hungari-587x396-1

Gjykata ndalon dëbimin e kosovarit në Hungari për shkak të trajtimit çnjerëzor

Azilkërkuesit nuk mund të dëbohen në Hungari, pasi që atje i pret një trajtim çnjerëzor, shkruajnë mediat gjermane

Periskopi.com Lajme

Në bazë të një vendimi të marrë ditëve të fundit nga Gjykata e Lartë Administrative në Lüneburg, azilkërkuesit nuk mund të dëbohen në Hungari, pasi që atje i pret një trajtim çnjerëzor, shkruajnë mediat gjermane. Sipas gjykatës në fjalë, refugjatët në Hungari, veç tjerash mund të arrestohen edhe pa shqyrtuar fare arsyet për një gjë të tillë.

Rasti në bazë të të cilit gjykata e ka marrë këtë vendim ka pasur të bëjë me një azilkërkues  nga Kosova, vendi i parë i BE-së në të cilin ka hyrë ai, ka qenë Hungaria, transmeton albinfo.ch. Dhe, bazuar në rregullat e Marrëveshjes së Dublinit, për procedurën e tij të azilit është përgjegjëse Hungaria.

Gjyqtarët e kanë vërtetuar një vendim gjyqësor nga shkalla më e ulët, që ishte marrë pas ankesës së kosovarit kundër Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).