Policia e Kosovës

Policia e Kosovës rehabilitohet te “Nëna Naile”

Ndonjë kocke e thyer, dhembjet që vijnë nga reuma, apo edhe ndonjë sëmundje neurologjike, ilaçin për to Policia e Kosovës tash e tutje do të mundohet ta gjejë tek banja në Kllokot “Nëna Naile”.

Periskopi.com Lajme

Për tri vite, Policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë me Qendrën për mjekësi fizikale dhe rehabilitim “Nëna Naile” në Kllokot. Vlera e kontratës është 36 mijë e 480 euro, dhe shërbimet do t’i marrin të gjithë policët që vuajnë prej ndonjë sëmundje të cilat i ofron kjo qendër mjekuese.

Titulli i kontratës është qujatur “Shërbime rehabilituese” dhe ndonëse tenderi ka qenë procedurë e hapur, Zyra e prokurimit të Policisë ka proceduar me vetëm një ofertë, pasi nuk ka pasur oferta tjera, shkruan lajmi.net.

Në këtë qendër, mjekohen këto sëmundje: Sëmundjet reumatike artikulare dhe ekstra artikulare; Sëmundjet neurologjike të Sistemit nervor; Gjendjet post traumatike (pas lëndimeve të kockave, muskujve, tetivave, ligamenteve, nervave ); Rehabilitimi pas frakturave, kontuzioneve, distorzioneve, etj.; Intervenimet operative dhe korrektuese të aparatit lokomotor; Rehabilitimi pas amputimeve të gjymtyrëve etj; Sëmundjet Kardiovaskulare-rehabilitimi sekondar pas infarktit të miokardit, etj; Sëmundjet e traktit digjestiv-gastritet; Sëmundjet e sistemit urinar-inflamacionet kronike të traktit urinar, mikrolitiazat etj; Sëmundjet e lëkurës-ekzemat, psoriaza, akna vulgaris etj; Sëmundjet gjinekologjike-inflamacionet kronike të organeve gjenitale, steriliteti etj.

Pos mjekimit të sëmundjeve, kjo qendër ofron, si masazhe, terapitë profilaktike, turmalina mrekullibërëse, lampa me spektër të frekuencave dhe uji termal tradicional.