Edhe Bajram Gecaj dorëzohet, ka një porosi për përkrahësit

Periskopi.com Lajme

Zv/ministri në detyrë dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka falënderuar elektoratin e LDK-së por njëkohësisht edhe e ka ngushëlluar. Ai thotë se kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh.

Ky është qëndrimi i tij i dhënë përmes facebook-ut:

Të dashur dhe shumë të respektuar përkrahës të cilët keni votuar LDK-në dhe mua personalisht. Ju falënderoi nga thellësia e zemrës pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar.

Ishit të mrekullueshëm gjatë fushatës zgjedhore dhe besoj fuqishëm se do të jeni të tillë edhe në të ardhmen e afërt.

Kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh.

Është kjo një porosi e elektoratit të cilën duhet ta respektojmë, studiojmë, dëgjojmë dhe të veprojmë e të sillemi në përputhshmëri me te.

Na priftë e mbara në ditët dhe vitet e ardhme. Zoti e bekoftë LDK-në – Zoti e bekoftë Kosovën.

Reklamë
Reklamë

Isa Mustafa ‘shuplakë’ Bajram Gecajt: LDK e njeh presidentin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij është institucionaliste dhe i njeh organet e shtetit.

“LDK e njeh institucionin e presidentit. LDK është parti institucionaliste e cila njeh organet”, ka thënë Mustafa.

Por, para një ditë këshilltari i kryeministrit në largim, Bajram Gecaj ka thënë se LDK-ja nuk e njeh presidentin.

Të enjten Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bojkotuar takimin e ftuar nga presidenti Thaçi ku u diskutua për datën e zgjedhjeve.

I kontaktuar nga mediat, Bajram Gecaj ka thënë se është qëndrim i LDK-se pas veprimit të ditë së mërkurë të PDK-së në Kuvend, marrëveshja e koalicionit bie në tërësi dhe LDK, ka thënë ai nuk e njeh asnjë rezultat politik të saj, duke aluduar se partia e Isa Mustafës nuk e njeh Thaçin si president të vendit.

Reklamë
Reklamë

Përplasja e radhës, Stavileci – Gecaj

Periskopi.com Lajme

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zhvilluar një debat të ashpër lidhur me arsyet që kanë çuar deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Ministri në ikje Stavileci ka akuzuar LDK-në se nuk ka arritur që të bindë deputetët e vet për votimin e marrëveshjes së demarkacionit, duke bllokuar liberalizimin e vizave, por Gecaj ka thënë se kanë qenë katër deputetë të GP të PDK-së që kanë qenë kundër kësaj marrëveshje.

Përplasje mes të dyve, u zhvillua në RTV Dukagjini.

Bajram Gecaj ka thënë se partia e tij nuk i frikësohet zgjedhjeve, porse ka shprehur indinjatën me mosrespektimin e marrëveshjes nga ana e PDK-së për të mos përkrahur mocionet ndaj Qeverisë.

Por, Stavileci i është kundërpërgjigjur atij se marrëveshja në fjalë është shkelur edhe në pika tjera, përveç asaj që të mos përkrahen mocionet ndaj qeverisë.

Sipas Stavilecit, marrëveshja është shkelur edhe me ndarjen e buxhetit dhe në raste të tjera.

Për më tepër, Stavileci ka thënë se ka qenë vetë LDK që në vitin 2014 kishte tradhtuar partnerët e bllokut VLAN.

Reklamë
Reklamë

Gecaj – Gjuriqit: E vetmja ushtri e rrezikshme në rajon është ajo e Serbisë

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur deklaratave të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke thënë se e vetmja ushtri e rrezikshme në rajon është ajo e Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Gecaj tha se Ushtria e Kosovës do t’i përkasë të gjithë qytetarëve të saj dhe, për dallim nga praktikat e së kaluarës e ushtrisë së Serbisë, do të ketë kryekëput karakter mbrojtës

“Marko Gjuriq ju paska ankuar ambasadorit Kinez se na qenka ‘ rrezikshme përpjekjen e Kosovës për ta formuar ushtrinë’. Tanimë koha ka provuar se e vetmja ushtri e rrezikshme në rajon z. Gjuriq është ajo e Serbisë. Ushtria e Kosovës do t’i përkasë të gjithë qytetarëve të saj dhe, për dallim nga praktikat e së kaluarës e ushtrisë së Serbisë, do të ketë kryekëput karakter mbrojtës. Prandaj, askush nuk ka nevojë të frikohet nga një ushtri e tillë, ushtri e cila gjithsesi se do të themelohet, por që do të funksionoi sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare, e të aplikuara nga shtetet mike e demokratike të NATO-s”, tha Gecaj.

Ndryshe, drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u takua sot me ambasadorin kinez në Beograd, Li Manchang, të cilin e njoftoi me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjuriq gjatë takimit e ka konsideruar si të “rrezikshme përpjekjen e Kosovës për ta formuar ushtrinë”

 

Reklamë
Reklamë

Vazhdon përballja e Gecajt me Bulliqin e Isufin

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, iu është kundërpërgjigjur dy ekspertëve të gjeografisë, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi.

Periskopi.com Lajme

Gecaj, në një postim të fundit në Facebook, reagimin e djeshëm të Isufit e Bulliqit e ka quajtur “broçkull”, ndërsa ka kërkuar që ata, të cilët vazhdon t’i quajë “ekspertë”, thjeshtë t’u përgjigjen pyetjeve të tij të parashtruara ditë më parë.

Më poshtë, reagimi i Gecajt:

“EKSPERTË” BULLIQI E ISUFI – FOLNI ME FAKTE

E lexova me kujdes reagimin tuaj. Reagimi ishte aq i gjatë, sa më tepër i gjasonte një hartimi/eseje letërsie nga shkolla fillore, sesa të ishte përgjigje për dy pyetje shumë konkrete të cilat i kisha parashtruar unë.

Me sa kuptova, në paragrafin e dytë të reagimit tuaj, keni thëne se të gjithë anëtarët e komisionit për matjen e territorit janë kursistë dhe studentë tuaj! Kjo rrjedhimisht do të nënkuptonte se komisioni do të duhej të ishte profesional dhe kompetent (gjithherë sipas standardeve tuaja) për të bërë matjen/llogaritjen e sipërfaqes së Kosovës (sepse ju, besoj ashtu do të duhej t’i kishit mësuar)! Nëse këta studentët/kursistët tuaj, dinë të bëjnë matje (e unë personalisht jam i bindur se këta kanë avancuar më shumë se mësuesit e tyre), atëherë do të duhej fillimisht të presim se çfarë na thonë mu ata në raportin e tyre?

Në mesin e shumë broçkullave që keni shkruar, tash po edhe në vazhdimësi, keni theksuar së do të dilni me fakte të reja që do të na “shokojnë”? Aman, ju lutem bëjeni këtë sa më shpejt, dhe dërgojeni në komisionin për matje të territorit (tek studentët tuaj), sepse ndoshta ashtu edhe ju ndihmoni?!

Nëse këtë nuk e bëni shpejt, atëherë del se ju jeni të interesuar që vetëm pasi që institucionet të bëjnë punën e tyre, ju të vazhdoni e të hutoni edhe më tutje opinionin për diçka që nuk është fare e bazuar në fakte, por që janë vetëm fjalë boshe, ashtu si edhe deri më tani.

Nuk do të zgjatem më shumë, sepse jam i bindur se reagimi juaj ka fjalë shumë, ndërsa kualiteti profesional duket të jetë shumë i vogël e deri në joprofesional.

Ju lutem përgjigjuni para qytetarëve në pyetjet e parashtruara? Sipas matjeve tuaja, sa ka qenë sipërfaqja e Kosovës në periudhën kohore 1974–1988 dhe 1999-2017?

Besoni se qytetarëve të Kosovës vetëm kjo po ju intereson!

Reklamë
Reklamë

Joprofesionisti Gecaj i quan “ekspertë” Bulliqin e Isufin

Zëvendësministri i Ministrisë për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në një postim të vetin në Facebook, ka shtruar disa pyetje për Shpejtim Bulliqin e Florim Isufin lidhur me punimet e pikëpamjet e tyre rreth formimit të Komisionit për matjen e territorit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Pasi vetë pranon të mos jetë profesionist i fushës me të cilën merret në këtë rast, matjen e territorit dhe demarkacionin, ai ka shtuar disa pyetje për deputetin e LDK-së Bulliqi dhe ekspertin Isufi të cilët i quan “ekspertë”.

Ky është postimi i Gecajt:

“EKSPERTËT” ME INATIN MË TË MADH SE ARSYEN

“Ekspertët” Bulliqi e Isufi, paskan dal prapë kundër komisionit për matjen/llogaritjen e hapësirës gjeografike administrative të Republikës së Kosovës. Edhe pse unë nuk jam profesionist i kësaj fushe kam disa pyetje për këta “ekspertë”:

  1. A kanë bërë matje të territorit në terren me rastin e konstatimit se Republika e Kosovës ka bilanc negativ të hapësirës gjeografike, pas delimitimit të kufirit? Nëse jo, çfarë dokumentacioni hartografik është përdorur për të ardhur deri tek një konstatim i tillë?

 

  1. Nëse “ekspertët” Bulliqi, Isufi e Ahmeti kanë ardhur në përfundim se Kosova po humb territor, duke u bazuar nga hartat e ushtrisë Jugosllave, shtrohet pyetja pse komisioni qeveritar për matjen/llogaritjen e territorit të Kosovës nuk mund të bazohet në të dhëna kadastrale të prodhuara nga Zyra Gjeodezike e KSAK gjatë viteve 1974-1988?
  • Ju “ekspertë”, që e keni inatin më të madh se arsyen, nëse nuk keni përgjigjen në këto pyetje, mund të konstatojmë lirisht se edhe një herë, si zakonisht, ja keni “futë kot” metodologjisë për kundërshtimin e matjeve të territorit të Kosovës!
  • Aman bre gjeografë të Kosovës, a mund të jepni sqarime ma profesionale, sepse na keni lodhë me deklarata të mëdha se do të dilni me fakte të reja, e veç po vizatoni hartat e njëjta të ushtrisë së Jugosllavisë? Nostalgji se jo mahi…!
Reklamë
Reklamë

Këshilltari i kryeministrit tallet me Nikoliqin: Për luftë në Kosovë a nisesh me tren, apo pa tren?

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka ironizuar me presidentin serb, i cili kishte thënë se është i gatshëm të niset për luftë në Kosovë, nëse prekën interesat e serbëve.

Periskopi.com Lajme

Në një publikim në rrjetin social “Facebook” Gecaj e ka pyetur presidentin serb, se a do të vijë me tren apo pa tren, transmeton Periskopi.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Nikolic gati ta lërë Presidencën dhe të niset për luftë në Kosovë së bashku me dy djemtë e tij”.

A ME TREN A PA TREN…?

Reklamë
Reklamë

Gecaj: Serbia përgatit sulm terrorist e fajin ua hedhë shqiptarëve

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Bajram Gecajn ka thënë se strukturat e Serbisë e kanë të vështirë që t'i harrojnë retorikën dhe konceptet e kasapit të Ballkanit.

Periskopi.com Lajme

Gecaj gjithashtu ka shkruar se Serbia është e gatshme të përgatisë sulme terroriste dhe fajin t’ua hedhë shqipatrëve.

Postimi i polotë:

 

KUSH NË BALLKAN PO PËRGATITET PËR TERRORIZËM

Retorikën por edhe konceptet e kasapit të Ballkanit, duket se strukturat e tanishme të shtetit të Serbisë e kanë vështirë t’i harrojnë. Sipas kësaj qasje, shqiptarët janë terroristë të cilët duhet nënshtruar, dëbuar ose vrarë. Se është kështu, këtë po e vërtetojnë këtyre ditëve shumë nga zyrtarët e Beogradit, duke përfshirë edhe trashëgimtarin e denjë të kësaj mendësie, Ministrin e tyre të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Dëshira, sa e shpluar aq e papërmbajtur, ti shohin shqiptarët të tillë, duket se ua mjegullon mendjen këtyre në vazhdimësi.

Këtë herë Daçiq paska parashikuar, në stilin që do ta xhelozonte edhe Nostradamusi, se shqiptarët kosovarë po përgatitkan sulm në ndonjërin nga misionet e tyre diplomatike apo konsullore. Nuk do të ishte fare befasuese nëse shteti i Serbisë do të organizonte ndonjë sulm të tillë vetë, për t’i fajësuar më pas shqiptarët kosovarë, zanat i vjetër ky i shtetit serb.

Se Serbia ka përvojë të tillë, tanimë e kanë pranuar edhe vetë zyrtarët e këtij shteti, kur kanë deklaruar se sulmi në kafeterinë “Panda” të qytetit të Pejës, gjatë kohës së luftës, ishte organizuar nga vetë strukturat e tyre shtetërore kriminale. Për më shumë, që të mos mbes mbrapa në krejt këtë qasje të ringjallur të shtetit serb, Millorad Dodik haptas shpalosi ambicien për bashkimin e veriut të Kosovës shtetit serb. Atëherë pyetja lind kush në Ballkan po përgatitet për terrorizëm?

 

Reklamë
Reklamë

Gecaj thotë se Qeveria nuk pranon ultimatume, derisa po bëjnë çmos të themelohet Asociacioni

Për Asociacionin, Lista Serbe duhet të bisedojë me shefin e tyre, Isa Mustafën. Lista Serbe, por edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, disa herë kanë hedhur ultimatume në drejtim të Qeverisë së Kosovës që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ose nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri më 15 shkurt, ata njëanshëm do të formojnë AKS-në.

Periskopi.com Lajme

 

Por, Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të pranojë ultimatume nga askush e hiç më pak nga Lista Serbe.

Kështu tha për Lajmi.net, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj.

“Qeveria e Kosovës nuk pranon ultimatume prej askujt”, tha ai.

Sipas Gecajt, Kosova e ka obligim me ligj dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese të themelojë AKS-në, por kur do të ndodhë, ai nuk dha një datë të caktuar.

“Ne e kemi obligim ligjor të themelojmë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, edhe aty do ta themelojmë siç e kemi në bazë të ligjit 2013, po ashtu edhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi obligim të themelojmë AKS-në”, theksoi këshilltari i Isa Mustafës, raporton lajmi.net.

Gecaj deklaroi se Asociacioni nuk do të themelohet në vakum politik siç po ndodh tani, por thotë se në kohë të përshtatshme do të formohet.

“Megjithatë, ai nuk themelohet në një vakum politik, por në një atmosferë të përshtatshme politike”, u shpreh për lajmi.net, Gecaj.

Në fund Gecaj, pati një porosi për Listën Serbe, “në në vend të që lëshojë ultimatume do të ishte mirë që të kthehet në institucionet e Kosovës edhe të bisedojnë me shefin e tyre”.

“Lista Serbe në vend të që lëshojë ultimatume do të ishte mirë që të kthehet në institucionet e Kosovës edhe të bisedojnë me shefin e tyre, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, më pas ne do të merremi vesh si do të shkoj ky proces”, tha Gecaj.

Reklamë
Reklamë

Bajram Gecaj krahason bllokadën në veri me lotsjellësin në Kuvendin e Kosovës

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se institucionet e vendit, në bashkëpunim me Bashkimin Europian, janë duke punuar për të qartësuar cështjen e ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

 

“Janë procedurat ligjore që po ndërmerren për këtë cështje. Dje në vend të ngjarjes kanë qenë insepktorët, të cilët e kanë ndalur punën. Ne kemi një delegacion të Bashkimit Europian që ka ardhur në Kosovë, që është duke e përcjellë gjendjen. Shpresoj dhe besoj që rivitalizimi i urës do të ndodhë deri në janar. Nuk mund të flas për këtë, sepse bisedimet janë në vazhdim. A është në harmoni ai mur me marrëveshjen e Brukselit ai mur, nuk e di. Por mund të them që është duke u biseduar për këtë cështje, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Gecaj në Klan Kosova.

Ai ka lavdëruar punën  e bërë nga shteti në drejtim të pasjes së qasjes në veri, ndërsa ka shprehur bindjen se së shpejti edhe ajo pjesë do të integrohet plotësisht.

“Deri tre vjet më parë ne nuk kemi pasur qasje në pjesën veriore të vendit. Ndërsa tani nuk e kemi atë problem. Qasja në veri po rritet. Nuk është e kënaqshme, por prandaj po vazhdon dialogu. Janë bërë hapa të mirë dhe të suksesshëm në atë drejtim”.

Gecaj ka deklaruar se nuk e di nëse ai mur është produkt i ripozicionimit të Listës Serbe në raport me shtetin e Kosovës, ndërsa ka krahasuar bllokadën që serbët e veriut i bënë autokolonës së kryeministrit Isa Mustafa me gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe koktejet e molotovit të sheshet e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

“Ndërprerja e pjesshme e komunikimit të Listës Serbe me institucionet e Kosovës ka arsye tjera dhe nuk besoj të ketë lidhje me këtë mur që po ndërtohet në veri. Nuk e dimë produkt i kujt është ai mur. Duhet ta shohim këtë gjë”.

“Qeveria e Kosovës ka pushtet edhe në Prishtinë. Megjithatë institucionet janë sulmuar, me gaz lotsjellës dhe koktej molotovi. Prandaj nuk mund të themi që nuk ka lidhje me pushtetin që ka shteti. Besoj që të gjitha këto tensione në të ardhmen do të ulen, dhe do të kemi qasje të lehtë në të gjithë vendin”.

Reklamë
Reklamë

Bajram Gecaj keqpërdor zyrat e ministrisë (Foto)

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka kthyer zyrat e ministrisë së tij në seli të partisë. Ai pothuajse çdo ditë pret e përcjell, në zyren e tij në MAPL, aktivistë të partisë së tij LDK-së. Për këtë veprim joligjorë ai edhe mburret duke i publikuar fotografit nga takimet e tija me bashkëpartiak, pa fije droje se mund të ndëshkohet nga shefi i tij, raporton Gazeta Fjala.

Periskopi.com Lajme

Përpos që keqpërdorë zyrat e Ministrisë ai po keqpërdorë edhe detyrën zyrtare e cila është në shërbim të administrimit të pushtetit lokal  dhe jo në shërbime të partisë së tij, shkruan Gazeta Fjala.

Gjatë orarit të punës, për të cilën paguhet hiq më pak se 12,355.35 euro në vit, ka veturën në dispozicion, shofer personal, asistente, meditje jashtë vendit, dreka e dakra, telefon e shume benificione të tjera, të cilit iu janë dhënë për të punuar zhvilimin e pushtetit lokal dhe jo të partisë, ai po vazhdon të hargjon kohën me aktivistë të partisë.

Misioni i kësaj ministrie është “avancimi i qeverisjes lokale, duke punuar me komunat – përmes koordinimit, fuqizimit, asistencës – për të siguruar shërbim të përgjegjshëm efektiv dhe sa më afër qytetarëve”. /Gazeta Fjala/

Më poshtë mund t’i gjeni fotografitë e postuara nga zëvendësministri Gecaj nga takimet me aktivistët e LDK-së në zyrat e MAPL-së:

Me kryetarin e degës sime të LDK-së, Mustafë Krasniqi, në MAPL....Me kryetarin e degës sime të LDK-së, Mustafë Krasniqi, në MAPL….

Me kolegun nga Kryesia e Degës së Dytë të LDK në Prishtinë, Sokol Krasniqi...

Me kolegun nga Kryesia e Degës së Dytë të LDK në Prishtinë, Sokol Krasniqi…

Kryetari i degës së Ldk- së në Malishevë z.Sami Kafexholli dhe nënkryetari Bajrush Hoti, takim pune me zv. Ministrin z. Bajram Gecaj. — with Bajram Gecaj.

Kryetari i degës së Ldk- së në Malishevë z.Sami Kafexholli dhe nënkryetari Bajrush Hoti, takim pune me zv. Ministrin z. Bajram Gecaj. — with Bajram Gecaj.

Me aktivistin e çështjes kombëtare dhe mikun tim nga aktivitetet në Londër, Talat Pllana

Me aktivistin e çështjes kombëtare dhe mikun tim nga aktivitetet në Londër, Talat Pllana

Reklamë
Reklamë

Gecaj ua lë fajin të gjithëve nëse nuk kalon Demarkacioni

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka deklaruar se nëse nuk kalon marrëveshja për demarkacion në seancën e dhjetorit, fajtor do jenë, opozita, Lista Serbe dhe disa deputetë të pozitës. “Nëse nuk do të mund ta bëjmë ketë, fajtorët do të jenë të qartë - populli do të mund të drejtoi gishtin drejt opozitës, disa deputeteve kryeneç të pozitës dhe tani edhe Listës Serbe”, ka potencuar Gecaj për zëri. info.

Periskopi.com Lajme

Ndryshe, sipas tij, Qeveria nuk është përgjegjëse për mos liberalizmin e vizave nëse dështon demarkacioni . “Një ditë do ta ratifikojmë marrëveshjen, në kufijtë e njëjt, por me shtyrje të panevojshme të shume proceseve të rëndësishme. Dikush do të duhet te japi përgjegjësi, por jo ne. Demarkacionin do ta sjellim ne Kuvend atëherë kur besojmë se i kemi siguruar 80 vota”, ka deklaruar Gecaj.

Ndërkohë sipas tij muaji i ardhëm është koha e fundit që kosovarëve ti sigurohet lëvizja e lirë në zonën Schengen.

Reklamë
Reklamë

Gecaj: Pozita nuk ka frikë nga zgjedhjet, por nuk dëshiron t’i lërë anash punët e shumta

Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa dhe zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal , Bajrma Gecaj, në një postim t vetin në facebook, duke iu përgjigjur kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet të parakohshme, ka thënë se “ pozita nuk ka frikë nga këto zgjedhje, por nuk dëshiron t’i lërë anash punët e shumta”, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Gecaj, njëkohësisht, ka adresuar akuza të rënda ndaj opozitës për shkak se ajo e kritikon vazhdimisht Qeverinë! “Punoni , mos bojkotoni” e ka këshilluar Gecaj opozitën duke thënë se dueli i zgjedhjeve do të bëhet në vitin 2018.
Gecaj ka shkruar:

“AAK paska kërkuar t’i drejtohemi popullit me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të na vlerësoi qytetari se kush ka të drejtë e kush jo. Pra edhe AAK i është bashkangjitur kërkesës me turr dhe të papërmbajtur për dalje sa më të shpejtë në zgjedhje. Atyre që po kërkojnë zgjedhje të reja u është mbushur mendja se do të fitojnë. Sa më shumë po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme aq më shumë po trimërohen. Kur pozita po i injoron me të drejtë, për të mos i lënë anash punët e shumta, ata po mendojnë se ne kemi frikë për këtë duel. Kështu puna e opozitës është bërë, mospuna apo ëndrra për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo qasje vazhdon të jetë përjashtuese, kokëforte dhe e dëmshme. Çdo iniciativë, çdo ftesë, çdo veprimtari e Qeverisë ka një përgjigje nga opozita – Zgjedhje të Jashtëzakonshme – E në anën tjetër po kjo opozitë vazhdon ta kualifikoj qeverinë se nuk bashkëpunon, nuk është fleksibile e të tjera të ngjashme. E keqja më e madhe është se me këtë qasje kjo opozitë qëllimshëm dëshiron ta dëmtoj qeverinë dhe në anën tjetër të vazhdoj të pretendoj se me këtë po i mbron interesat vitale të Kosovës. Në të vërtetë tash sa kohë po e bënë mu të kundërtën. Është vërtetë punë e gjatë dhe e lodhshme të punohet në mënyrë demokratike duke qenë në opozitë. Punoni mos bojkotoni, sepse të qenët në opozitë duhet kuptuar si punë të madhe dhe ushqim demokratik për shoqërinë. E sa për zgjedhje, këtë duel do ta bëjmë në vitin 2018. Deri atëherë ne do të punojmë – për ju nuk e di”.

Reklamë
Reklamë

Gecaj thotë se Visar Ymeri nuk guxon me i ‘shti brinat’ me Dardan Molliqajn

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj duket sikur ka rregulluar krejt punët. Të shtunën ai është marr me deklarata të Vetëvendosjes, dhe ka analizuar marrëdhëniet mes anëtarëve të këtij subjekti.

Periskopi.com Lajme

ai ka shkruar në llogarin e tij në facebook duke publikuar fillimisht tiullin e një shkrimi: Visar Ymeri del kundër Hysen Durmishit: Vetëvendosje nuk angazhohet për t’i tërhequr zvarrë mediat

“Ky imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), paska dalë si shpjet kundër Durmishit, por asnjëherë nuk e ka bërë të njëjtën me Dardan Molliqaj, i cili gjithashtu kishte kërcënime të natyrës së njëjtë – tërheqje zvarrë. Apo ndoshta me Dardanin nuk guxon me i “shti brinat”!”, thotë Gecaj. / Periskopi

Reklamë
Reklamë

Gecaj nuk ndryshon mendim, Mimoza Kusarin se sheh alternativë në politikë

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka folur për debatin që ai ka pasur me njërën nga themelueset e Alternativës së Re, Mimoza Kusari-Lilën.

Periskopi.com Lajme

Ai, në një intervistë në Tv Dukagjini, ka thënë se ironinë që ai e ka përdorur për drejtuesit e Alternativës së Re, për ndërrimin e shpeshtë të partive, e ka bërë me humor, por sipas tij, pas kësaj qëndron vërtetësia  e dështimeve të partive të mëparshme, të ORA-s dhe Frymës së Re.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa ka thënë se reagimi i tij ka ardhur pas deklaratës së Kusarit-Lilës, e cila ka thënë se drejtuesit e Alternatives së Re kanë mundur të anëtarësohen në secilën parti, por ata kanë dëshiruar një lëvizje të re politike.

Gecaj ka shtuar se vendi ndihmohet duke thënë kontribut në partitë e mëdha, ashtu siç ndodh në vendet evropiane, ku tradicionalisht ndikim politik kanë partitë e mëdha.

Gecaj ka thënë në “Komiteti” se nuk e ka ofenduar personalisht Mimoza Kusari-Lilën, por sipas tij, Alternativa e Re nuk mund të ketë sukses, bazuar në partitë e mëparshme të drejtuesve të saj.

Reklamë
Reklamë