Voton edhe Avdullah Hoti

Periskopi.com Lajme

Ka votuar edhe Kandidati tjetër për Kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, në qendrën e votimit në objektin e Fakultetit Filologjik në kryeqytet.

Hoti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij me të cilën së bashku kanë kryer obligimin e tyre si qytetarë të shtetit të Kosovës.

Ai tha se këto janë zgjedhje të rëndësishme dhe bëri thirrje te të gjithë qytetarët të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Shpend Ahmeti nuk ndalet, sërish e fton Hotin në debat publik

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, që është edhe kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti sërish e ka ftuar Avdullah Hotin për debat.

Shkrimi i tij:

“Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me Degën e III-të të LDK-së, ka thënë të hënën se Prishtina në këto katër vite ka mësuar më së miri se si nuk duhet të qeveriset.

“Gabimi që është bërë para katër viteve më nuk do të përsëritet më, sepse Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët”, ka thënë Hoti.”

Avdullah, po të presim në debat!!! Ne cilendo dege e televizion.

Reklamë
Reklamë

Hoti: S’mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të martën në Gjilan se nuk mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet.

“Ne do të merremi me temat më të mëdha që i ka shteti dhe shoqëria. Nuk mund ta lëmë Kosovën peng të disave që kanë probleme me personalitetin e tyre. Do t’i zgjidhim problemet e papunësisë, do t’i liberalizojmë vizat, do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin dhe do ta integrojmë vendin në familjen evropiane”, ka thënë Hoti në një bashkëbisedim me rininë gjilanase.

“Jam shumë i nderuar që gjendem në këtë mes me të rinj e të reja. Është tryeza e gjashtë që e mbajmë me rini gjithandej Kosovës dhe kudo që shkojmë po hasim në një entuziazëm që të bëjmë të sigurt fitoren e 11 qershorit. Jemi bërë bashkë themeluesit e LDK-së dhe Brezi i Republikës”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se jemi të vendosur që më 11 qershor të ndërrojmë gjendjen në Kosovë, jo pse ngarendim për të marrë poste sikur të tjerët që ngarendin me dekada, por për t’u siguruar se ne i adresojmë problemet e qytetarit maksimalisht brenda kufizimeve që i kemi.

“Si asnjëherë më parë në kemi zhvendosur krejt kursin publik tek problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët. Jemi munduar që qytetarëve t’u tregojmë se si do t’i zgjidhim problemet, si do të ofrojmë arsim cilësor, që pas kryerjes së studimeve të futeni në tregun e punës, si do t’i përmirësojmë shërbimet shëndetësore, si do t’i rritim pensionet, si do të sigurohemi që buxheti do të shpenzohet si duhet”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, këto janë premtime të bazuara. “Nëse dikush do ta bëjë ndryshimin në këto zgjedhje, jeni ju rinia dhe në veçanti gratë që janë bazamenti i shoqërisë. Ju ftoj që më 11 qershor të dilni dhe të votoni, ndërsa deri atëherë të bisedoni me çdo të ri e të re, t’u tregoni atyre kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se sot dhe nesër keni me u bind që LDK-ja ka njerëzit më të mirë afër vetës. “Ne kemi bërë veprime të cilat nuk duhet harruar asnjëherë. Veprimi i fundit kur ne nënshkruam koalicionin me partnerët qeverisës dhe brenda 3 orëve ne larguam kandidatin e PDK-së prej nominimit”, ka thënë Haziri.

Ai ka shtuar se ish-kryetarin e PDK-së para dy viteve, njësoj me kryetarin aktual, e kanë detyruar të heqë dorë nga posti i kryeministrit.

“Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, jo për trimëri dhe certifikata të veteranëve të luftës, as për medalje. Ne kemi nevojë për sundim të ligjit rend dhe rregull. Ne jemi të durueshëm deri në atë masë sa themi se është bërë boll më”, ka thënë Haziri.

Reklamë
Reklamë

Hoti: Gjenerata e Rugovës u bë bashkë me gjeneratën e re për fitoren e madhe

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Prishtinës, se gjenerata e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, janë bashkuar me rininë kosovare, të cilët Rugova i quante Brezi i Republikës, për të arritur më 11 qershor fitoren e madhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Jam i nderuar në këtë mes të jashtëzakonshëm. I nderuar që i prij listës së partisë më të vjetër në Kosovë, partisë së Presidentit Rugova. Jam i nderuar që po na bashkohen shumë të rinj e të reja gjithandej Kosovës. Po mbushem me entuziazëm që gjeneratat e reja dhe të vjetra të LDK-së janë bashkë për ndryshimin e madh”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se janë bërë bashkë dy breza, por me një filozofi, atë Rugoviane, për të arritur fitoren e madhe më 11 qershor, për ta luftuar krimin e korrupsionin dhe për ta çuar Kosovën atje ku e ka projektuar Rugova – në familjen Euroatlantike.

“Programi ynë bazohet në tri shtylla kryesore: zhvillim ekonomik, punësim, të ardhura dinjitoze; rend dhe ligj, luftë e pakompromis kundër korrupcionit dhe integrime evropiane”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se beson në përkrahjen e të gjithëve, sepse ky është koalicion i shpresës, nuk është koalicion as i territ, as i muskujve, por i mendjeve më të mira, i duarve më të pastra.

“Çfarë u ofrojmë ne të rinjve? Do t’u ofrojmë modelin më të mirë që mund ta ketë dikush. Brezit të Republikës i ofrojmë rininë e pashterrshme të LDK-së, që nga familja Rugova e deri tek të gjithë të tjerët”, ka shtuar ai.

“Programi ynë ka dy çështje kryesore te politikat rinore. E para, puna me pagesë për një vit pas kryerjes së studimeve dhe, e dyta, mbështetja e secilës ide që mund ta keni për biznes të ri. Fundamentale është të punojmë për arsim cilësor dhe ne do të punojmë për depolitizimin e këtij sektori kaq të rëndësishëm”, ka thënë Hoti.

Ilir Deda, partner i Koalicionit nga Alternativa, ka thënë se për ne, me rëndësi janë parimet.

“Me rëndësi është ky program, sepse ky program bën që ju mos ta kërkoni të ardhmen jashtë Kosovës. Sivjet përcaktuese do të jetë vota e rinisë. Mos u mashtroni, sepse nuk ka ekip më të mirë se ky që udhëhiqet nga Avdullah Hoti”, ka thënë Deda.

Reklamë
Reklamë

Hoti në BSPK premton rritjen e pragut të pagës minimale

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), Haxhi Arifi, ka premtuar se do të bëhet draftimi i Kontratës Kolektive në mënyrë që të përmirësohen të drejtat e punëtorëve.

“Në vazhdën e komunikimit që e kemi me të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare, me biznese, me studentë, pensionistë, sot jemi në BSPK si partneri kryesor social në Kosovë. Jemi zotuar se do të zbatojmë Marrëveshjen me BSPK-në dhe do të zbatojmë Ligjin që mbron të drejtat e punëtorëve. Që në ditët e para do të punojmë bashkë, për të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale. Do të punojmë bashkë për të shikuar se si mund të trajtojmë më mirë përvojën e punës gjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se do të promovojmë zhvillimin ekonomik i cili balancon të drejtat e punëtorëve.

“Kemi shumë punë për të bërë në sektorin privat, për të përmirësuar kushtet e punëtorëve atje”, ka thënë kandidati për kryeministër.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se korniza ligjore duhet të përmirësohet për t’i mbrojtur më mirë dhe më shumë të drejtat e punëtorëve.

Reklamë
Reklamë

Hoti: Për katër vite qeverisje do ta bëjmë buxhetin 5 miliardë euro

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Pejës ka thënë të dielën se gjatë katër vite qeverisje, pas 11 qershorit, do ta bëjë buxhetin e Kosovës 5 miliardë euro dhe në këtë mënyrë do t’i financojë nevojat e qytetarëve për vende pune, arsim e shëndetësi më të mirë dhe perspektivë për të ardhmen.

“E kemi gjet një buxhet 1.2 miliardë euro. Sot e kemi dy miliardë. Kur kam propozuar buxhetin dy miliardë euro për 2017 jam kritikuar shumë se nuk mund t’ia arrini. Sot atë buxhet e kemi realitet. Ne i kemi shtuar të ardhurat, jo nëpërmes gjobave, por nëpërmes bashkëpunimit me biznese të cilëve ua kemi ulur 50 milionë euro taksa”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se për dy vite ne kemi mbledh 400 milionë euro më shumë taksa, sepse me politikat tona kemi gjeneruar dy miliardë më shumë qarkullim tek bizneset dhe kemi hapur së paku 40 mijë vende të reja të punës.

“Tash po përgatitemi për një buxhet 3 miliardë euro dhe ju garantojë deri në fund të mandatit katërvjeçar buxheti do të mbërrijë në 5 miliardë euro dhe në këtë mënyrë do të kemi mundësi të financojmë të gjitha projektet e mundshme për rininë, fushën e arsimit, shëndetësi dhe fushat e tjera”, ka thënë Hoti.

Kandidati për kryeministër ka thënë se do të ndërrojmë kursit politik që institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të politikanëve.

“Do ta kemi qeverinë më të mirë që ka Kosova. Do të merremi me temat më të ndjeshme siç janë demarkacioni, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, dialogu, rendi dhe ligji, drejtësia, zgjidhja e probleme në shëndetësi, në arsim, në standardin jetësor të popullatës etj”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se lista e LDK-AKR-Alternativa është më e përgatitura me 30 doktorë të shkencave dhe 46 kandidatë me gradën magjistër.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka thënë se në shtatë vitet e tij të angazhimit politik dhe institucional nuk ka takuar asnjëherë një njeri më të ndershëm se kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.

Ai i ka ftuar Pejanët dhe gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë për koalicionin e zhvillimit dhe perspektivës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se me koalicionin aktual jemi përballur para tri vite e gjysmë në Pejë dhe i kemi mposhtë bindshëm, “unë besoj se fitorja e doktor Hotit ka me qenë më e bindshme se fitorja që ka qenë në Pejë”.

 

Reklamë
Reklamë

Mustafa: Vetëm kryeministri Hoti mund ta zgjidhë problemin e papunësisë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një vizite që i ka bërë ndërmarrjes prodhuese “Muja Dekor”, ka thënë se vetëm kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, mund ta zgjidhë problemin e papunësisë në Kosovë.

“I japë përkrahje të plotë kandidatit tonë për kryeministër. Me përkrahje të Qeverisë së ardhshme dhe kryeministrit Hoti do të zgjidhim problemin e papunësisë, do të hapim vende të reja të punës, do të ofrojmë politika fiskale të përshtatshme për bizneset, do të kemi një vend në të cilin dëshirojmë të jetojmë, një vend të mirëqenies dhe një vend të sigurt”, ka thënë Mustafa.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se edhe në Qeverinë e kaluar edhe në Qeverinë e re, ne do t’i kushtojmë prioritet të parë zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“Kemi marrë reforma fiskale në pakon e parë, e kemi të gatshme pakon e dytë për t’ju ndihmuar bizneseve, sikur ky që po vizitojmë sot. Do të eliminohet të gjitha taksat doganore për lëndë të para, makineri dhe inpute të tjera që nevojiten për procesin e prodhimit”, ka thënë Hoti.

Ai ju ka garantuar të gjitha bizneseve se sikur në të kaluarën, do t’ju qëndrojmë afër dhe do t’i përkrahim për zgjerimin dhe zhvillimin e tyre./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Haradinaj nuk ishte i gatshëm, por a është Avdullah Hoti i gatshëm për debat televiziv?

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka folur për kandidatin e LDK-së, për kryeministër të ardhshëm t ë Kosovës, dhe për debatet televizive.

Haziri për GazetaBlic tha që Avdullah Hoti është gjithnjë i përgatitur për debate  televizive

“Kandidati i koaliconit LDK-AKR-ALT, është i hapur, i gatshëm dhe i përgatitur me debatu e faktu programin zhvillimor për qytetarët e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.

 

Kjo deklaratë e Hazirit vjen pas anulimit të debatit televiziv, ku pritej të ballafaqoheshin për herë të parë kandidatët për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, Albin Kurti, dhe Ramush Haradinaj.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të anulimit të koalicionit PDK-AAK-NISMA, ku sipas tyre Komisioni i pavarur i mediave nuk e lejon një gjë të tillë, para se të filloj fushata zgjedhore.

Reklamë
Reklamë

Rifillon konflikti Avdullah Hoti – Agron Mustafa

Periskopi.com Lajme

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës.

Mustafa kishte thënë se Hoti, gjatë kohës sa ishte ministër i Financave, i kishte kërkuar Telekomit paligjshëm fitimin në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare.

Për këtë, Hoti thotë se “në vitin 2016 dhe 2017, Telekomi nuk ka paguar asnjë cent në arkën e shtetit, ndërsa në vitin 2015 ka paguar pjesërisht”.

“Ligji për Buxhetin e Kosovës, i miratuar në Kuvend, ka paraparë shumën e caktuar të devidentës që duhet të paguajë Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Hoti në rrjetet sociale.

Hoti shtoi se “ligjet e Kuvendit janë obligative për të gjithë pa dallim, duke përfshirë edhe Agron Mustafën”.

Reklamë
Reklamë
Avdullah Hoti

A e keni ditur se Avdullah Hoti më parë ishte në një parti tjetër ? (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti, karrierën politike nuk e nisi në partinë, nën petkun e së cilës më 11 qershor po e kërkon postin e kryeministrit.

Para se të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë që drejtohej nga ana e Bujar Bukoshit.

Ai madje, ishte në listën zgjedhore të PREK-ut, dhe mbante numrin rendor 78, raporton Gazeta Blic.

PREK-u i Bujar Bukoshit, pjesë e së cilës ishte edhe kandidati aktual për kryeministër nga LDK, kishte pësuar humbje të thellë në zgjedhje.

Megjithatë, sot, Hoti, i cili është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit në detyrë, Isa Mustafës, nga LDK po shihet si kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Hoti, ishte edhe nënkryetar i Komunës së Prishtinës, gjatë kohës sa Isa Mustafa e drejtonte Kryeqytetin.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Hoti ishte pjesë e Listës Zgjedhore të LDK-së, i cili më arritjen e koalicionit PDK- LDK, ishte emëruar si ministër i Financave.

Asistenti i Isa Mustafës në Fakultetin Ekonomik të UP-së, është cilësuar nga “shefi” i tij, si një ndër ministrat më të suksesshëm.

Pas rrëzimit të Qeverisë përmes mocionit të iniciuar nga opozita, Isa Mustafa u tërhoq nga gara për kandidat si kryeministër, duke ia lëshuar vendin njeriut më të afërt dhe më të besueshëm- Avdullah Hotit.

Reklamë
Reklamë

Albin Kurti e “godet” rëndë Avdullah Hotin!

Periskopi.com Lajme

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka quajtur kandidatin e LDK-së kandidat të dorës se dytë apo tretë shkruan Gazeta Blic.

Ish lideri i Vetëvendosjes ka thënë që Avudallah Hoti mundet me qenë një ekonomist i mirë por jo që të bëhet edhe Kryeministër i vendit.

” Ai është i kategorisë së dytë apo tretë, mund të jetë një ekonomist i mirë, por jo për Kryeministër” tha Kurti në Speciale të KTV-së.

Po ashtu Kurti tha që kundërshtarët e fortë e bëjnë edhe garën më të fortë, por jo Avdulllah Hoti.

Reklamë
Reklamë

Kur Avdullah Hoti akuzohej për mosrespektim të dispozitave ligjore

Periskopi.com Lajme

Ish–zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Isni Kilaj, kishte adresuar kritika pa kursim ndaj shefit të tij, atë kohë ministrit Avdullah Hoti, siç shprehej ai – për mosrespektim të dispozitave ligjore.

Ai kihste deklaruar se nuk mund të gëlltisë këto shkelje të ministrit Hoti, pavarësisht nga pozita, si zëvendës i tij.

Zëvendësministri Kilaj në një shkrim të tij thoshte:

Ministri i Financave Avdullah Hoti nuk ka zbatuar asnjë vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për kthimin në punë në pozitat paraprake për disa zyrtarë të ATK-së, të larguar padrejtësisht nga ish ushtruesi i detyrës së drejtorit të ATK-së, Nait Sharku, si të Bekim Gashi, Blerim Hamiti, Halide Pireva, Diamanta Skenderi , Shaqir Totaj, Valdet Bektashi etj.

Vendimet e këtij Këshilli janë obligative për të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, por jo edhe për Ministrin Hoti!

Por më e rënda është se as vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk janë obligative për ministrin Hoti. Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimet e datës 04.05.2016 /Nr.07-06-1279,78…/ka kthyer në punë në pozitat paraprake ish zyrtarët në Departamentin e Tatimpaguesve të Mëdhenj: Bekim Gashi, Blerim Hamiti, Halide Pireva e Diamanta Skenderi. Por vendimet nuk janë implementuar.

Ky veprim i ministrit Hoti ka krijuar pasiguri dhe pakënaqësi te zyrtarët në Ministrinë e Financave, por edhe një pasiguri qeverisjeje të partnerëve të koalicionit, pasi që kjo po bëhet në baza partiake, – përfundon shkrimi./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Kjo është bashkëshortja dhe dy djemtë e Avdullah Hotit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti tashmë është kandidat për kryeministër të Kosovës, nga radhët e LDK-së.

Dikur nënkryetar i komunës së Prishtinës, e së fundmi ministër i financave, ai gjithmonë ka qenë njeriu ‘pas’ Isa Mustafës, aq më shumë në çështjet ekonomike dhe ato të financave.

Por, si rrallë ndonjë ministër apo zyrtar, bashkëshorten e tij pakkush e njeh, raporton periskopi

Në fotografinë e mëposhtëm është ai me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, raporton Periskopi

Hoti është nga një fshat i Rahovecit, ai është kryetar i degës së LDK-së në këtë Komunë./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Kjo është pasuria dhe kursimet e Avdullah Hotit, kandidat për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti është kandidat zyrtar për kryeministër të Kosovës, nga radhët e LDK-së.

Ky vendim o morë pas një mbledhje që kishte Kryesia e kësaj partie.

Isa Mustafa ka zgjedhur të heq dorë nga ky post duke i lëshuar rrugë Hotit, që konsiderohet njeri më i afërt me të, raporton Periskopi

Hoti që në mandatin e fundit qeverisës

Avdullah Hoti nga Ministria e Financave, ka 160 mijë euro pasuri. 128 mijë euro, kanë kushtuar vetëm banesat e tij. E vetura që vozit, ka vlerën e 5,800 euro, raporton periskopi

Hoti ndër të tjera, ka edhe shumë para të kursyera sikur në emrin e tij ashtu edhe të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Siç ka deklaruar ai, merr gjysmë page nga Universiteti i Prishtinës, ku është profesor, pagën si ministër dhe merr pagë nga një Kolegj privat, varësisht prej orëve që ligjëron.

Të hyra të tjera në familjen e tij janë paga e bashkëshortes që punon në KGJK dhe merr para nga një banesë e lëshuar me qira./ Periskopi

Hoti kishte këto poste më parë:

2010-2013 Nënkryetar i Komunës së Prishtinës

2008-2009 Këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës

2007-2009 Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

2006-2007 Këshilltar për arsim të lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

1999-1994 Hulumtues në Institutin për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Reklamë
Reklamë

Avdullah Hoti kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së

LDK ka vendosur që kandidat i tyre për kryeminsitër do të jetë Abdullah Hoti.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë pas shumë bisedash dhe hapjes së procesit, kanë vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidati i tyre.

Posti i është ofruar, apo thënë më mirë emrat që janë përmendur janë: Agim Veliu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti (ministër), raporton Periskopi

Kjo është vendosur pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Mustafa tha se ky vendim vjen pasi që kryetarët aktual nuk kanë dashur të bëjnë problem në proceset e tjera në komuna./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Hoti thotë se punësuan mbi 22 mijë persona, Topalli i tregon ku gaboi gjatë llogaritjes

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë vitit 2016, ka pasur 22.294 të punësuar të ri, “që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional.”

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se kjo shifër është trefish më e lartë se në vitin 2014, kur sipas tij, ka pasur të punësuar rreth 7500 persona.

Javë më parë, kryeministri Mustafa kishte thënë se gjatë vitit 2015 dhe 2016 në Kosovë janë punësuar rreth 40 mijë njerëz.

E deputeti i Vetëvenmdosjes, Faton topalli që është edhe në Komisionin për Mbikqyrjen e Financave thotë se ka një diskrepancë mes shifra të prezantuara nga Ministri Hoti dhe Kryeministri me gjendjen në teren sa i përket punësimit.

“Fakti që një numër më i madh qytetarësh paguajnë tatim për të ardhurat dhe kontribute për pensionin, nuk është argument se është shtuar numri i të punësuarve. Dihet që në Kosovë informaliteti në ekonomi kalon shifrën prej 30%. Numri e rritjes së paguesve të tatimit dhe kontributeve për pensionet mund ta interpretojmë edhe si zvogëlim të vogël të informalitetit në ekonomi, por jo si rritje të punësimit. Pra shifrat lënë shumë vend për interpretime të ndryshme”, thotë Topalli për Periskopi.com

Sipas tij, diskrepanca mes shifrave të prezantuara për punësim dhe gjendja ekonomike e familjeve vërteton që në Kosovë nuk ka rritje të punësimit.

“Sikur të kishim 40 000 të punësuar, kjo do të vërehej tek mirëqenia e qytetarëve e cila dy viteve të fundit jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është rënduar edhe më shumë. Vazhdimi i pa kontrolluar në migrim është një matës tjetër që tregon se nuk ka rritje të punësimit. Por edhe sikur shifrat të ishin të vërteta ato nuk i afrohen as përafërsisht premtimeve që ka dhënë Kryeministri Mustafa për 120 000 të punësuar brenda mandatit të tij qeverisës”, thotë Topalli./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Hoti beson se pakoja e re fiskale ndihmon bizneset në Kosovë

Ministri i Ekonomisë, Avdullah Hoti, ndërkohë para pronarëve të bizneseve ka prezantuar pikat e pakos së re fiskale, që, sipas tij, do të ndihmojnë në ambientin bzinesor në vend.

Periskopi.com Lajme

“Masa e parë është zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor, këtu kemi trajtuar të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga shoqatat ekonomike. Lista përfshin të gjitha imputet që përdoren për qëllime prodhime, si industria e ushqimit, pijeve, metalurgjisë e bujqësisë dhe sektorë të tjerë”, ka theksuar Hoti, në konferencën e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me temën “Ambienti i Biznesit 2017, shkruan REL.

Për herë të parë, në fillim të vitit të kaluar Kosova pati aprovuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, e cila definon zhvillimin afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të saj.

Kjo strategji është e ndarë në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, zhvillimi i industrive konkurruese dhe zhvillimi i infrastrukturës.

Reklamë
Reklamë

Hoti premton autobusë të rinj urbanë edhe për 6 komuna tjera

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili mori pjesë në përurimin e 15 autobusëve të rinj të Trafikut Urban në Prishtinë bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur kënaqësinë e tij që pas një pune të gjatë, ia kanë dalë që qytetarëve të Prishtinës t’ju mundësohet një trafik urban më modern.

Periskopi.com Lajme

 

Hoti ka thënë se marrëveshja për Garanci Shtetërore, e cila është kërkuar nga “Trafiku Urban” dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Financave, garanton kredinë që Trafiku Urban ka marrë për blerjen e 51 autobusëve.

“Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë euro, me maturitet 12 vite, ku 2 vite janë grejs periudhë dhe 10 vite amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme”, ka potencuar ministri i Financave, raporton Koha.net.

Ndërkaq, ai ka premtuar se projekte të tilla, Qeveria dhe Ministria që ai drejton do të përkrahin edhe në 6 qendra tjera të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë”, ka përfunduar ai.

Reklamë
Reklamë
Avdullah Hoti

Ekrem Rexha, ish drejtori i Isa Mustafës punësohet në ministrinë e Avdullah Hotit (Dokument)

Ekrem Rexha e pati lënë në gjysmë rrugëtimin e tij si shef i prokurimit në Komunën e Prishtinës në kohën kur nënkryetar i Komunës ishte, Avdullah Hoti. Rexha kishte rënë në burg nën dyshimin për veprën penale të korrupsionit.

Periskopi.com Lajme

Por, tash Avullah Hoti në cilësinë e ministrit të Financave do ta ketë pranë vetës përsëri Ekrem Rexhen. Ai është përzgjedhur drejtorë në Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP) e cila është nën autoritetin e Ministrisë së Financave.

Agjencia Qendrore e Prokurimit nga ky vit ka marrë shumë kompetenca. Do të kryeje të gjitha prokurimet e centralizuara për autoritet kontraktuese, si dhe do të kryeje të gjitha aktivitete e prokurimit për Agjencitë e pavarura në Kosovë.

Ish shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prishtinës, Ekrem Rexha para pakë muajve është punësuar në Agjencinë Qendrore të Prokurimit –AQP. Por, para pakë ditëve, nëpërmjet konkursit publik, është ngritur në detyre. Është emëruar drejtorë. Përshkrimi i sakët i vendit të tij të punës është “Drejtor i Drejtoratit për Procedura të Centralizuara”. Koficineti i pagës është 9.5, shkruan lajmi.net.

Konkursi ka qenë i rihapur për nëpunësit civil ekzistues në Agjencinë Qendrore të Prokurimit dhe Ministria e Financave, të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Lajmi.net ka disa muaj që ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me atë se, mbi çfarë baze është bërë emërimi i Ekrem Rrexhes në kohën sa kishte filluar punën ne AQP, dhe se çfarë posti ka. Ministria nuk ka kthyer përgjigje. Po ashtu nuk është përgjigjur as në pyetjet se “Pse transferoi Ministri Hoti pikërisht zyrtarin e lartë të prokurimit i cili vendosë direkt për dhënien e tenderëve?”, si dhe nuk është përgjigjur në disa pyetje tjera të ngjashme.

Rexha, i cili sa ishte në Komunën e Prishtinës e mbante mbi supe krejt prokurimin, në AQP do të jetë i dyti. Do ti raportojë, Kryeshefit të Agjencisë, Muresl Rraci, si dhe do ta ketë nën mbikëqyrje stafin dhe do menaxhojë punën.

Policia e Kosovës para pak javëve kishte arrestuar drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rracin. Ai dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme anuloi një tender që peshon tetë milion euro. Por, brenda 48 orëve policia e kishte liruar nga paraburgimi Murselin.

Vet ministri i Financave, Avdulla Hoti i kishte kërkuar dorëheqje nga ky post Rracit, por ky i fundit në mënyrë kategorike kishte kundërshtuar një kërkesë të tillë duke i thënë se nuk largohet pa e përfunduar mandatin dhe se nuk kishte asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë.

Një muaj kishte qëndruar në paraburgim, Ekrem Rexha, deri sa ishte në krye të prokurimit komunal. 6 zyrtarë komunal të Prishtinës nën drejtimin e Isa Mustafës ishin arrestuar për një tender 3 milionë euro, në mesin e tyre ka qenë edhe Ekrem Rexha, si shef i prokurimit në Komunë. Mustafa kishte thënë që Policia po punonte për SHIK-un. Për të njëjtin rast Prokuroria Themelore e Prishtinës në fillim të vitit 2015 ka hequr dorë që të ndjekë ish-zyrtarët e Komunë së Prishtinës që i pati akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në tenderin 3 milionë eurosh- një tender i fituar nga kompania nga Prizreni, “Çlirimi”.

Arrestimi i zyrtarëve ishte bërë në vitin 2011, përfshirë edhe shefin e atëhershëm të Prokurimit, Ekrem Rexha nën dyshimin se kishin favorizuar kompaninë “Çlirimi” në tenderin “Ndërtimi i kolektorit atmosferik”, tender që peshonte më shumë se 3 milionë euro.

Atë kohë ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 14 dhjetor 2010, në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ndërmarrjen private “Çlirimi” nga Korisha e Prizrenit, në cilësinë e personave zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet, në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe nenin 2.3 të Kontratës “Ndërtimi i kolektorit atmosferik mbi lumin Prishtina”, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

I pandehuri Ekrem Rexha, në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit, më 14 dhjetor 2010 kishte lëshuar aneks, me të cilin ka ndryshuar këtë kontratë bazë, duke përcaktuar se Komuna do t’i paguajë kompanisë vlerën e furnizimeve të përfunduara.

Megjithëkëtë, tash që Rexha i është rikthyer punës, do të ketë përgjegjësi të mëdha në AQP.

Detyrat dhe përgjegjësitë e tij, sipas konkursit do të jenë: Udhëheq dhe cakton objektivat e drejtorisë në përputhje me strategjinë dhe objektivat e AQP-së, dhe dizajon planet vjetore të punës të detajuara për ti përmbushur këto objektiva; Menaxhon stafin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që janë relevante me funksionet e drejtorisë; Analizon dhe vlerëson procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime më qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.

Po ashtu zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve rreth implementimit të aktiviteteve të prokurimit për nevojat e AQP-së; Drejton funksionimin dhe administrimin e sistemit për implementimin dhe funksionimin e prokurimeve qendrore për autoritete kontraktuese; Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrjen e tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara. Po ashtu menaxhon edhe me nje ser detyrash tjera.

10906526_913503005356801_1385983989642605258_n-452x358 ekrem-regja

 

Reklamë
Reklamë

FOL: Si e shkeli ligjin e prokurimit engjëlli Avdullah Hoti (Vidoe)

Lëvizja FOL, për një video ilustruese shpjegon shkeljet ligjore nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti në tre procedura tenderimi, si dhe ndikimin e këtij të fundit në pavarësinë dhe integritetin e institucioneve të pavarura.

Periskopi.com Lajme

 

Raporti “(Pa)cenueshmëria e sistemit të prokurimit në Kosovë”,nga i cili FOL ka realizuar këtë video ilustruese, është publikuar gjatë muajit nëntor.

Në raport  janë gjetur shkelje të shumta ligjore në procesin nëpër të cilin kanë kaluar procedurat për tri lloje të ndryshme të furnizimeve dhe shërbimeve nga AQP-ja për institucionet qendrore.

Sipas këtij raporti Avdullah Hoti, ka bërë shkelje ligjore gjatë kohës sa ka refuzuar nënshkrimin e tri kontratave me vlerë prej 12 milion euro, mbi gjashtë muaj.

Reklamë
Reklamë