Millorad Dodik shokon boshnjakët, thotë se Izetbegoviq është serb!

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik ka deklaruar se udhëheqësi i boshnjakëve dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, është serb dhe se ik nga prejardhja e tij.

Periskopi.com Lajme

Duke reaguar ndaj deklaratës së Izetbegoviqit se politikanët në RS duhet që të ndalojnë dhe mos të kërkojnë që të kthehen në “Dejtonin burimor”, pasi boshnjakët mund të kërkojnë kthimin e Bosnjë në statusin e saj kushtetueso-ligjor nga viti 1991, Dodik ka thënë se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, sigurisht se do të thoshte se Izetbegoviq është serb, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai (Izetbegoviq) dëshiron të shkojë deri në fund, ne mund të shkojmë edhe disa shekuj më pas dhe të gjejmë që Bakir Izetbegoviq është serb, dhe më pas t’i them se ‘paraardhësit tuaj ishin njerëzit tonë dhe mos ik nga kjo’”, ka thënë Dodik.

Ai ka kërkuar që entitetit t’i kthehen kompetencat të cilat, siç ka vlerësuar ai, janë marrë kundërligjshëm nga nivel shtetëror në dy dekadat e kaluara.

Kjo deklaratë e Dodikut i ka tensionuar edhe më shumë marrëdheniet ndërmjet boshnjakëve dhe serbëve, duke e bërë Bosnjën një shtet jofunksional dhe të brishtë.