Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri ua shet qytetarëve mishin pa afat, e vet as nuk flet për ta

Zëvendëskryeministri i sapoemëruar në Qeverinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk ka dashur të flasë për 6 mijë kilogramët e mishit të gjetur pa afat në qendrën tregtare ETC në Pejë dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ELKOS” në këtë qytet, ku ai është pronar.

Periskopi.com Lajme

Ka thënë se përgjigjen për këtë duhet marrë në menaxhmentin e kësaj kompanie, shkruan sot Koha Ditore.

“Ajo i përket menaxhmentit të Grupit ELKOS, aty mundesh me ia parashtru këtë pyetje edhe nëse e keni lexuar informatën, ata kanë kthye përgjigje të caktuar për këtë çështje. Prandaj ju falënderoj për pyetje po përgjigjen e gjeni në…(ELKOS v.j.)”, ka thënë Ramiz Kelmendi pas takimit që ka pasur me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Më 1 nëntor, mediat kishin raportuar se Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës kishte asgjësuar në prani edhe të Policisë së Kosovës rreth 6 mijë kilogramë mish pule, peshk e prodhime peshku me afat të skaduar në ETC në Pejë dhe në Fabrikën e përpunimit të mishit “ELKOS në të njëjtin qytet, që nuk i dihej as origjina. Zyrtarët e AUV-it kishin njoftuar se lënda do të shkojë në gjykatë.

tregu i kafsheve / ARKIV

Rihapen tregjet e kafshëve në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë ka bërë të ditur se nga e shtuna, 29 tetor, do të rihapen tregjet e kafshëve në Kosovë, kështu duke shfuqizuar vendimin për mbylljen e tyre në të gjitha Komunat.

Periskopi.com Lajme

Sipas saj, sëmundja gungore është parandaluar.

Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure, raporton Periskopi

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë duke u bazuar ne raportet e shpërthimit të sëmundjes, për shtetet në të cilat është prezent sëmundja kishte marrë vendim për ndalje të importit për kafshë të gjalla.

2609 krerë ishin prekur nga kjo sëmundje, ku prej tyre 321 me shenja klinike të qarta dhe 49 gjedhe kishin ngordhur.

25 mijë doza të vaksinave ishin siguruar nga Komisioni Evropian, ku në rend të parë ishin  shpërndarë për gjitha kafshët në Komunën e Kamenicës, e cila konsiderohet zona e parë, ku ishte përhapur kjo sëmundje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u pati premtuar fermerëve se gjethet e ngordhura nga kjo sëmundje do të kompensohen kokë për kokë.

AUV njofton se pas vaksinimit kishte rënë dukshëm numri i rasteve të ngordhjes së kafshëve.

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar  që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së ka nxjerr vendimin për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës. /Periskopi