Rrëfimi kur Bajram Kelmendi përpilonte aktakuzat ndaj Millosheviqit

18 vjet pas vrasjes së avokatit Bajram Kelmendit me të bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, risjellim rrëfimin e bashkëpunëtorit të Kelmendit, njëherësh miku i tij, vëllai i Nekibës, Ejyp Kolica. Flet për të pathënat e kidnapimit, vrasjes dhe varrosjes së tyre. Rrëfim ky i tij i dhënë një vit më parë.

Periskopi.com Lajme

“Për fat timin, përveç që e kam pasur dhëndër, pata fatin të jem edhe bashkëpunëtor i tij profesional në vitet e vlugut të aktivitetit të tij për çështje familjare, në vitet 1991- 1995”, filloi rrëfimin për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, pas 17 vjetëve me detaje të panjohura më herët, miku i shtëpisë Kelmendi, Ejyp Kolica.

Përpilimin e dy aktakuzave kundër Millosheviqit për krimet dhe gjenocidin serb, aktivitetin rreth këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, e procesin e minatorëve, Kolica i përmend, duke thënë se këto ishin produkt i kohës kur ai kishe kulmin e aktivitetit.

“Aktakuza e parë e përpiluar ndaj Millosheviqit ka qenë fryt dhe angazhim i Bajram Kelmendit. Kjo është përgatitur në vitin 1992 dhe në kohën kur ai e ka përgatitur, e ka ditur veç Nekibja, unë e Kosovarja, askush tjetër. Aq më tepër, kur e ka përgatitur aktakuzën, unë është dashur ta luaj rolin e mirëmbajtësit të pastërtisë, para zyrës së tij, ta marr gypin e ujit dhe ta ujis sipërfaqen para zyrës, në mënyrë që të detektoj mos po vjen dikush nga forcat e policisë serbe apo dikush tjetër ta vërejë, ta zë Bajramin duke punuar”, ka thënë Kolica, për të vazhduar me iniciativën për aktakuzën e dytë, ku sipas tij, për përpilimin e saj, Kelmendi kishte bashkëpunuar me avokatët tjerë si Fazli Bala, Adem Bajri e Ymer Osa.

Bashkëpunëtori më i ngushtë i Bajram Kelmendit, gjatë intervistës, shpalosi të gjitha detajet deri tani të padëgjuara se si ndodhi eliminimi i tre burrave të familjes Kelmendi dhe si i gjeti ata, proces për të cilin Kolica thotë së ishte padyshim hakmarrje ndaj tyre.

Kolica tregoi më tej se si ishte gëzuar Kastrioti, djali i Bajram Kelmendit, për natën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

“Në orën 22:30, më është lajmëruar Kastrioti, e më thotë ‘o dajë u tranova prej gëzimit, u çmenda, po luj në majë të gishtave prej gëzimit’, kishte dalë në tarracën e madhe të shtëpisë me telefon në dorë e e zhvilloi këtë bisedë”, rrëfen Kolica për bisedën e fundit që zhvilloi me nipin e tij, Kastriotin.

Kolica përmendi detaje nga data e bombardimit, prej momentit që ka filluar rrethimi dhe monitorimi i tërë rrugës ku ishte shtëpia e Bajram Kelmendit. “Unë i gjallë Kosovën nuk do ta lë”, kishte thënë Bajram Kelmendi, kur filluan vrasjet e të rinjve kosovarë nga forcat ushtarake serbe, tha Kolica, duke shpjeguar arsyen pse Kelmendi nuk e kishte lëshuar asnjëherë Kosovën./ Periskopi

Flet avokati i Murat Jasharit, tregon çka do të ndodh sot rreth rastit të Vllasit  

Murat Jashari nuk kishte tendenca që ta vriste avokatin, Azem Vllasi. Kështu të paktën ka deklaruar për “Indeksonline”, avokati mbrojtës i Jasharit, Emrush Kastrati.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se në seancën paraprake do të tregohet e vërteta rreth ngjarjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë ku mbeti i plagosur në krah Vllasi.

“Nuk ka qenë vrasje me paramendim mirëpo do të deklarohemi gjatë seancën dëgjimore në përgjithësi”, është shprehur ai.

Megjithatë, Kastrati thotë se nuk ka marrë ende ftesë nga autoritetet e drejtësisë për mbajtjen e seancës ndaj klientit të tij.

“Ende s’kam informacion. Do të ishte të mbahej në pajtim me ligjin por ende nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë ai.

Flet avokati: Haradinaj nuk do të gjykohet nga Specialja

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka kërkuar që mos të bëhen spekulime ndaj klientit të tij, që e lidhin procesin gjyqësor të Haradinajt me Gjykatën Speciale.

Periskopi.com Lajme

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto sepekulime e dëmtojnë Haradinajn dhe Kosovën.

Postimi i plotë i Kocit:

“Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi. Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhēn e luftës” (sic.), ka shkruar Koci.

Lajm i mirë për “Grupin e Kumanovës”: Avokati i De Niros do të mbrojë Valdet Zekajn

Avokat i aktorit të famshëm amerikan Robert De Niro, do të mbrojë ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar më 2015 në Kumanovë, Valdet Zekajn nga Peja.

Periskopi.com Lajme

Se avokat i angazhuar në këtë rast do të jetë Tom Harvey, këtë lajm e konfirmon për Telegrafin, vëllai i Valdetit, Ardet Zekaj.

Sipas tij, kjo u bë pas angazhimit të mikut familjar, Elvir Muriqi.

“Falënderoj lobin shqiptar për kontributin e dhënë”, thotë ai.

Harvey është avokat i shumë personaliteteve publike në SHBA. Ndërkaq, emërimi i i tij do të jetë mbështetje e madhe për pafajësinë e Zekajt e njëherësh edhe të tjerëve nga ajo që njihet si “Grupi i Kumanovës”. /Telegrafi

Ramush Haradianj / ARKIV

Avokati Arianit Koci e konfirmon se është dorëzuar kërkesa për lirimin e Haradinajt

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ekipi mbrojtës i Ramush Haradinajt në koordinim të plotë, është duke punuar intensivisht që ish-kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundur.

Periskopi.com Lajme

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata. Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Z. Haradinaj dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundoj së shpejti”, ka thënë Koci.

Avokati mbrojtës dorëzon ankesën kundër aktgjykimit për Sami Lushtakun

Avokati mbrojtës Arianit Koci ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar ankesën kundër aktgjykimit për Sami Lushtakun.

Periskopi.com Lajme

Koci ka theksuar se Gjykata e Apelit ka bërë të ditur në aktgjykimin e saj ka aprovuar në tërësi ankesën e mbrojtjes ndaj Sami Lushtakut, që u shpall i pafajshëm për veprën penale “Vrasje” duke u liruar prej dënimit me dymbëdhjetë (12) vjet burg, të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, transmeton Indeksonline.

Ky është postim i plotë nga Koci:

Sot, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e dorëzova ankesën kundër aktgjykimit dënues për Sami Lushtakun.

Siç është e njohur për publikun, Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj, e aprovoi në në terësi ankesën e mbrojtjës andaj Sami Lushtaku u shpall i pafajshëm për veprën penale “Vrasje” duke u liruar prej dënimit me dymbëdhjetë (12) vjet burg, të shqiptuar nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe e ka zavëndësuar me aktgjykim dënues për të pandehurin Sami Lushtaku, për veprën penale “cenimi i integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë”, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese të të pandehurit, duke e dënuar me shtatë (7) vite burgim.

Baza e ankesës mbështetet, ndër të tjera, në praktikën gjyqësore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Disa nga rastet që i kemi konsultuar për të provuar qëndrimin tonë juridik janë si në vijim:

Në çeshtjen Delalić, aktgjykimi i dt. 16 nëntor 1998, ¶377, Dhoma Gjyqësore e Tribunalit është shprehur se “përgjegjësia komanduese mbështetet në fuqinë e eprorit për të kontrolluar veprimet e vartësve të tij”. Në të njejtën çeshtje, Dhoma e Apelit në aktgjykimin e dt. 20 shkurt 2001, ¶256 dhe ¶266, ka aplikuar Testin e Kontrollit Efektiv, sipas të cilit duhet “të përcaktohet nëse eprori ka pasur aftësi thelbësore për parandalimin dhe ndëshkimin e sjelljës kriminale”. Kjo nënkupton se detyrimisht një epror duhet të ketë kompetenca të tilla paraprakisht dhe të mos i ushtrojë ato.

Tribunali më tej ka theksuar se, “një shkallë më e ulët e kontrollit, si për shembull, ‘ndikimi i konsiderueshëm’ nuk mund të provojë zotërimin e përgjegjësisë komanduese”.

Shembulli se sa është e vështirë të provohet Përgjegjësia Komanduese, mund të vërehet në çështjen Naletilić dhe Martinović, të trajtuar nga Tribunali i Hagës në Aktgjykimin e Dhomës së Apelit të dt. 3 maj 2006, ¶301-307. Në këtë rast, për të provuar kontrollin efektiv të të pandehurit Naletilić, me nofkën “Tuta”, mbi kampin e paraburgimit në Ljubuški, ku vartësit e tij u kishin shkaktuar, me dashje, vuajte të mëdha të burgosurve, prokuroria kishte mbledhur dhe ofruar provat në vijim: vartësit e kanë identifikuar vetën si “njerëz të Tutës”; dëshmitarët i kanë njohur shenjat e uniformës të vendosur në krahët e autorëve të krimeve, është gjetur lista e pagave që ka përmbajtur emrat e pjesëtarëve të grupit paramilitar të Naletilićit dhe një “ditar i luftës” i një ushtari.

Dëshmitë mbi të cilat Gjykata e Apelit e mbështet aktgjykimin dënues nuk janë të mjaftueshme për të provuar se Sami Lushtaku, jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm, ka zotëruar kontrollin efektiv mbi qendrën e ndalimit në Likoc.

Prandaj, nuk është vërtetuar se Sami Lushtaku ka pasur kompetenca të nevojshme materiale dhe kapacitet / aftësi thelbësore të një eprori, që të ndërmarrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar çfarëdo veprimi kriminal që mund të ketë ndodhur aty.

Pra, konstatimi i Gjykatës së Apelit lidhur me “fajësinë” e Sami Lushtakut është bërë duke u mbështetur në prova të pamjaftueshme, duke u bazuar vetëm në një deklaratë të një dëshmitari, të nxjerrë tërësisht nga konteksti dhe duke e zhvendosur barrën e provës në mbrojtjen, gjë e cila është në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare penale.

 

Ekipi mbrojtës

Arianit Koci

Granit Vokshi

Nora Huseinoviç- Veliu

Avokati i Nehat Thaqit thotë se dëshmitarët nuk e njihnin atë

Avokati i Nehat Thaqit, Sead Spahoviq thotë se të tre anëtarët të familjes Milovanoviq e bënë të qartë se klienti i tij nuk ishte njeriu që i kishte dëbuar ata nga Lipjani.

Periskopi.com Lajme

“Një nga viktimat dëshmoi se nuk e njohin Nehat Thaqin dhe se ai nuk ishte njeriu që i dëboj nga Kosova. Ne presim që të lirohet menjëherë dhe të hiqet hetimi nga prokuroria. Koha e paraburgimit i skadoi më 28 tetor dhe nuk ka nevojë të jetë më atje për as edhe një ditë”, ishte shprehur për “Blic”, avokati Spahoviq, transmeton lajmi.net.

Thaqi në seancën dëgjimore të Prokurorisë  për Krim të Organizuar në Serbi kishte hedhur poshtë akuzat se kishte dëbuar familjen Milovanoviq, ai kishte thënë se gjatë asaj kohe ai ishte në Fushë Kosovë.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi u liruar sot rreth orës 16:00 nga qendra e paraburgimit në Beograd. Prokuroria pushoi hetimet ndaj tij pasi që nuk kishte fakte.