Ky është fruti që nuk duhet ta konsumoni kurrë në mëngjes

Kur je me nxitim në mëngjes, por nuk do të dalësh pa ngrënë asgjë, një banane duket si opsioni më mirë. Është e shëndetshme, me vlera të shumta ushqyese, siguron energjinë e duhur për të nisur ditën.

Periskopi.com Shëndeti

Por, për dietologët, kjo nuk është aspak një zgjedhje e mirë. Përkundrazi, më e keqja për në mëngjes.

Bananet kanë në përbërjen e tyre mesatarisht 25% sheqer, që japin energji në momentet e para, por të lënë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë. Po ashtu, krijojnë probleme me sistemin tretës.

Nëse doni t’i konsumoni patjetër në mëngjes, atëherë është mirë të shoqërohen me një vakt tjetër të shëndetshëm.

Reklamë
Reklamë

Efektet e pabesueshme, hani dy banane në ditë dhe zbuloni çfarë do ndodhë

Shumica e njerëzve “nuk kanë kohë” për të ngrënë shëndetshëm dhe kështu preferojnë të hanë ushqim të shpejtë në vend të ushqimit të shëndetshëm, ndërsa konsumimin e frutave dhe perime e kanë lënë pothuajse krejt.

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët dhe dietologët nuk e kanë të qartë pse shumica e njerëzve preferojnë ushqim të tillë, kur dihet se ka ushqime të cilat na dhurojnë ushqyesit natyral të nevojshëm për funksionim më të mirë të sistemit trupor.

Bananet për shembull. Ato janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme, për shkak se përmbajnë substanca të mira për shëndetin tonë. Dietologët thonë se vetëm një muaj pasi të keni ngrënë dy banane në ditë, shëndeti juaj do të përmirësohet dukshëm.

Ja pse: Bananet përmbajnë shumë pak sodium, por shumë kalium, i cili është i domosdoshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe shëndetin e zemrës. Hulumtuesit kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër për 40%.

Nëse keni probleme me sistem të tretjes, si kapsllëk për shembull, hani pak banane. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe shpejt do të zgjidhin problemet tuaja me zorrët.

Ndjeheni të lodhur dhe të dobët? Bananet do të sigurojnë energjinë e nevojshme, dhe ato janë një zgjidhje e duhur para ushtrimeve. Atletët i mbajnë ato në çantë rregullisht, për t’i ngrënë para ushtrimeve.

Nëse trupi juaj ka nevojë për hekur, bananet mund t’ju ndihmojnë. Substancat që gjendet në banane stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, dhe në mënyrë të konsiderueshme ndihmojnë njerëzit anemik.

Bananet janë shumë të mira kundër kollit dhe dhimbjeve të fytit!

Reklamë
Reklamë

A e dini çfarë i ndodh trupit nëse hani banane me pika të zeza?

Thuajse të gjithë nga ne i duam bananet.

Periskopi.com Shëndeti

Bananet janë fruta tropikal që janë të mbushur me përbërës të  shëndetshëm e që na sjellin shumë të mira shëndetësore.

Bananet gjithashtu përmbajnë edhe sasi të madhe të fibrave.

Mirëpo, a e dini se çfarë ndodhë kur hani 2 banane në ditë me pika të zeza në lëvoren e saj për një muaj rresht?

Shtypja e gjakut

Bananet kanë sasi të madhe të potasiumit, dhe sasi të vogël të sodiumit, gjë e cila ndihmon që shtypja jonë e gjakut të zvogëlohet dhe kësisoj jemi të ruajtur nga sulmet në zemër.

Energjia

Bananet janë ushqim i mrekullueshëm, sidomos para ushtrimeve fizike.

Ato mbajnë sasi të mëdha të vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve gylcemice, të cilat i japin trupit tonë energjinë që i duhet.

Depresion

Bananet gjithashtu mund të ndihmojnë edhe në luftimin e depresionit pasi që kanë sasi të madhe të amino acidit.

Amino acidi ndihmon që t’i ngrit nivelet e hormoneve të disponimit.

Nervat

Kur ndiheni të stresuar apo të irrituar ju duhet të hani 1 apo 2 banane pasi që ato kanë sasi të madhe të Vitamin B6, e cila i ndihmon nervat të qetësohen. /Shqipëria Ime

Reklamë
Reklamë

Pija që i thotë lamtumirë pagjumësisë

Çrregullimi i gjumit është një problem i zakonshëm që i prekë si meshkujt ashtu edhe femrat. Edhe pse mund të duket i padëmshëm në fillim, mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të çojë në tension të lartë të gjakut, mungesë të energjisë dhe depresion.

Periskopi.com Lajme

Çfarë shumica e njerëzve nuk e dinë është se shëndeti i mirë varet nga kualiteti i gjumit. Insomnia mund të jetë rezultat i shumë faktorëve, si stresit dhe dietave të dobëta.

Çrregullimet e gjumit tani prekin më shumë se 50-70 milionë njerëz, sipas një studimi të fundit.

Nëse bëni pjesë në këtë grup të njerëzve, është mirë që ta përgatitni një recetë shtëpiake shumë të dobishme e cila mund ta përmirësojë kualitetin e gjumit.

Dhe kjo recetë ka vetëm dy përbërës – banane dhe kanellë. Bananja është e pasur me kalium dhe magnez, të cilët ndikojnë në kualitetin e gjumit. Kurse kanella ju ndihmon që ta relaksoni trupin.

Si ta përgatitni këtë recetë?

Përbërësit:

1l ujë,

1 banane,

një majë kanellë.

Udhëzimet:

Pritni skajet e bananes dhe vlojeni atë në një litër ujë. Zieni për 10 minuta. Derdheni lëngun në një gotë. Shtoni kanellën për të përmirësuar shijen dhe për të rritur përfitimet shëndetësore. Pini një orë para gjumit!

Reklamë
Reklamë