Tomë Gashi

Avokati i familjes Dehari nuk ka informacione nëse është lejuar hetim ndërkombëtar

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi thotë se ne cilësinë e avokatit të familjes Dehari, nuk është njoftuar nga askush se është lejuar hetim ndërkombëtarë për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se deshën apo nuk deshën Qeveria, pranua ose jo, lejuan apo nuk lejuan, sipas tij, do të ketë hetime ndërkombëtare dhe të pavarura.

“Ekspertet e mjekesis ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymemarrjes me mjet te forte eshte vetlendim,dhe nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje, askush pos kryeprokurorit Syle Hoxha kete nuk e ka thene, aj qellimisht , rastesisht, i porositur , apo nga mosdija, e tha fjalen e fundit te paren, sipas tij rasti eshte mbyllur me kaq”, thotë Gashi.

Ndryshe, orë më parë, analisti Halil Matoshi ka shkruar se shteti (Qeveria) ka lejuar hetim të pavarur për vdekjen e Astrit Deharit, dhe se këtë e ka kërkuar nga një shtet i fuqishëm i BE-së./ Periskopi

Dafina Demaku

Dhimbja e Xhemile Deharit dhe turizmi i Dhurata Hoxhës

Kur ministrja Hoxha të kthehet nga turizmi në Amerikë, ia rekomandoj patjetër ta shohë rrëfimin e Xhemile Deharit. Jo si ministre, por si nënë.

Dafina Demaku Opinione

Nuk kanë kaluar as pesëmbëdhjetë ditë kur rasti i Astrit Deharit po shkon ‘drejt normalizimit’. Pra, nuk na ngutet për asgjë. Po na ftohen gjakrat. Ama, e kam menduar edhe vet, ashtu siç thanë prindërit e Astritit, nuk bëhet fjalë për rastin e ‘një Astriti’, por për natyrën e rastit. Pra, çka e pret dikë prej nesh që nesër mund të burgoset, të merret nga një protestë ose nën një dyshim çfarëdo qoftë? Çka e pret në burgjet e Kosovës? Vrasja, vetëvrasja?

Udhëheqëse e Ministrisë së Drejtësisë, ka qëlluar të jetë një grua që quhet Dhurata Hoxha. Me gjasë, s’ka mundur ta dëgjojë rrëfimin e dhimbshëm të një nëne, të Xhemile Deharit, në një emision. Dhimbja e saj sa të thyen, po aq të bën të fortë. Ajo flet për drejtësinë universale. Nuk flet për djalin e saj si individ. Ajo kërkon drejtësinë që e kërkojmë të gjithë. Kërkon të dihet se çka na pret nesër të gjithë neve që mund të përfundojmë në një burg? Vrasja, vetëvrasja?

Xhemile Dehari kishte me vete një fletore ku jepte një kronologji ngjarjesh që në dhimbjen e saj tingëllojnë edhe si fakte. Fliste për humbjen e djalit të parë (Arbënorit), për humbjen e djalit të dytë (Astritit). Përshkruante pushimet, net kritike të përballur me skena horrori, për të cilat familja Dehari s’paska pas marrë kurrë asnjë përgjigje nga drejtësia.

Pika më kulmore e dhimbjes së Xhemile Deharit, dukej kur përshkruante gjendjen në shtëpinë e saj, derisa mediumet po shfaqnin xhirimet nga burgu i Prizrenit, sikur të ishin një material nga ‘Big Brother’ për ta ‘kënaqur’ publikun.

Derisa po ndodhin gjithë këto zhvillime në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është për vizitë në ShBA. Në kumtesën e fundit që e ka postuar në Facebook, zonja Hoxha, paska renditur disa takime me përfaqësues të lartë amerikanë të drejtësisë. Në një fjali, paska pas folur edhe për veten në superlativ, si një ministre e suksesshme në ‘fuqizimin e legjislacionit për sundimin e ligjit’. Hoyt Brian Yee, veç tjerash, njofton zonja Hoxha, ‘vlerësoi lart punën e bërë nga Institucionet e Drejtësisë në Kosovë dhe përkushtimin tim…” (lexojeni dhjetë herë: ‘përkushtimin tim”).

Tash, me këtë, s’dua të them se ministrja e Drejtësisë do të duhej ta anulonte vizitën e saj në ShBA. Por, të injorosh gjithë këto shqetësime që të adresohen Ty apo institucionin që udhëheq, atëherë vizita jote, kudo qoftë ajo, ngjan në turizëm.

Nuk mund t’u ikim do emocioneve në rastin e familjes së Astrit Deharit, edhe kur kërkojmë drejtësi. Me siguri, Xhemile Dehari ka pas emocione kur ka menduar të sakrifikojë nga Zvicra për lirinë e Kosovës. Me siguri, ato emocione kanë qenë të lidhura me lirinë tonë.

Kur ministrja Hoxha të kthehet nga turizmi në Amerikë, ia rekomandoj patjetër ta shohë rrëfimin e Xhemile Deharit. Jo si ministre, por si nënë.

Jam e bindur që secila grua në botë, për një rast të tillë, pavarësisht nga cili orientim politik do të vinte, do të fliste fillimisht si nënë edhe nga një post ministror. Pse duhet të flasësh në veten e parë kur je në Amerikë e nuk duhet të kesh pak ndjeshmëri në veten e parë përballë një rasti kur je në Kosovë?

 

familja Dehari

Prindërit Dehari nuk dinë asgjë as për vdekjen e djalit tjetër, Arbnorit

Avni dhe Xhemile Dehari prindërit që janë përballur me dy fatkeqësi në familje në vitet e fundit janë rrëfyer për vdekjen e djalit të tyre, Arbnorit.

Periskopi.com Lajme

Ai ndërroi jetë para dy vite e gjysmë por ata thonë se askush nuk u ka thënë se si ka vdekur ai.

Avniu, në një intervistë në KTV shpjegon se në ditën kurrë ndërroi jetë kishte për të filluar punën si zëdhënës në Komunë e Prishtinës, ndërsa Xhemilja thotë se askush nuk i tha nëse të paktën do të ishte vetëvrasje.

“Asnjë copë letre nuk e kam nga askush ku shpjegohet se si më ka vdekur djali. Pas vdekjes ka ardhur hetuesi na ka marr pyetje, i kanë deklarata, kemi shprehur dyshime, kemi kërkuar që të vijnë prapë, kemi parë disa shenja që kemi dyshuar. Është një gjurmë e një gruaje te dera ballkonit, ndoshta s’ka të bëjë me atë rast, por neglizhenca e tyre na ka prek shumë. Vdiq hetuesi, u ndërruar Prokurori, u ndryshua hetuesi ka bërë bë fëmijët se do e rregullon këtë po më kurrë se kemi pa. Që dy vjet e gjysmë nuk na ka thënë askush çka i ka ndodhur, po e lëmë që ka bërë vetëvrasje, që nuk besoj kurrë”, thotë Xhemile Dehari.

Ajo thotë se ai ditët para se të vdiste nuk shkonte në banesën ku u gjet i vdekur, dhe se ankohej se kishte dhimbje në shpinë.

“Dy netët e fundit ka fjetur aty. I ka pasur pak muaj martesë. Natën e fundit nuk e dimë çka ka ndodhur. Ka qenë me bashkëshorten e tij aty. Kur më kanë thirr të nesërmen, Astriti ishte aty, nuk kam hy as brenda vetëm mu shty në gjoks tha se kemi më Arbnorin”, tha ajo.

“Arbnori atë ditë është përgatitur me shku në punë si zëdhënës i Komunës. Një ditë më parë ka ble rroba të reja. Ka pasur të jetë dita e parë e punës së tij, ka punuar me media e ka dashtë atë profesion. Dëshira e tij më e madhe ka qenë me punu aty” tha Avni Dehari.

Të dy prindërit kanë thënë kur janë kthyer nga Zvicra në Kosovë, fëmijët e tyre janë angazhuar vazhdimisht në të gjitha aktivitetet në të cilat kanë menduar se ngritët zëri për liri të plotë, për të drejta dhe për mënjanimin e së keqes.

Arbnor Dehari , sipas prindërve të tij, ka qenë anëtar i Vetëvendosjes që nga vitit 2006./ Periskopi

Arbnor Dehari

Avni Dehari

Babai i Astrit Deharit nuk beson se ai ka bërë vetëvrasje

“Ai ishte në çdo vizitë më i fortë se në tjetrën. Nuk mund të besoj se Astriti ka bërë vetëvrasje”. Kështu u shpreh babai i Astritit, Avni Dehari, në një rrëfim ekskluziv për “Rubikon” të KTV-së.

Periskopi.com Lajme

Dehari theksoi se duhet të hetohet mënyra se si kanë rrjedhur faktet, për të cilat prokuroria kishte thënë se janë konfiskuar, transmeton Koha.net.

Sipas tij, secili institucion i vendit ka dështuar në këtë rast. Tutje, ai folën për secilën vizitë që e kishin bërë gjatë kohës sa Astrit Dehari ishte në paraburgim.

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, tha se vizita e sekretarit të LVV-së, Dardan Molliqaj, ka qenë e jashtëzakonshme, ndonëse ishin zbrazur të gjitha sportelet e që, sipas saj, kjo ishte bërë që policët të kenë mundësi të dëgjonin çdo bisedë.

Prindërit e Astrit Deharit janë të vendosur për hetuesi të pavarur, ndonëse sipas tyre, organet e vendit e kanë humbur besimin që nga vdekja e djalit të parë, Arbnor Deharit.

Avni Dehari

Fjalimi i babait të Astrit Deharit në mbledhjen komemorative për të

Ecte ngadalë, me shpirt të thyer e me lot në sy, por iu drejtua fotografisë së të birit.

Periskopi.com Lajme

 

Avniu, babai i tashmë të ndjerit Astrit Dehari, që ndërroi jetë të shtunën në burg në Prizren, gjeti forcë t’ia thoshte dy fjalë atij dhe për të, raporton Periskopi

Këto i bëri në mbledhjen komemorative që e mbajti Vetëvendosje në nderë të aktivistit të tyre.

Ky është fjalimi i babait të Astritit, Avni Deharit:

Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në këtë sall dhe pran këtyre njerëzve, ti je në fotografi për të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty.

Unë jam këtu në emër të familjes që t’iu falënderoj të gjithë këta njerëz motra dhe vëllezër që kanë ardh të më ndihmojnë që të përballoj rënien tënde.

Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata që të bënë që mos të jesh fizikisht deshën të bëjnë vdekjen të heshtur.

Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në gjithë Kosovën dhe viset shqiptare dhe atdheun e përbashkët Shqipërinë. Të gjithë po ndjejnë pikëllimin e madh.

Je i bindur që drejtësia, liri dhe Vetëvendosja, ëndrra e popullit janë të gjalla dhe të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre.

Fli i qet se një ditë të gjithë ëndrrat do të bëhen realitet./ Periskopi.com