të zgjedhur për të zënë vendin e tij. Është një letër që synon të ndajë atë çka dimë, çka kemi mësuar dhe çka mund t’i ofrojmë sadopak pasuesit tonë  për ta ndihmuar të mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë që vjen bashkë me postin më të lartë në vendin tonë dhe me udhëheqjen e botës së lirë.

Por, para se t’i shkruaja letrën time presidentit të 45-të, doja të thosha një falënderim të fundit për nderin që pata duke shërbyer si i presidenti juaj i 44-t. Sepse gjithçka që kam mësuar gjatë kohës në detyrë e kam mësuar prej jush. Ju më bëtë një president më të mirë, ju më bëtë njeri më të mirë.

Gjatë këtyre tetë vjetëve, ju keni qenë burimi i mirësisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës nga të cilat kam marrë forcë.  Kam parë fqinjë dhe komunitete që kujdeseshin për njëri-tjetrin gjatë krizës më të rëndë ekonomike që kemi parë në jetën tonë. Kam vajtuar me familjet në zi që kërkonin përgjigje dhe gjetën mirësi në një kishë në Charleston.

Kam marrë zemër nga shpresa e të diplomuarve të rinj dhe oficerëve më të rinj. Kam parë shkencëtarët tanë të ndihmonin një të paralizuar të rifitonte ndjesinë e të prekurit dhe luftëtarë të plagosur të konsideruar të vdekur të ecnin përsëri. Kam parë amerikanë, jeta e të cilëve është shpëtuar për shkak  se më në fund arritën të kishin kujdes mjekësor dhe familje jeta e të cilave ka ndryshuar për shkak se martesat e tyre njihen si të barabarta me tonën. Kam parë më të rinjtë e fëmijëve që na kujtonin, përmes veprimeve dhe mirësisë së tyre, detyrimin për t’u kujdesur për refugjatët, apo punën që duhet të bëjmë për paqen, mbi të gjitha kujdesin që duhet të kemi për njëri-tjetrin.

Kam parë te ti, popull amerikan, në moralin tënd, vendosmëri, shpirt të dashur e mirësi. Dhe në aktet e përditshëm të qytetarisë kam parë tek shpaloset të ardhmen tonë. Të gjithë ne, pavarësisht partisë, duhet t’i futemi kësaj pune, punës së gëzueshme të qytetarisë. Jo vetëm kur ka zgjedhje, jo vetëm kur në lojë është interesi ynë i ngushtë, por gjatë gjithë jetës.

Do të jem aty me ju në çdo hap të rrugës.

Dhe kur hapi i progresit të duket i ngadaltë, kujtoni: Amerika nuk është projekti i një personi të vetëm. Fjala më e fuqishme në demokracinë tonë është “Ne”. “Ne, Populli”. “Ne do ta kapërcejmë”.

donald-trump-elected-president-523ee643-c794-4263-add3-67537c7e9b05

Ja në çfarë kohe do të inaugurohet Trump si president ?

Mijëra njerëz pritet që nesër ( më 20 janar) të shkojnë në Uashington, aty ku presidenti i zgjedhur Donald Trump, do ta bëjë betimin si presidenti i 45-të amerikan, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo në çfarë kohe do të bëhet inaugurimi i tij si president ?

Çdo president i sapozgjedhur betohet në detyrë nga Kryegjykatësi i Gjykatës së Lartë, çdo katër vjet në mesditë.

Betimi është pjesë e një ceremonie paqësore që shënon kalimin e pushtetit, e që bëhet në kryeqytetin amerikan.

Presidenti Obama dhe zonja e parë, do ta shoqërojnë zotin Trump në ceremoninë zyrtare ku do të bashkohet me anëtarët e Kongresit, politikanë si dhe mbështetësit e tij, gjithashtu pritet që edhe ish-presidenti Bill Clinton dhe Hilary Clinton  të marrin pjesë.

Sipas zyrtarëve, pritet që rreth 800.000 deri në 900.000 njerëz të marrin pjesë në inaugurim, mirëpo është e paqartë nëse ata do të jenë atje për festë apo protestë, derisa 8 vjet më parë presidenti Barack Obama mblodhi 1.8 milionë njerëz.

Më shumë se 50 Demokratë kanë refuzuar publikisht për të marrë pjesë në ceremoni, shkaku i një grindje mes presidentit të sapozgjedhur dhe aktivistit për të drejtat civile dhe kongresmenit John Lewis, derisa as ky i fundit nuk do të jetë i pranishëm, mirëpo në vend të saj do të marrë pjesë në marshin e grave në Uashington. /Periskopi/

_93644892_2c79c7ff-ffe9-46a0-95e9-0dc90dc6c9e2

Obama i jep shuma marramendëse parash OKB-së, vetëm tri ditë para se të largohet

Administrata në largim e Obamës jep 500 milionë dollarë OKB-së për fondin e ndryshimit të klimës, duke quar numrin total në 1 miliardë, vetëm tri ditë pasi Donald Trump ta marrë detyrën si president i ardhshëm shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Obama kishte premtuar se do t’i jepte 3 miliardë dollarë për të ndihmuar në trajtimin e efektëve të ndryshimit të klimës në vendet më të varfëra ndërsa Trump e ka quajtur më parë ngrohjen globale një mashtrim.

Megjithatë,  John Kirby zëdhënës i departamentit të shtetit tha se nuk ” kishte qëllime të poshtra ”

” Kjo nuk u bë në përpjekje për të provokuar një reagim nga administrata e ardhshme ose ta mësojnë atë se si të merret me këto çështje ” tha Kirby duke vazhduar se ” Ky ishte një investim që është planifikuar qe një kohë të gjatë “.

Nga ana tjetër  senatorët republikan kanë deklaruar më parë kundërshtimin e tyre per fondin duke e quajtur një humbje të kotë të parave. /Periskopi/

e

I habitshëm reagimi i Edward Snowden për Donald Trump

Edward Snowden, ish-punëtor i Agjencisë Nacionale të Sigurisë, pati një paraqitje të rrallë publike përmes internetit në lidhje më atë se çfarë mendon për zgjedhjen e Trumpit President.

Periskopi.com Lajme

Reagimi i tij i parë nuk ishte për të ofruar ngushëllim për rezultatet e zgjedhjeve, mirëpo në vend të saj ai ofroi një perspektivë shumë të nevojshme, transmeton Periskopi.

“Nuk ka njeri më të mirë se Edward Snowden që të komentojë se si zhvillimet e fundit botërore duke filluar nga zgjedhjet në SHBA do të ndikojnë në privatësinë e konsumatorit”, tha shefi ekzekutiv i StartPage, Robert Beens në një njoftim.

Snowden e filloi fjalimin e tij jo për ta kritikuar Trumpin, mirëpo të shpjegojë fillimisht se çfarë presidenca do të thotë. Së pari, ai vuri në dukje administratën e Obamës duke na kujtuar premtimet që ai bëri për të mbyllur Guatenamon, burgun sekret në Kubë dhe të përfundonte mbikëqyrjen e masës.

“Ne besonim se me hyrjen e njeriut të duhur në zyre gjithçka do të ndryshonte”, mirëpo nuk ndodhi në lidhje me këto çështje. Guantanamo ende mbetet i hapur. Ai përqafoi përhapjen e mbikëqyrjes së masës në Amerikë.

Qëllimi i tij nuk ishte për ta kritikuar presidentin Barack Oboma, mirëpo për të ofruar një perspektivë të nevojshme. “Ne asnjëherë nuk duhet të kemi shumë besim ose shumë frikë në zyrtarët e zgjedhur, në fund të ditës ai është vetëm një president”, tha Snowden duke vazhduar “se si qytetarë, ne kemi fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar botën në të cilën në jetojmë, politikanët nuk bëjnë thjesht atë që mendojnë ata se është më mirë, ata bëjnë atë çfarë njerëzit duan ta dëgjojnë dhe çfarë do t’u siguronte atyre mbështetje. Në fund të fundit nëse ne duam një ndryshim duhet të fillojë nga ne”.

Në fund Snowden tha: Në qoftë se ne duam një botë më të mire në nuk duhet të shpresojmë për një njeri si Obama ose të kemi frikë nga Trump-i në vend të kësaj ne duhet të ndërtojmë atë. /Periskopi/

 

 

Obama dhe Biden

Obama befason Joe Biden, e nderon me Medaljen e Lirisë

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama ka surprizuar zëvendësin e tij, Joe Biden, teksa pasditen e kësaj të enjteje i ka dhënë në një ceremoni emocionuese të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Medaljen presidenciale të Lirisë, apo nderimin më të lartë për qytetarët e kombit.

Periskopi.com Lajme

“Për besimin tuaj ndaj bashkatdhetarëve të tu amerikanë, për dashurinë tuaj ndaj vendit dhe për shërbesën tuaj të nevojshme përgjatë brezave, dua t’i kërkoj ndihmësit tim ushtarak të më bashkohet me mua në poltron”, tha Obama gjatë ceremonisë. “Në momentet e fundit të mia si president, kam kënaqësinë që t’i akordoj nderimin më të lartë civil, Medaljen presidenciale të Lirisë Joe Bidenit”.

Përpara se të bënte këtë akt, që e la të befasuar dhe të surprizuar zv.presidentin Biden, Obama bëri një sërë lavdesh tejet të gjata për ndihmësin e tij, për bashkëshorten Jill Biden, fëmijët dhe nipërit e tij.

“Sigurisht që nëse nuk e admironi Joe Bidenin si person, atëherë keni vërtet probleme”, tha Obama, i cili shtoi se, si individ, ai është njeriu më i mirë që ka krijuar Zoti.

E vetëm pak ditë më parë, Obama deklaroi se e konsideron Bidenin si vëlla të tijin.

obamaa

Mësohet ku ishte vajza e Obamës që mungoi në fjalimin e babait

Kur Presidenti në largim Barack Obama, bëri fjalimin e tij lamtumirës me rastin e përfundimit të mandatit të tij si i pari i Shteteve të Bashkuara, vajza e tij Malia është parë duke fshirë lotët.

Periskopi.com Lajme

Në atë gjendje u bashkua dhe gruaja e Presidentit Obama, Zonja Michelle Obama e cila i qëndronte pranë të bijës tejet të emocionuar pasi babai i saj iu dedikoi atyre disa fjalë falënderuese për veprat që ato kanë bërë sa ai gjendej në detyrën e të parit të shtetit më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.

Por Malia u pa të paktën duke qarë por jo dhe motra e saj e vogël Sasha.

Si rezultat i mungesës së saj në këtë ceremoni, të gjithë u bën kureshtarë të dijnë se çfarë ka ndodhur?!

Por një përgjigjie rreth kësaj cështjeje shumë shpejt e dha Mark Knoller një nga zëdhënësit për media nga Shtëpia e Bardhë.

obamma

Obama në largim tregon kë nga kolegët e kishte si vëlla

Presidenti i Amerikës Barack Obama ka përlotur të pranishmit në fjalimin e tij të fundit si kreu i vendit, para se detyrën e tij të ia dorëzoj presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Periskopi.com Lajme

Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e Presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.

Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës, transmeton lajmi.net.

Madje edhe me emocionues u bë  ky fjalim kur ndër tjerash Obama i tha edhe disa fjalë për zëvëndës presidentin Joe Biden.

“Jo vetëm se ju ishit një zv president i shkëlqyer por unë fitova edhe një vëlla. Ishte vendimi i parë që unë e mora dhe më i miri që e kam bërë. Miqësia me ju ka qenë njëra ndër kënaqësitë tona më të mëdha.”, tha Obama duke iu referuar Joe Bidenit.

Cornel WEST

Trashëgimia e ‘trishtuar’ e Barak Obamas

Kjo është një rënie e dëshpëruar e zyrës më të lartë të perandorisë më të fuqishme në historinë e botës. Ajo mund të prodhojë lehtë cinizëm dhe të përhapë nihilizëm helmues. A ka ende ndonjë shpresë për të vërtetën dhe drejtësinë në këtë kohë dekadente? A ka Amerika aq kapacitet për të qenë e sinqertë me veten e saj dhe varësinë vetë-shkatërruese të adhurimit të ksenofobisë frikacake?

Cornel WEST Opinione

Ralph Ualdo Emerson dhe Herman Melville dy intelektualët më të mëdhenj publik të shekullit të 19-të luftuan me pyetje të ngjashme dhe kanë arritur në të njëjtin përfundim si Heraclitus: Karakteri është fat .

Koha e Barack Obama mund të ketë qenë shansi ynë i fundit. “Post-integriteti” jonë dhe e vërteta është mbytur nga markat zbavitëse dhe aktivitetet fitimprurëse që kanë të bëjnë pak ose asgjë me të vërtetën, integritetin apo mbijetesën afatgjatë të planetit. Ne jemi dëshmitarë të versionit postmodern fatkeq të botës.

“Mbretërimi” i Obamës nuk ka prodhuar , sic e quajnë demokratët, “makthin” e Donald Trump por ka  kontribuar drejt tij. Dhe ata mbështetës të Obamas që refuzuan t’i ulërisnin për të marrë sadopak përgjegjësi janë gjithashtu përgjegjës.

Disa prej nesh iu lutën Obamës që mos të shkëputej nga prioritetet e Wall Street-it.

Por ai ndoqi këshillën e “zgjuar” të këshilltarëve të tij neo-liberale për të shpëtuar nga Ëall Street. Në mars të vitit 2009, Obama u takua me udhëheqësit e tyre.

“ Unë qëndroj midis jush , jam në anën tuaj dhe do t’ju mbroj –  ua tha ai.  Por vetëm pak ditë më vonë, një drejtor ekzekutiv i Wall Street-it shkoi në burg.

Por për torturuesit amerikane të myslimanëve të pafajshëm dhe transparencën e sulmeve të telekomanduara që vrarë civilë të pafajshëm?  Administrata e Obamas  na tha se nuk ishte qoftë edhe një civil.  Por pastaj na tha se ishin vrarë vetëm disa. Dhe pastaj na tha se ndoshta ishin vrarë 65 civilë. Megjithatë, kur një civil amerikan, Uarren Ueinstein, u vra në vitin 2015 ka pasur një konferencë për shtyp të menjëhershme me keqardhjet e thella dhe kompensim financiar. Dhe sot ne ende nuk e dimë sa civilëve u kanë marrë jetën bombarduesit amerikanë.

Në dolën në rrugë përsëri me “Black Lives Matters”  dhe grupeve të tjera por shkuam në burg sepse protestuam kundër policisë që ekzekutonte njerëzit me ngjyrë.

Ne protestuam kur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vranë më shumë se 2.000 palestinezë (duke përfshirë 550 fëmijë) në 50 ditë. Megjithatë, Obama u përgjigj me fjalë duke shpjeguar gjendjen e vështirë të punonjësve të policisë, hetimet e departamentit dhe 225 milion dollarët  shtesë si mbështetje financiare për ushtrinë izraelite. Obama nuk tha qoftë edhe një murmuritje rreth fëmijëve të vdekur palestinez.

Përveç kësaj, politika arsimore e Obamas  bëri që shumë nga forcat e tregut të mbyllnin qindra shkolla ??publike. Sindikatat në Ëisconsin, Seattle dhe Çikago (kundërshtuar fuqishëm nga Kryetari i Bashkisë Rahm Emanuel, një i besuar i Obamës) e kaluan gjithçka në heshtje.

Në vitin 2009, Obama e quajti kryetarin e Nju Jorkut, Michael Bloomberg, një “kryebashkiak të shquar”. Megjithatë, ai anashkaloi faktin se më shumë se 4 milion njerëz u ndaluan dhe u dhunuar nën vëzhgim Bloomberg-ut. Dy vjet më vonë, e pash veten të ulur në një burg sepse po protestoja pikërisht për këto politika që Obama injoroi kur lavdëronte Bloomberg-un.

Megjithatë, mediat kryesore nuk arritën të nxjerrin në pah këto të vërteta të dhimbshme  lidhur me Obaman. Në vend të kësaj, ekspertët e mirë-paguar në televizione  dhe radio festuan “madhështinë” e Obamas. Dhe shumica e zëdhënësve me ngjyrë paturpësisht mbrojtën heshtjet e Obamës dhe krimet në emër të simbolizmit racial.

Vrasja bruto e qytetarëve amerikanë pa proces të rregullt ligjor, pas urdhrave të drejtpërdrejtë nga Obama ishte hedhur mënjanë nga mbështetësit neoliberale të të gjitha ngjyrave. Dhe Eduard Snouden, Chelsea Maning, Sterling Jefrej dhe rrëfyesit e tjerë të të vërtetave tjera janë demonizuar ashtu si krimet që ata kanë ekspozuar.

Arritja më e madhe legjislative e presidentit ishte sigurimi shëndetësor për më shumë se 25 milionë qytetarë. Por ajo mbeti thjesht një politikë të bazuar në treg, e krijuar nga Fondacioni “Heritage” dhe paratë e Mitt Romney.

Mungesa e guximit të Obamas për t’u përballur me kriminelët e korporatave financiare = dhe gabimi i tij  për urdhërimin e  bombardimeve me avionë çuan në revolta populiste të të djathtës amerikane si dhe drejt rebelimeve fashiste islamike në Lindjen e Mesme.

Bernie Sanders me shumë pasion u përpoq të gjeneronte populizmin e majtë, por ai u shtyp nga Clinton dhe Obama në parapraket e padrejta të partisë Demokratike.

Deri tani ne e gjejmë veten duke hyrë në një epokë të fashiste: me një ekonomi neo-liberale që pritet të shpërtheje, me një qëndrim shtypës ndaj “të huajve”  të brendshëm dhe me një kabinet militant të etur për lufra.

Në të njëjtën kohë, ne po shohim një eklips të së vërtetës dhe integritetit në emër të markës së Donald Trump, të bllokuar nga mediat  e korporatave.

Cfarë trashëgimie e trishtuar kjo e Barack Obamas.

/Përshtati Syri.net nga The Guardian/

tearsobama-650x358

Obama uron Vitin e Ri, përmend papunësinë dhe Bin Ladenin

Shtëpia e Bardhë e ka publikuar sot video-mesazhin javor të presidentit amerikan, Barack Obama, përmes së cilës ai ka folur për dy mandatet e tij si udhëheqës i shtetit më të fuqishëm në botë.

Periskopi.com Lajme

“Në kohën kur e përfundojmë një vit dhe shikojmë drejt të ardhmes, dua të shfrytëzojë pak kohë që t’iu falënderojë për gjithçka që keni bërë për të bërë Amerikën më të fuqishme gjatë këtyre tetë viteve të fundit. Vetëm tetë vjet më parë, kur bëhesha gati të fillojë detyrën, ekonomia jonë lëkundej. Rreth 800 mijë amerikanë e humbisnin vendin e tyre të punës çdo muaj. Në disa komunitete, pothuajse një në pesë persona nuk kishte vend pune. Rreth 180 mijë trupa po shërbenin në Irak dhe Afganistan, ndërsa Osama bin Laden ishte ende në arrati”, ka thënë Obama në video mesazhin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama i cili mbetët lideri i botës së lirë deri më 20 janar kur këtë detyrë e merr presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka treguar për ato që janë arritur nga SHBA-të gjatë udhëheqjes së tij.

“Ne kemi kthyer 165 mijë trupa nga Iraku dhe Afganistani, ndërsa e kemi hequr qafe edhe Osama bin Ladenin. Përmes diplomacisë, ne i kemi dhënë fund programit të armëve bërthamore të Iranit, kemi hapur një kapitull të ri me popullin e Kubës, ndërsa kemi bërë bashkë rreth 200 kombe përmes një marrëveshje rreth ambientit që mund të shpëtojë planetin për fëmijët tanë”, ka thënë më tej Obama.

“Ne kemi arritur progres të jashtëzakonshëm si shtet gjatë tetë viteve të kaluara. Dhe, ja ku po e them: asnjë prej tyre nuk ishte e sigurt se do të arrihej. Kjo ishte si rezultat i vendimeve të rënda që janë marrë, dhe si rezultat i punës së fuqishme”, ka thënë Obama.

Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, ai do i kthehet rolit gjithashtu të rëndësishëm të qytetarit amerikan, ndërsa ai do të vazhdojë angazhimin e tij që zotimi mbi të cilin është ndërtuar shteti amerikan, të ruhet.

“Ka qenë privilegj i jetës sime që të shërbej si presidenti i juaj. Dhe, derisa bëhem gati që të nis rolin po aq të rëndësishëm të qytetarit, ta dini se do të jem me ju për çdo hap për tu siguruar t’i përmbahemi zotimit mbi të cilin është krijuar vendi – që të gjithë jemi të barabartë, dhe të gjithë e meritojmë çdo mundësi për të jetësuar ëndrrat tona. Nga familja Obama tek familjet tuaja, viti 2017 uroj të jetë vit i lumtur dhe i bekuar”, ka uruar presidenti Obama.

epa-putin-jrl-161222_12x5_1600

Rusia reagon ashpër për dëbimin e diplomatëve rus nga SHBA-ja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të reagojë për sanksionet e dhëna nga SHBA-ja. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Periskopi.com Lajme

Ai është shprehur se SHBA-ja do të marrë përgjigjen adekuate nga Rusia dhe kjo do t`i bëjë zyrtarët amerikanë të ndjehen të parehatshëm.

“Rusia padyshim do të japë përgjigjen adekuate ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së dhe kjo do të bëjë zyrtarët në Uashington të ndjehen të parehatshëm. Përgjigja do të jetë në përputhje me vendimet që do t`i marrë presidenti rus”, ka thënë Peskov.

Ai e ka komentuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Barack Obama si agresiv dhe të paparashikueshëm, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, pak orë më parë është raportuar për vendimin e Obamës, i cili i ka cilësuar 35 diplomatë rus si persona të padëshirueshëm në SHBA, duke u dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen bashkë me familjet e tyre nga SHBA-ja.

Obama shpall 35 rusë si persona “non-grata”, u jep 72 orë të largohen nga SHBA

20161206212754907646

Fjalimi i fundit i Obamës për sigurinë kombëtare

Presidenti i SHBA Barack Obama do të mbajë sot fjalimin e tij të fundit për sigurinë kombëtare, ku do t’u bëjë jehonë politikave të tij kundër terrorizmit për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e shumta globale gjatë tetë viteve të tij në detyrë. Ai do të flasë sot në bazën ajrore MacDill në shtetin juglindor të Floridës.

Periskopi.com Lajme

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama do të përmendë se administrata e tij ka ndërtuar me sukses koalicione dhe ka bashkëpunuar me qeveritë e ndryshme për të neutralizuar grupin Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste pa përdorur në mënyrë të tepruar forcën ushtarake amerikane.

Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare, Ben Rhodes tha se Shtëpia e Bardhë ka ndjekur një politikë të qëndrueshme, “që përfshin një numër të kufizuar forcash amerikane në terren.”

Por disa ekspertë të kundër- terrorizmit thonë se rritja e ISIS-it është një tregues se administrata Obama nuk reagoi me shpejtësinë e duhur, pavarësisht suksesit të saj në vrasjen e udhëheqësve kryesorë ekstremistë.

3af1740900000578-0-barack_obama_pictured_with_wife_michelle_daughter_sasha_and_actr-a-10_1480636884759

Obama ndez dritat e Pemës Kombëtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të fundit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Barack Obama ka ndezur Pemën Kombëtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë për herë të tetë dhe të fundit si president në natën e së enjtes.

Obama së me gruan Michelle dhe vajzën e tyre më të vogël Sasha, 15, për 94 vjetorin e ndriqimit të Pemës Kombëtare të Krishtlindjeve në elips, park publik që ndodhet në jug të gardhit në Shtëpinë e Bardhë.

Aty mungonte vajza e madhe e tyre, Malia, e cila ka marrë një vit pauzë para se të fillojë Harvardin në vjeshtën tjetër./Periskopi/

3af1961100000578-3992336-image-a-37_1480639519455 3af1bb6700000578-3992336-image-a-6_1480642351275 3af1ebcb00000578-3992336-image-a-2_1480642231636 3af1e92e00000578-3992336-image-a-7_1480642432683 3af1f62400000578-3992336-image-a-25_1480647851724 3af1c12800000578-3992336-image-a-3_1480642326561 3af19d9f00000578-3992336-image-a-35_1480639484624 3af08fb900000578-0-it_was_the_the_eighth_and_final_time_obama_would_take_part_in_th-a-13_1480636895807 3af0990e00000578-0-obama_was_joined_by_michelle_and_their_younger_daughter_sasha_bu-a-12_1480636889481 3af0938600000578-0-the_94th_annual_national_christmas_tree_lighting_took_place_on_t-a-11_1480636887253 3af1740900000578-0-barack_obama_pictured_with_wife_michelle_daughter_sasha_and_actr-a-10_1480636884759 3af1a1f000000578-3992336-image-a-26_1480637548024

obama-best

Obama për marihuanën: Të trajtohet si cigarja e alkooli

Sipas presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, përdorimi i marijuanës duhet të trajtohet si ai i cigareve apo alkoolit.

Periskopi.com Lajme

Në intervistën e fundit të dhënë për “Rolling Stone”, Obama e përshkruan situatën aktuale në SHBA të paqëndrueshme, me disa shtete që e kanë legalizuar vetëm për qëllime terapeutike marijuanën, të tjera që e kanë dekriminalizuar vetëm për përdorim krijues e disa që vazhdojnë ta ndalojnë atë.

“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me çdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja.  Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marihuanës si çështje të shëndetit publik ashtu siç bëjmë me cigaret dhe pijet alkoolike”, tha Obama.

Një opinion të ngjashëm Obama e kishte shprehur edhe më parë, por në intervistën e fundit ai kujtoi se ndryshimi i ligjeve federale mbi marihuanën nuk është një akt që një president mund të bëjë i vetëm.

Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike.

çifti Obama

Ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, ja ku do punojë çifti Obama

Pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, President Obama dhe familja e tij së shpejti do të zhvendosen. Por, ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë?

Periskopi.com Lajme

Shumica e presidentëve e lënë Washington sapo përfundojnë mandatin e tyre.

Vetëm pasi pasardhësi i tyre të inaugurohet, ata fluturojnë jashtë vendit për të filluar pjesën tjetër të jetës, përcjell Bota sot.

Por, të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme, President Obama do të qëndrojë në Washington, derisa vajza e tij, Sasha, të përfundojë shkollën e mesme.

Obama ka bërë shaka në lidhje me tregun e punës, pas 20 janar 2017, duke thënë se duhet të shkojë në LinkedIn dhe të shohë se çfarë vjen’.

Në të vërtetë, ai ndoshta do ta ketë vështirë për një kohë që të ‘gdhendë’ mundësitë e tij.

Së pari, pas një pushimi, President Obama dhe Zonja e Parë Michelle, me siguri do të fillojnë punën e tyre në memoaret apo në libra, për të treguar për kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy Obama’t ka të ngjarë që të jenë të përfshirë në punë filantropike, mundësisht në bashkëpunim me Fondacionin Obama Barack dhe Qendrën presidenciale.

Dhe, kur ai filloi projektin My Brother’s Keeper, për të rinjtë me ngjyrë, Obama pati deklaruar se do të qëndrojë i përfshirë në këtë edhe pas presidencës. Por, kjo nuk do të jetë e gjitha çfarë ai do të bëjë.

“Unë do të bëj të gjitha punët që kam qenë duke bërë më parë, vetëm për të gjetur mënyra për të ndihmuar njerëzit”, tha Obama për nxënësit vitin e kaluar.

“Të ndihmojmë të rinjtë që të arsimohen dhe të gjejnë punë dhe të përpiqemi që të sjellim biznese në lagje, ku nuk ka biznese”.

Michelle Obama, e cila hoqi dorë nga karriera prej juristeje dhe nga kujdesi shëndetësor kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ka në plan që të jetë e përfshirë në çështje të shërbimit të fokusuar.

Në një editorial të kohëve të fundit, ajo u përqendrua në iniciativën e saj Let Girls Learn, që do të ndihmojë vajzat në gjithë botën që të qëndrojnë në shkollë.

“Pasi kam udhëtuar në botë dhe kam njohur vajza të reja si Zonjë e Parë…I mbaj shpresat dhe ambiciet e tyre kudo që shkoj dhe planifikoj që të vazhdoj punën time në emër të tyre…për pjesën tjetër të jetës sime”, ka shkruar ajo, përcjell Bota sot.

Siç thuhet në faqen e internetit të Fondacionit Barack Obama, “Tetë vjet është vetëm fillimi.

james clapper

Jep dorëheqje shefi i Inteligjencës Amerikane

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, James Clapper, ka dhënë dorëheqje nga posti.

Periskopi.com Lajme

Clapper ka thënë në një intervistë me NBC se gjatë vitit të fundit i ka numëruar ditët për të dhënë dorëheqje në fund të mandatit përfundimtar të Obamas si president, transmeton Express.

“Më shumë se 50 vjet shërbim është më shumë se mjaftueshëm,” ka thënë ai.

Dhurata Hoxha ne Amerike

Hoxha në Amerikë, merr përkrahje të fuqishme për luftimin e ekstremizmit

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Uashington DC, ku qëndroi me ftesë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takim me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Hoxha takoi Brett McGurk – përfaqësuesin special të Presidentit amerikan të Koalicionit global për luftën kundër terrorizmit dhe me këtë rast u diskutua për trendët globale të terrorizmit dhe rajonin e Ballkanit.

Përfaqësuesi special i Presidentit amerikan, McGurk, ka vlerësuar se Republika e Kosovës, ka dhënë kontribut të çmuar kur i është bashkuar Koalicionit global kundër terrorizmit duke çmuar miratimin e ligjit dhe masave tjera kundër terrorizmit. Ai po ashtu theksoi se është lajm i mirë se ka ulje të numrit të pjesëmarrësve të shtetasve të Kosovës që marrin pjesë në konfliktet që zhvillohen në shtetet tjera.

Ministrja theksoi rëndësinë e trajtimit dhe masat ndaj personave që marrin pjesë në luftëra në shtetet e huaja si dhe masat e deradikalizimit dhe risocializimit ndaj personave të tillë.

Ministrja Hoxha, mori përkrahje të plotë nga i deleguari i Presidentit Obama për përkushtimin e saj, duke vënë në pah se kjo përkrahje do të vazhdojë për Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen në fuqizimin e shtetit ligjor dhe sistemin e drejtësisë./Periskopi

Barack Obama

Obama: Jemi amerikanë dhe patriotë, të ecim përpara me Trumpin

Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka mbajtur fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve ku fitues ka dalë Donald Trump.

Periskopi.com Lajme

Obama ka thënë se ata janë amerikanë para se të jenë demokratë apo republikanë.

“Nuk është sekret se unë dhe Trump kemi dallime në qëndrime, por të kujtojmë se edhe me Bush para tetë viteve i kisha disa dallime.  Suksesi i Trump nënkupton bashkim dhe ecje përpara të vendit tonë”.

Ai ka thënë se është i gëzuar me atë që ka thënë Trump mbrëmë.

“E dëgjova edhe fjalimin e Donald Trump. Kjo është çka i duhet vendit tonë. Shpresoj se kjo do të mbetet përgjatë këtij tranzicioni dhe saktësisht shpresoj se kjo presidencë e ka rastin për të filluar”, ka shtuuar Obama, në fjalimin e tij të parë,  pas shpalljes së zgjedhjeve.

Obama ka thënë se nuk do të mund të ndjehej më krenar me Hillary Clinton.

“Jam krenar me të. Shumë amerikanë i kanë sytë kah ajo. Kandidimi dhe nominimi i saj ishte historik”.

“Secili është i pikëlluar me humbjen e saj në këto zgjedhje”.

“Por një ditë pas kemi për ta mbajtur mend se ne të gjithë jemi në të njëjtin ekip. Të gjithë jemi patriotë”, ka thënë Obama.

Barack Obama

Amerika që lë pas Barack Obama!

Tetë vitet e administratës Obama i treguan botës që pritshmëritë mund të jenë armiku më i keq i kujtdo, përfshirë edhe presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë. Pyetja që të gjithë bëjnë tani është kjo: Amerika e 2016 është më mirë apo më keq se ajo e 2008? Është mirë, pa dijeninë e saj.

Periskopi.com Lajme

Obama mori pushtetin zyrtarisht në 20 janar të 2009, në momentin më të zi të historisë amerikane që nga 1900 e këtej. Në mesin e një krize ekonomike ndër më të thellat në histori dhe nga çfarë besohej atëherë, që u shndërrua në një krizë të pabesueshme shoqërore.

Obama premtoi të risillte në jetë ëndrrën amerikane. E bëri me një fushatë elektorale të çmendur, duke u transformuar në fushatë më imponuese dhe inovative të komunikimit global, që nuk ishte parë ndonjëherë, duke u përmbyllur me një fitore të padiskutueshme.

Sot, Obama e lë Shtëpinë e Bardhë pas një dështimi po aq të fuqishëm komunikues. Pasi Obama nuk arriti t’i tregojë Amerikës dhe gjithë botës tetë vjet më pas, se diçka ndryshoi në atë vend. Kritikët ekstremë thonë se “patjetër do bëhej më mirë Amerikë, pasi më keq nuk kishte ku shkonte”.

Por nuk është vetëm kjo. Ka të dhëna që mund të japin një gjykim më të ftohtë dhe më konkret: papunësia, GDP, kriminaliteti, pritshmëritë e jetës etj…

Por perceptimi i amerikanëve është ndryshe, për disa gjëra madje i ndryshëm, dhe kjo kontribuoi në krijimin e fenomenit Trump në të djathtë dhe Sanders në të majtë. Problemi është pikërisht pritshmëritë, iluzioni i krijuar dhe tradhtuar më pas nga realiteti i jetës, i zgjedhjeve, i politikës.

Askush më shumë se Barack Obama i fushatës zgjedhore të 2008 nuk ka qenë në gjendje të shndërrojë premtimet elektorale në pritshmëri. Që janë diçka që jo vetëm mendon se mund t;i bësh, por arrin të besosh se mund t’i bësh vërtetë.

Tetë vjet më pas gjykimi kritik dhe praktik ka zëvendësuar besimin e pakushtëzuar që Obama kishte te vetja. Mundi në partinë e vet Hillary Clinton, më e re dhe më e besueshme se sa sot. Mundi në presidencialet Mçain, që ndryshe nga Trump ishte një gjigant i politikës.

Por Obama ishte më shumë se sa politikan. Por tetë vjet më pas është një president që nuk ka bërë më keq se të tjerët, ama humbi të vetmen gjë që në atë kohë asnjë nuk besonte se mund ta humbte: nuk ishte ndryshe nga të tjerët!

Dështoi në gjënë e parë ku njerëzit besonin, dhe si pasojë në shumë gjëra të tjera. Gjykimi për të të mund të vijë më vonë, ndoshta pas dhjetë vjetësh, kur gjërat mund të jenë më të ftohta. Sot ama zhgënjimi mbulon gjithçka. Madje tepër.

Il Giornale/ TemA

Barack Obama

Ky është emaili i Obamës, Wikileaks e publikoi atë

Wikileaks ka publikuar listën e emaileve të Presidentit të SHBA Barack Obama, që me shumë mundësi është përdorur përpara se të fitonte zgjedhjet në Nëntor të vitit 2008.

Periskopi.com Lajme

Në dokumentin e publikuar nga Wikileaks, Obama ka shkëmbyer emaile me John Podestan.

Ky i fundit i ka dërguar email Obamës më 30 tetor 2008 në adresën elektronike [email protected], duke diskutuar për çështje ekonomike për të cilat Barack Obama duhet të fillonte përgatitjet përpara se të merrte mandatin në janar rë 2009-ës.