avni-arifi-650x358

Avni Arifi vazhdon polemikat me LDK-në: Shiteni për të mbijetuar politikisht

Avni Arifi i AAK-së po vazhdon polemikat me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kësaj here Arifi ka shfaqur reagim ndaj këshilltarit të kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, i cili ka thënë se LDK nuk trillon e as nuk sulmon për të mbetur gjallë politikisht.

“Ju jo vetëm që trilloni e sulmoni për të mbijetuar politikisht, por edhe shiteni për të mbijetuar politikisht”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Lexoni reagimin e plotë:

Edhe ti Bajram Gecaj a?

Ishte duke më mbetur hatri kur që nga Kryetari dhe krejt partia juaj gjetën kohë që të merren me mua dhe Bajram Gecaj ishte në heshtje. Nuk e dija çka po ndodh? Bajrami, Samurai i Isës mos me u shpreh???Çudi

Pastaj, më erdhi edhe më shumë keq kur në nën-titull e pashë se ju, sipas teje Bajram, “nuk trilloni dhe nuk sulmoni për të mbijetuar politikisht”!

Eh more Bajram…

Ju jo vetëm që trilloni e sulmoni për të mbijetuar politikisht, por edhe shiteni për të mbijetuar politikisht!

Qe dy vjet, jeni duke lëpirë atë që e keni pështyrë qe 15 vjet!

Qe dy vjet, jeni lodhur duke bartuar çantat e shefave tuaj de facto. Tash, për çfarë çantash po flas, ju e dini mirë!

Sa për trillim e sulmim, lexoje deklaratën e djeshme të LDK-së dhe sulmin e paftyrë ndaj meje personalisht!

A thua, kush është autori? A je ti autori? Sepse, jam shumë i gatshëm ta dëgjojë në seancë gjyqësore rrëfimin e tij apo saj!

Sepse, të më thoni mua “njeri i kazinove dhe haraçit” e duke ditur se të gjithë më njihni, do të thotë se ju jo vetëm që trilloni e sulmoni, por jeni të pafytyrë dhe të ndytë në këto sulme.

Për fund, Bajram Gecaj ti e din shumë mirë se Raporti i Progresit nga Komisioni Evropian është raporti i vetëm vlerësues në rrugën evropiane të Kosovës.

Dhe, ky Raport i fundit, ka qenë tmerrësisht negativ për qeverisjen tuaj!

Ti dhe shefi yt, në vend se të tregoni një fije institucionalizmi dhe shqetësimi njerëzor, ju me metoda plotësisht komuniste tentoni t’i manipuloni të dhënat statistikore dhe me pafytyrësi konstatoni ulje të papunësisë për 9 për qind.

Bajram, kur reagova unë nuk ju fyeva. Sepse, ju veç e patët fyer vetveten.

P.SBash po më intereson të të shoh në Gjykatë, ty ose këdo se si në “mënyrë profesionale dhe institucionale”, të “bazuar në eksperta” do ta dëshmoni komunikatën e djeshme ndaj meje në emër të LDK-së për “kazinot dhe haraçin tim”.

Avni Arifi

Anëtari i AAK-së mendon se subjekti i tij është dashtë ta bojkotojë dje Kuvendin

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi beson se AAK është dashtë të bojkotojë debatin e djeshëm në Parlament.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi sipas tij, shumë deputet debatonin për të shëruar komplekset e veta e nuk iu bën për vlerat e UÇK.

“Tek e fundit, është po e njëjta legjislaturë që votoj gjykatën speciale. Debati për vlerat e UÇK ka përfunduar atëherë kur u votua gjykata speciale. Aty falë votës së shumicës përfundoi tregimi për vlera e tregimi tjetër fillon në pranverë“, shkruan ai në Facebook.

Pritet të shohim sot, nëse subjektet politike do të marrin pjesë që të gjitha në Kuvend, në vazhdimin e seancës.