aziz

Fëmijët kërkojnë foto me Aziz Salihun

Legjenda e boksit Aziz Salihu është ndalur nga një grup fëmijësh në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Periskopi.com Sporti

Ish boksieri është rikthyer nga Stambolli pas trajtimit mjekësor. Këtë takim me fëmijët e ka përshkruar në rrjetin e tij social facebook.

“Kjo është kënaqësia ma e madhe kur edhe fëmijët me duan dhe me përqafojnë. Sa me fat jam”, ka shkruar Aziz Salihu në Facebook. /Periskopi.com

salihu

aziz

Aziz Salihu rikthehet në ‘formë’ (Foto)

Legjenda e boksit kosovar, po shijon ditë të bukura pas ardhjes në Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Ai ka filluar të shtojë peshë, pasi që qëndrimi në spitalin e Stambollit në Turqi e kishte dobësuar shumë.

Një gjë e tillë shihet edhe në një foto të publikuar sot nga aktori Çun Lajçi.

aziz 1

zizi2

Aziz Salihu flet pas arritjes në Prishtinë

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu është kthyer në vendlindje, pas qëndrimit disamujor në Stamboll për t’u shëruar.

Periskopi.com Sporti

Ai ka falënderuar fillimisht Zotin, pastaj familjen, shokët dhe popullin që nuk e harruan gjatë qëndrimit në Turqi.

“Së pari falënderoj Zotin që është numër një, pastaj familjen, shokët e mi dhe populli im që ka bërë çmos për mua, që kurrë nuk kam mi harru, e kam ditur që më do populli, dhe këtë e pash edhe në aeroport. Me të vërtet jam shumë i kënaqur që ky popull më do, dhe i dëshiroj shumë të mira”, deklaroi Salihu. /Periskopi.com

zizi

Legjenda Aziz Salihu kthehet në Kosovë (Foto)

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu është kthyer në Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Pas shtrirjesh për disa muaj në Turqi pas rëndimit të shëndetit, Aziz Salihu pak minuta më parë është rikthyer në Kosovë, për të vazhduar rehabilitimin.

Salihu ka ateruar në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, teksa është pritur me entuziazëm nga qytetarë që qëlluan në ato momente në aeroport.

Ai është pritur nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ku është mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

zizi2

zizi1

zizi3

Salihu sot rikthehet në Prishtinë

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu pritet të rikthehet sonte rreth orës 20:00 në Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Ish-boksieri i njohur pritet të ateroj në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në mbrëmjen e sotme.

Salihu prej kohësh ka qëndruar në një spital të Stambollit, pas problemeve shëndetësore.

Raportohet se atij do t’i organizohet një pritje madhështore. /Periskopi.com

zizi3

Aziz Salihut vazhdon t’i përmirësohet gjendja

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu pritet të rikthehet së shpejti në Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Ai ka qëndruar prej disa muajsh në një spital të Stambollit, për t’u kuruar nga një sëmundje.

Por, gjendja e tij është përmirësuar dukshëm dhe së shpejti pritet rikthimi i tij në vendlindje.

“Të nderuar, anëtarë të familjes, anëtarë të farefisit dhe dashamirë të Legjendës së Boksit, të nderit, të kombit, shembullit të gjallë, të gjithë shqiptarisë bacës Aziz Salihut. Iu japim lajmin e mirë që sot morëm përgjigje të gëzuar nga mjekët. Së shpejti mirupafshim në Kosovë”, ka shkruar në Facebook Mimoza Elezi, aktorja e filmave turk e cila ka ndihmuar familjen Salihu gjatë qëndrimit të tyre në Turqi.

Atij pritet t’i bëhet një pritje madhështore në Prishtinë. /Periskopi.com

zizi2

Vazhdon të përmirësohet gjendja e Aziz Salihut

Po vazhdon të përmirësohet gjendja shëndetësore e legjendës së boksit kosovar, Aziz Salihu.

Periskopi.com Sporti

Ai po vazhdon të qëndrojë në një spital të Stambollit.

Gruja e tij, Agime Sahatçiu-Salihu ka publikuar disa foto të burrit të saj dhe ka shkruar një mesazh.

“Zoti dhe dashuria familjare e forcon çdo njeri”, ka shkruar ajo në Facebook.

Është raportuar ditë më parë se Aziz Salihu mund të rikthehet në shtëpi pas disa javësh.

zizi/Periskopi.com

salihu

Përmirësohet gjendja e Aziz Salihut, ja si duket sot

Legjendës së boksit kosovar, Aziz Salihu duket se po i përmirësohet gjendja shëndetësore.

Periskopi.com Sporti

Ai është fotografuar duke ecur brenda në spitalin e Stambollit ku edhe po qëndron për kurim.

Madje, ai ka nisur të shëtisë edhe në oborrin e spitalit, gjë e cila dëshmon se gjendja e tij ka nisur të përmirësohet dukshëm, për dallim nga javët dhe muajt e kaluar.

Këto janë dy fotografi të siguruara nga Periskopi.

salihu

salihu2/Periskopi.com

aziz salihu

Lajm shumë i mirë nga Aziz Salihu

Periskopi.com Sporti

Ka nisur të përmirësohet gjendja e legjendës së boksit kosovar, Aziz Salihu, i cili prej kohësh gjendet në një spital të Stambollit.

Fituesi i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të lirohet nga spitali brenda dy javësh.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë familjarët e ‘Zizit’.

“Gjendja e Azizit është shumë më e mirë dhe mjekët i kanë thënë se brenda dy jave do të lëshohet nga spitali. Azizi është shtrënguar dhe po i tejkalon vështirësitë që ka pasur. Ai ka një përshëndetje për të gjithë, sepse e di se janë merakosur të gjithë për gjendjen e tij, por falë Zotit është shumë më mirë dhe e do fort Kombin Shqiptar”, thonë familjërat e Salihut. /Periskopi.com

aziz salihu

Kjo është gjendja e Aziz Salihut

Periskopi.com Sporti

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu nuk po kalon ditë të mira.

Ai po vazhdon të qëndrojë në një spital të Stambollit, mirëpo gjendja e tij nuk duket e mirë.

Atë e kanë vizituar Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, së bashku me nënkryetarin Fatmir Makolli si dhe zhytësi i njohur, Ismajl Kasumi.

Aty pranë shihet edhe vajza e Salihut, Monika. /Periskopi.com