bajram-pajaziti

Nis gjyqi ndaj vëllait të Zahir Pajazitit  për dallaveret me pensionet e familjeve të dëshmorëve

Dy zyrtarët e MPMS-së, Bajram Pajaziti dhe Bajram Azemi, akuzohen se për shkak të vendimeve të tyre Rexhep Haxha merr pension të familjes së dëshmorit, ndërkohë që djali i tij është viktimë civile e luftës. Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës është 13,900 euro.

Periskopi.com Lajme

Dy zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bajram Pajaziti e Bajram Azemi, u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, të cilën e lexoi prokurori Fetih Tunuzliu, të akuzuarit kanë nxjerrë vendime përmes të cilave i kanë sjellë përfitim të kundërligjshëm Rexhep Haxhës dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Bajram Azemi ka nxjerrë vendim në vitin 2009 me të cilin Rexhep Haxhës i njihet e drejta e pensionit të familjes së dëshmorëve për djalin e tij, Bahri Haxha, i cili ishte viktimë civile e luftës. Bajram Pajaziti ka nxjerrë vendime të tjera deri më 13.10.2014, me të cilat i njihet e drejta në pension Rexhep Haxhës për djalin e tij edhe pse Rexhep Haxha s’i ka plotësuar kushtet ligjore pasi që nuk ka pasur dokument nga shtabi i TMK-së se djali i tij është vrarë si pjesëtar i UÇK-së”, tha prokurori.

Sipas aktakuzës, me këto veprime të pandehurit i kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm pasuror Rexhep Haxhës, në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën prej 13 mijë e 900 euro.

Pjesë e aktakuzës janë Bajram Zenuni, kryesues i Divizionit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile dhe Bajram Pajaziti, drejtor në Departamentin e lartcekur.

bajram-pajaziti

Ngritet akuzë ndaj vëllait të Zahir Pajazitit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale janë akuzuar së fundi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se ia kanë mundësuar jashtëligjshëm një personi që të marrë pensionin e dëshmorit për pesë vjet.

Periskopi.com Lajme

Bajram Pajaziti, i cili është vëllai i heroit Zahir Pajaziti, si dhe Bajram Azemi po ndiqen penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në bazë të aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, të pandehurit në vazhdimësi prej muajit gusht të vitit 2009 deri më datën 13 tetor të vitit 2014 ia kanë mundësuar marrjen e pensionit të dëshmorit Rexhep Haxhës, i cili është babai i dëshmorit Bahri Haxha.

Bajram Azemi, në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Departamentit për Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës e viktimave civile në Ministri, si dhe Bajram Pajaziti në cilësinë e drejtorit të Departamentit të lartcekur, duke i tejkaluar autorizimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për mijëra euro.