llullaku

Ylli shqiptar vazhdon të shënon gola (Video)

Azdren Llullaku po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rumun të futbollit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi shqiptar tani e ka kaluar në epërsi skuadrën e tij, Gaz Metan Medias ndaj Dinamo Bucurestit, shkruan Sportali.

Llullaku shënoi në minutën e 31-të nga pika e bardhë për t’ia dhuruar epërsinë skuadrës rumune në kuadër të Liga I.

kombetarja

E çuditshme, këtë sulmues të Kombëtares e injoruan bashkëlojtarët

Në ndeshjen Shqipëri-Izrael, lojtari i cili është shërbyer më pak ka qenë Azdren Llullaku, i cili e nisi lojën nga minuta e parë në rolin e një sulmuesi të majtë, në mbështetje të Bekim Balajt.

Periskopi.com Sporti

Portali i specializuar për statistikat e ndeshjeve ndërkombëtare “11tegen11”, ka analizuar ndeshjen e kuqezinjve dhe nga ajo që vihet re është pa dyshim fakti që lojtarët tanë kanë preferuar më shumë të shërbejnë në krahun e djathtë, ku ishte i pozicionuar Roshi.

Llullaku rezulton si lojtari që në asnjë moment shokët e skuadrës nuk kanë tentuar të bëjnë pasime drejt tij. Edhe pse mbrojtësi i majtë Ansi Agolli ishte thuajse gjatë gjithë ndeshjes i vendosur lart, sërish nuk i ka shërbyer Llullakut.

Harta e pozicionimit dhe pasimit nga minuta e parë deri në minutën e 70-të nxjerr edhe një herë zbuluar Shqipërinë për lojën e dobët që zhvilloi ndaj Izraelit.

Edhe pse e mbylli me nëntë lojtarë dhe qarkullimi i topit ishte 49% me 51% për Izraelin, sërish kuqezinjtë stonuan në pasime. Përveç Llullakut, më pak i preferuar mund të konsiderohet edhe Balaj, që bashkë me kosovarin dukeshin shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

kombetarja

Veç fitore kundër Israelit

Sulmuesi Azdren Llullaku është shprehur se asnjë rezultat tjetër pos fitores ndaj Izraelit, të shtunën, (20:45) në Elbasan, nuk do të jetë i pranueshëm për Kombëtaren shqiptare.

Periskopi.com Sporti

Por të dy futbollistët që u paraqitën të enjten në konferencën për media, në Durrës, thanë se përballja kundër Izraelit do të jetë shumë e vështirë, shkruan Koha Ditore.

“Kemi lojtarë të vlefshëm që luajnë në skuadra të mira, kjo na ndihmon për të synuar vendin e tretë, pse jo dhe të dytin. Duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të synojmë vendin e dytë, më pas të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë sulmuesi kosovar Llullaku, që po kalon formë të mirë me skuadrën rumune, Gaz Metan.

llullaku

Shkëlqen sulmuesi i Kombëtares, shënon dy gola (Video)

Azdren Llullaku është i papërmbajtshëm. Bomberi i Kombëtares ka shënuar edhe dje golin e 12 në 14 ndeshje në kampionatin rumun.

Periskopi.com Sporti

Gaz Metan fitoi 3-1 në fushën e Targu Mureshit dhe Llullaku shënoi dy gola në minutat 7 e 31, duke u përsëritur si javën e shkuar, sepse është dygolëshi i dytë rresht.

Tashmë edhe Gaz Metani ëndërron, sepse është në vendin e tretë, ndërsa Llullaku është një garanci për Kombëtaren.

llullaku

Llullaku shënon në barazimin e Gaz Metan

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku ka vazhduar me formën e mirë për ekipin e tij.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi shqiptar është duke e vazhduar formën e mirë që është duke e kaluar tek skuadra e tij rumune, Gaz Metan.

Në takim mes Gaz Metanit dhe Universiteta Craiova që përfundoi në barazim 2-2, Llullaku shënoi të dy golat.

Me dy golat e shënuar, Llullaku prinë listën e realizatorvve në Rumani me 10 gola pas 13 ndeshjeve. /Periskopi.com