Banka Botërore theu rregullat e veta, minierën e Sibovcit e la në harresë

Sipas një raporti të publikuar, dështimet nga ana e Bankës Botërore, kanë kontribuar në dëm të vërtetë dhe tejet të rëndë, në fshatarët përreth minierës së Sibovcit.

Periskopi.com Lajme

Banka Botërore, theu rregullat e veta, duke kontribuar në vuajtjet e qindra kosovarëve të cilët ishin të detyruar nga shtëpitë e tyre të bëjnë rrugë për një minierë qymyri.

Gjiganti shtetëror i Sibovcit, ka gëlltitur komunitetet derisa ajo u zgjerua. Ajo do të ofrojë vetëm një central qymyri në tokë derisa Banka Botërore është duke konsideruar mbështetjen.

Raporti, i finalizuar në shtator nga Paneli i Inspektimit të Bankë që shihet nga Prishtina Insight, heton dy valët e djallosura të zhvendosjes jo të plotë në fshatin Hade përgjatë viteve 2004-5 dhe 2012, njofton Klan Kosova.

Më shumë se një dekadë pasi filluan ndarjet, komuniteti i fragmentuar vazhdon të jetë i pasigurt dhe i frustruar sipas raportit.

Ndërsa Banka Botërore nuk ka qenë agjenti kryesor, paneli gjeti dështime nga ana e bankës ku ka kontribuar vetëm në dëm  vërtetë të rëndë për një periudhë të zgjatur.

Raporti i tyre ka kaluar në bordin e Bankës Botërore, i cili do të takohet për të diskutuar atë në dhjetor.

Marco Mantovanelli, menaxher vendi i bankës për Kosovën, tha se nuk mund të komentojë deri në raportimin publik për të ruajtur integritetin e proceseve të Panelit.

Vlerësohet përkrahja e Bankës Botërore në sektorin e energjisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, kryeministri Mustafa foli për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik, reformat në ambientin e biznesit, stabilitetin financiar dhe avancimin e proceseve tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Bankën Botërore duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, përfshirë mbështetjen në sektorin e energjisë.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke premtuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për avancimin në sektorin e energjisë dhe projektet në drejtim të krijimit të kapaciteteve të reja energjetike, rritjen e efiçiencës në vend për konsum të energjisë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe drejtoresha Goldstein biseduan edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe aspekte tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes së saj për Kosovën.

Kristina Georgieva

Kristina Georgieva, drejtoresha ekzekutive e re e Bankës Botërore

Ndihmës Komisionerja për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore pranë Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Kristina Georgieva, do të jetë drejtoresha ekzekutive e re në Bankën Botërore.

Periskopi.com Lajme

Georgieva, ka deklaruar se ka pranuar ofertën e Bankës Botërore dhe se për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen nga detyrat në Komisionin e BE-së, raporton AA

Duke theksuar se është shumë e lumtur që ka dhënë kontributin e saj për Bullgarinë dhe BE-në në 7 vitet e fundit, Georgieva, ka falënderuar për mbështetjen edhe Presidentin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Para detyrës së saj në Komisionin e BE-së, Georgieva, ka shërbyer si zëvendës presidente e Bankës Botërore, Ajo ka hedhur kandidaturën edhe për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-s. Ndërkohë detyra e saj në Bankën Botërore, pritet të fillojë më 2 janar 2017.

Te berit biznes

Banka Botërore thotë se Kosova përparoi edhe më shumë në të bërit biznes

Raporti i Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2017” i publikuar rangon Kosovën në vendin e 60-të duke e ngritur nga vendi i 64-të sa është ranguar me revidimin e raportit të mëparshëm.

Periskopi.com Lajme

Dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes vlerësojnë qeverisjen dhe lehtësinë e të bërit biznes në një mori të fushave ligjore, rregullatore dhe operacionale, raporton Periskopi

Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë. Në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët për:

– Fillimin e një Biznesi (nga vendi i 27-të në vendin e 13-të në botë),

– Pagimin e Tatimeve(nga vendi i 77-të në vendin e 43-të në botë); dhe

– Tregtia Përtej Kufijve(nga vendi i 59-të në vendin e 51-të në botë).

Ky përmirësim është arritur kryesisht përmes shkurtimit të afateve, procedurave dhe kërkesave për regjistrimin e bizneseve pranë Agjencisë së Kosovës për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), funksonalizimin e sistemit elektronik të pagimit të tatimeve pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe funksionalizimit të sistemit ASYCUDA nga Doganat e Kosovës./ Periskopi